• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali/ Shefi i regjimit në Lushnje merr 700 euro për të nxjerrë të burgosurin disa ditë nga qelia

21:43 : 16/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan kanë mbërritur disa denoncime për pazaret që bëhen nëpër burgje, ku të dënuarit mund të blejnë ditë leje me shuma të majme.

Gazetarët e “Stop” inskenuan një rast në burgun e Fushë-Kosovës në Lushnje, ku u kërkua takim me një polic të njohur si shef Mati. Ky i fundit, pas një komunikimi paraprak, pranoi të takonte “qytetarin” në një lokal jashtë institucionit.

Gjatë bisedës, kur iu kërkua leje për një të burgosur të dënuar për hashash, Mati u tregua shumë i gatshëm, mori shumën prej 700 eurosh dhe premtoi 5–7 ditë leje për personin në fjalë.

“Stop” dorëzoi paratë dhe e ndoqi rastin deri në fund, kur i burgosuri vërtet doli për disa ditë nga qelia, duke konfirmuar kështu se tregtia e lejeve është një praktikë e shndërruar në biznes brenda sistemit të burgjeve.

Qytetari: Si je?

Lexo edhe:

Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat, makina përplas këmbësoren

Tritoli dhe gjoba në Kamëz, mes të arrestuarve edhe një ish-polic! Lidhja me Vis Martinajn

Polici:  Faleminderit!

Qytetari: Është Mati aty?

Polici: Jo, është brenda.

Qytetari: Kur del? E thërret dot? E lajmëron dot?

Polici: Është në burg. Brenda në burg edhe drejtori nuk e thërret dot, jo unë.

Qytetari: E marr vesh. Po kur del?

Polici: Po tani mbaro punë, del ai. Kur të dalë atje, të them unë.

Qytetari: Si kalove?

Mati: Kush?

Qytetari: Unë! Unë! Ke mundësi të pimë ndonjë kafe? Ndonjë kështu?

Mati: Po s’kam… Lëre atë punë… Se s’kam kohë të merrem…

Qytetari: Po të bisedonim veç.

Mati: Për kë je ti?

Qytetari: Kam një njeriun tim aty brenda.

Mati: Hë, hë. Po mirë mo, se… Ça bën?

Qytetari: Të të pres…

Mati: Jeni bashkë juve?

Qytetari: Jo, unë jam vetëm.

Mati: Ik lart, se do vij lart!

Qytetari: Ok! Ku është kjo kafja këtu?

Mati: Ja kafja e parë që ikën lart, aty e ke.

Qytetari: Ok!

Mati: Një me çati e vogël.

Qytetari: Ok! Po të pres aty.

Kur iu kërkua disa leje për një person që kishte rënë në burg për hashash, Mati shumë i gatshëm, mori 700 euro dhe premtoi 5-7 ditë leje për personin në fjalë.

Mati: Ja, ulu aty!

Qytetari: Po ulem këtu edhe…

Mati: Ulu atje! Ku të doni!

Qytetari: Si je?

Mati: Mirë! Ça bën ti? Si kalove?

Qytetari: Unë s’të kam takuar ndonjëherë. Nuk të njihja.

Mati: Hë, s’ka gjë.

Qytetari: Me të pyetur kështu…

Mati: Mos e vrit mendjen!

Qytetari: Kam Gj. B.!

Mati: Ouuu..!

Qytetari: Edhe…

Mati: E mora vesh.

Qytetari: Ka rënë brenda për hashash.

Mati: Po Gj., i thashë unë dy javë para po s’më kuptoi, tani e mori vesh, rrinte me një T., në dhomë, e futa unë.

Qytetari: Për t’i siguruar 7 ditë leje.

Mati: 5 a 7, s’e di sa u japin tani, po u japin leje tani.

Qytetari: Në qoftë se na e rregullon…

Mati: Bëhet nami me radhë. Bëhet nami. Bëhet nami.

Qytetari: Na e rregullon dot?

Mati: Për leje. Unë di që nis me leje, po di dhe këtë tjetrën, që varet nga… Ne bëjmë, nesër i çojmë zakonisht, i çojmë të mërkurave. I aplikojmë, i çojmë lart. Dje i kam thënë drejtorit për një M.G. Erdhi qëparë e ëma, më takoi dhe do i bëhet letra nesër. Edhe unë u futa brenda, prisja të vinte G., të më thoshte ndonjë gjë, s’e pashë, iku, s’më foli edhe iku.

Qytetari: Unë kam ca lekë me vete. Domethënë, sa të të jap?

Mati: O vëlla! Sa lekë ke me vete?

Qytetari: 700 euro!

Mati: Bjeri!

Qytetari: Numëroji! I ke…

Mati: Në rregull!

Qytetari: 700 euro! Më thuaj kur që të vij ta marr unë!

Mati: Ai mund të… Ose do të dalë të… Ai mund të dalë ose të enjten pasdite, ose të premten paradite.

“Stop” dorëzoi paratë dhe e ndoqi çështjen deri në momentin e shumëpritur kur i burgosuri doli për disa ditë nga qelia.

Qytetari:Në çfarë ore të të marr unë?

Mati: Po nga ora 12, që të vijë…, që të na vijë konfirmimi. Ne i nisim nesër në 12-të. Ne i nisim që në mëngjes nesër. Nesër, të mërkurën, i nisim lart, të enjten na sjellin konfirmimin, ok. Është formale, po i thotë ky (drejtori) nisi, se i kam ok, se i ndajnë bashkë ata, në shqip, ca i çon ky, (drejtori) i nisin ata, i thotë ky (drejtori) ok, ok, ata dhe ai del të enjten mbasdite, në qoftë se do vini ta merrni pasdite, ose del të hënën… Të premten paradite. Në orën 8!

Qytetari:Unë të enjten në orën 1, të të shkruaj një mesazh?

Mati: Po, shkruaj!

Qytetari:Kur të vij, vetëm kaq do të shkruaj unë.

Mati: Në qoftë se do të them edhe unë ta kujtoj, se me mesazh e kam këtu. Në rregull!

Qytetari:Shefi! Faleminderit!

Mati: Asgjë shoku! Shëndet! Mirupafshim!

Qytetari:Mirupafshim!

 

Etiketa: burguLushnjepoliciskandal

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat, makina përplas këmbësoren

18:05 : 16/11/2025
AKTUALITET

Tritoli dhe gjoba në Kamëz, mes të arrestuarve edhe një ish-polic! Lidhja me Vis Martinajn

11:14 : 16/11/2025
AKTUALITET

24-vjeçarja në Lezhë në panik! Një person e përndjek me makinë dhe i publikon të dhënat në rrjete sociale

17:17 : 15/11/2025
AKTUALITET

Policia “aksion” në Lushnje! Godasin me grushte të moshuarin për ta nxjerrë nga makina

16:53 : 14/11/2025
AKTUALITET

“Klient i përhershëm”/ Shefi i trafikut në Elbasan ‘rrjep’ qytetarin, merr 500 euro “për kafe”

21:13 : 11/11/2025
AKTUALITET

Aksident në Fier–Patos, makina e policisë i pret rrugën një mjeti tjetër

15:11 : 09/11/2025
Para

Kokaina nga Paraguaji në Hamburg, milionat groposen në Shqipëri/ Përgjimet e "lordëve të drogës" Çela-Çopja

TË GJITHA

Mjekët: Skleroza multipe në rritje, sëmundja prek moshat e reja nga 20 deri në 40 vjeç

19:40 : 16/11/2025

Shqipëri-Angli/ Thyhet mbrojtja kuqezi, Harry Kane zhbllokon shifrat (Video)

19:35 : 16/11/2025

Qipro akuzon Turqinë për shkeljen e hapësirës së saj ajrore

19:21 : 16/11/2025

Ushtarët izraelitë qëllojnë mbi paqeruajtësit e OKB-së në Liban

19:07 : 16/11/2025

Shqipëri-Angli/ Strakosha shpëton portën kuqezi, pjesa e parë mbyllet pa gola

18:53 : 16/11/2025

Përkeqësimi i motit/ Kapiteneria e Vlorës ndalon daljen në det të mjeteve të vogla

18:40 : 16/11/2025

Shqipëri-Angli/ Një dëmtim ndryshon planet e Silvinjos, titullari largohet nga fusha (Video)

18:34 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com