Një vatër zjarri është regjistruar këtë të enjte në fshatin Poro, njësia administrative Novoselë, në Vlorë.
Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe masive me shkurre, duke rrezikuar përhapjen në zonat përreth.
Në vendin e ngjarjes ndodhen dy mjete zjarrfikëse dhe gjashtë efektivë, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve.