• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vranë babanë e tyre, kërkohet burg përjetë për djalin e madh, 35 vjet për dy fëmijët e tjerë

15:13 : 18/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Prokuroria e Durrësit ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm të Hysen Metës, i cili akuzohet se vrau babain e tij Pëllumb Meta dhe i groposi trupin.

Për vajzën e viktimës, Hygerta Meta, është kërkuar 30 vite burgim.

Të akuzuarit e tjerë në këtë proces janë edhe vëllai tjetër Amarildo Meta, si dhe nëna e tyre apo bashkëshortja e viktimës Blerina Meta. Për Amarildo Metën, akuza kërkon të dënohet me 5 vite burgim për fshehjen dhe asgjësimin e kufomës, ndërsa nëna e fëmijëve të dënohet me 3 vite për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

“Të pandehurit pasi kanë menduar dhe thurur me qetësi planin e tyre për të vrarë babain, janë përgatitur duke marrë masat për vendin ku do të realizonin vrasjen, për mjetin me të cilin do ta kryenin duke siguruar një armë zjarri, plan ky i realizuar në datë 10.02.2024. Të pandehurit në datë 10.02.2024, ditë e shtunë kanë qenë në banesën e tyre në Shënvlash, Durrës, ndërsa i pandehuri tjetër Amarildo Meta ka qenë në punë”, thotë Prokuroria e Durrësit.

Lexo edhe:

Vranë babain/ Kërkohet sjella me detyrim e 3 fëmijëve të Pëllumb Metës në gjyq, shtyhet seanca

Vrasja e Pëllumb Metës, ndryshon akuza për Hygerta Metën

I ndjeri Pëllumb Meta u vra mesditën e 12 shkurtit 2024 pasi u kthye nga puna. Në kuzhinën e banesës së tij, ai u qëllua me armë nga djali Hysen Meta, ku e pranishme ishte edhe vajza Hygerta Meta. Djali qëlloi 4 herë në drejtim të tij, por u prek nga 3 plumba, 1 në kokë dhe 2 në trup, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit Hysen Meta për kryerjen e veprës penale ‘Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare’ e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 79/c e 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.386, viti 2024, u provua se të pandehurit H. M. dhe H.Meta., motër e vëlla, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vendosur dhe planifikuar vrasjen e babait të tyre, shtetasit P.M.

Të pandehurit pasi kanë menduar dhe thurur me qetësi planin e tyre për të vrarë babain, janë përgatitur duke marrë masat për vendin ku do të realizonin vrasjen, për mjetin me të cilin do ta kryenin duke siguruar një armë zjarri, plan ky i realizuar në datë 10.02.2024. Të pandehurit në datë 10.02.2024, ditë e shtunë kanë qenë në banesën e tyre në Shënvlash, Durrës, ndërsa i pandehuri A.M. ka qenë në punë.

Viktima P. M. ka lënë punën në orët e para të mëngjesit të kësaj dite dhe është larguar për në banesën e tij. Rreth mesditës së datës 10.02.2024, viktima ka qenë në kuzhinën e banesës, kohë në të cilën djali i tij i pandehuri H.M. në prani edhe të të pandehurës H.M., pasi ka marrë një armë zjarri pistoletë, ka qëlluar në drejtim të babait të tij katër herë. Një prej plumbave nuk ka prekur trupin e viktimës, ndërkohë që tre prej tyre, një në kokë dhe dy në trup kanë rezultuar fatal duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Të dy të pandehurit më pas kanë kryer veprime jo vetëm për të zhdukur gjurmët e vrasjes nëpërmjet stukimit të vrimës në mur, spostimit të divanit në të cilin ka qenë i shtrirë viktima, kanë vazhduar nme mbështjelljen e trupit, groposjen e trupit të viktimës në kasollen e bagëtive e cila ndodhej disa metra larg banesës dhe më pas kanë vijuar me largimin automjetit nga banesa, zhdukjen e sendeve personale të viktimës si dhe zhdukjen e armës së krimit. Pas kryerjes së krimit, janë siguruar se të gjitha gjurmët që janë fshehur nga i pandehuri H.M. Ky shtetas ka bërë kallëzim në polici duke paraqitur zhdukjen e babait si largim nga banesa me vullnetin e tij. Gjatë gjykimit e pandehura e vetmja nga të pandehurit që ka dhënë pëlqimin për t’u pyetur ka deklaruar se babain e ka vrarë vëllai i saj H.M. në prani të saj.

Në seancën gjyqësore të datës 16.09.2025, prokurorja ka kërkuar:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit H. M., për kryerjen e veprës penale “Vrasja pёr shkak tё marёdhёnieve familjare”, e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 79/c e 25 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me burgim të përjetshëm.
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit H. M., për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armёve, armёve shpёrthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me tre vjet burgim.
  3. Deklarimin fajtor të të pandehurit H. M. për kryerjen e veprës penale “Fshehja dhe asgjesimi i kufomёs”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 303 e 25 tё K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 5 vjet burgim.
  4. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, bashkimin e dënimeve të mësipërme në një dënim të vetëm, ate më burgim të përjetshëm.
  5. Deklarimin fajtore të të pandehurës H.M., për kryerjen e veprës penale “Vrasja pёr shkak tё marёdhёnieve familjare”, e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 79/c e 25 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 25 vjet burgim.
  6. Deklarimin fajtore të të pandehurës H. M. për kryerjen e veprës penale “Fshehja dhe asgjesimi i kufomёs”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 303 e 25 tё K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 5 vjet burgim.
  7. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, bashkimin e dënimeve të mësipërme në një dënim të vetëm, ate me tridhjetë vjet burgim.
  8. Deklarimin fajtor të të pandehurit A. M. për kryerjen e veprës penale “Fshehja dhe asgjesimi i kufomёs”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 303 e 25 tё K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 5 vjet burgim.
  9. Deklarimin fajtore të të pandehurës Bl. M. për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, tё parashikuar nga neni 301 I K.Penal dhe dënimi e saj në bazë të kësaj dispozite me tre vjet burgim.”- njofton prokuroria.
Etiketa: Pëllumb Meta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vranë babain/ Kërkohet sjella me detyrim e 3 fëmijëve të Pëllumb Metës në gjyq, shtyhet seanca

15:49 : 14/01/2025
AKTUALITET

Vrasja e Pëllumb Metës, ndryshon akuza për Hygerta Metën

11:04 : 14/01/2025
AKTUALITET

Misteri për vrasjen/ Vëllai i Pëllumb Metës ngre dyshime për motivin: Drejtësia ende nuk ka folur

22:13 : 14/04/2024
AKTUALITET

Vranë babanë, Apeli lë në burg Hygerta Metën dhe dy vëllezërit e saj

10:34 : 02/04/2024
AKTUALITET

Kush e vrau Pëllumb Metën? Çfarë zbuloi sot ekspertiza

11:35 : 29/03/2024
AKTUALITET

Vrasja e Pëllumb Metës, eksperti: Të hetohet djali i madh, mund të ketë…

12:10 : 15/03/2024
Para

Aksident në Shkodër, makina përplas një grua  

TË GJITHA

Merrnin para për kolaudimin e automjeteve, lëshohen 10 masa sigurie për zyrtarët e DRSHTRR-së Fier

16:43 : 18/09/2025

Në parlament ndodhi fiks ajo që duhej të ndodhte

16:43 : 18/09/2025

Gazetarja, akuza të rënda AMP-së/ E lanë kriminelin të ikte!

16:31 : 18/09/2025

Trafik droge me vlerë 3.3 mln euro, GJKKO dënon me 11 vite burg Islam Sefën

16:25 : 18/09/2025

VIDEO-SKANDAL/ Shoferi i prokurorit të SPAK Alfred Shehu kërcënon shefin e Rrugores në Elbasan

16:13 : 18/09/2025

Himarë/ Polici bashkiak dhunon qytetarin para banesës, godet me levë gruan shtatzënë e nënën e tij

16:11 : 18/09/2025

Abuzimi me 16-vjeçaren në Këlcyrë/ Skandali përfshin Policinë, 4 urdhër-arreste nga Prokuroria

15:56 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com