• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Trafik droge me vlerë 3.3 mln euro, GJKKO dënon me 11 vite burg Islam Sefën

16:25 : 18/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 11 vite e 4 muaj burg Islam Sefën, i njohur edhe me mbiemrin Xaka, pasi u shpall fajtor për trafikim narkotikësh në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal si dhe për drejtim të këtij grupi.

Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Erjon Bani dhe Bib Ndreca.

Sipas dosjes gjyqësore, Sefa rezulton i përfshirë në nëntë episode të trafikimit të drogës, të ndodhura gjatë viteve 2020–2021, ndërsa ka pasur edhe rol drejtues brenda grupit kriminal që operonte në territorin shqiptar dhe jashtë tij.

Fillimisht, ai ishte dënuar me 17 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai përfitoi uljen me 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 11 vite e 4 muaj.

Sefa do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë, duke nisur nga momenti i arrestimit të tij.

Lexo edhe:

Mashtrimi me miliona euro, Bruno Çobo dënohet me 8 vite burg

GJKKO dënon me 2 vite burg Ervis Cvilon për grup të strukturuar kriminal

Njoftimi i GJKKO: 

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 150/2022, në ngarkim të të pandehurit Islam Sefa (alias Xaka), i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Trafikim i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe më shumë se një herë (në 9 nëntë episode), të parashikuara nga nenet 283/a/2-28 pika 4 të K.Penal në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grup i strukturuar kriminal” kryer në formën e drejtimit të parashikuar nga neni 333/a/1 të K.Penale.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Erjon Bani dhe Bib Ndreca, me vendimin Nr. 56, datë 18.09.2025 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Islam Sefa (alias Xaka), për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe më shumë se një herë (në 9 (nëntë) episode dhe më konkretisht episodi para datës 08.04.2020, dhe episodet e datave 08.04.2020, 30.04.2020, 15.05.2020, 22.05.2020, 29-31.05.2020, 02.02.2021, 24.02.2021, 01.03.2021), parashikuar nga nenet 283/a/2 – 28/4 të Kodit Penal, dhe në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vite burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Islam Sefa (alias Xaka), për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit, e parashikuar nga neni 333/a/1 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.

3. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Islam Sefa (alias Xaka) me një dënim të vetëm prej 17 (shtatëmbëdhjetë) vite burgim.

4. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 (një të tretën) duke u dënuar përfundimisht Islam Sefa (alias Xaka), me një dënim të vetëm, përfundimtar prej 11 (njëmbëdhjetë) vite e 4 (katër) muaj burgim.

5. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Islam Sefa (alias Xaka) do të fillojë nga dita Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al e arrestimit të tij, dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

6. Në zbatim të nenit 190 të K.Pr.Penale në lidhje me provat materiale të sekuestruara për llogari të procedimit penal gjykata disponon sa më poshtë: – 1 (Një) telefon celular i markës Samsung A14, ngjyrë e zezë, me numër Imei 1, **** dhe Imei 2, ****, brenda së cilës në fole gjendet karta Sim Vodafone me Nr, Serial **** të konfiskohet. – 1 (Një) telefon celular i markës I-phone 15 Pro, model A3 104, me kasa ngjyrë “blue titanium”, me një kartë sim me mbishkrimin One **** të konfiskohet. – 1 (Një) telefon celular i markës “Samsung Galaxy S23” model Sm-S911b Imei 1, **** dhe Imei 2, **** të konfiskohet. – 1(një) fletë fletoreje me kuti, me shënime me shkrim dore të mbetet pjesë e fashikullit të gjykimit.

7. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit në shumën 96.398 (nëntëdhjetë e gjashtë mijë e treqind e nëntëdhjetë e tetë lekë) i lihen në ngarkim të pandehurve në mënyrë solidare, ndërsa shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim të pandehurit Isla Sefa (alias Xaka).

8. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brënda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit. Tiranë, më datë 18.09.2025

Trafik droge me vlerë 3.3 mln euro/ SPAK kërkon 17 vite burg për Islam Sefën

 

Etiketa: GJKKOIslam Sefatrafik droge

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mashtrimi me miliona euro, Bruno Çobo dënohet me 8 vite burg

17:21 : 28/10/2025
AKTUALITET

GJKKO dënon me 2 vite burg Ervis Cvilon për grup të strukturuar kriminal

17:20 : 28/10/2025
AKTUALITET

Dumani: Irena Gjoka po hetohet për fshehje dënimesh nga Greqia

18:56 : 27/10/2025
AKTUALITET

Shtyhet seanca në GJKKO për çështjen e Sali Berishës, arsyeja

13:38 : 27/10/2025
AKTUALITET

GJKKO rrëzon kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezit, lë në fuqi sekuestron e pasurive

13:18 : 27/10/2025
BOTA

SHBA godet një anije të dyshuar për trafik droge, humbin jetën gjashtë persona

19:18 : 24/10/2025
Para

Gazetarja, akuza të rënda AMP-së/ E lanë kriminelin të ikte!

TË GJITHA

Berisha: Në vitet 2008-2009 u dënuan 630 persona për korrupsion, sot janë 3 herë më pak

14:01 : 29/10/2025

E reja denoncon në polici motrën e zhdukur prej 8 ditësh

13:54 : 29/10/2025

Lagështi dhe tualete të amortizuara! Rama ëndërron BE, kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar

13:49 : 29/10/2025

Lindi foshnjën në banesën në Tiranë dhe e braktisi aty, procedohet 20-vjeçarja indoneziane

13:49 : 29/10/2025

Universiteti i Grazit së shpejti një sallë me emrin e Dr.Vasil Labovitit

13:44 : 29/10/2025

Berisha: Dosjet kriminale në SPAK mbyllen me ryshfete

13:42 : 29/10/2025

VIDEO/ Shembet ndërtesa në Turqi, zë poshtë familjen prej 5 anëtarësh,

13:33 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com