Policia e Tiranës ka arrestuar 34-vjeçarin R.U., pasi u kap duke vendosur baste sportive në celular në ambientet e një lokali në rrugën “Mikel Maruli”.
Gjithashtu një 32-vjeçar, E.P., shpallet në kërkim pasi në çantën e tij të lënë në lokal u gjet një sasi kokaine.
Pronari i lokalit, I.K., 32 vjeç, u procedua në gjendje të lirë.
“Si rezultat i kontrolleve dhe administrimit të informacioneve të siguruara në rrugë informative, të kryera në kuadër të operacionit “Multiple”, specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me ata të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve:
-arrestuan shtetasin R. U., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke vënë baste sportive, me celular, në ambientet e një lokali në rrugën “Mikel Maruli”;
-shpallën në kërkim shtetasin E. P.(T.), 32 vjeç, pasi në çantën e tij (lënë në ambientet e lokalit), u gjet një sasi Kokaine. Punohet për kapjen e shtetasit E. P.(T.);
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e lokalit të vënë në dispozicion të këtyre paligjshmërive, shtetasin I. K., 32 vjeç.”, thuhet në njoftimin e policisë.