• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dita Ndërkombëtare e Ozonit në Shqipëri/ Aktivitetet sensibilizuese dhe angazhimet për mbrojtjen e mjedisit

16:08 : 16/09/2025
në AKTUALITET, Shkrime promocionale

Tiranë, 16 shtator 2025 – Shqipëria iu bashkua sot vendeve të tjera të botës në Ditën Ndërkombëtare të Ozonit, me një program të pasur aktivitetesh sensibilizuese në shkolla, universitete dhe qendra komunitare. Nëpërmjet artit, sportit dhe edukimit, të rinjtë shqiptarë përcollën mesazhin e mbrojtjes së shtresës së ozonit dhe klimës, duke dëshmuar se edukimi mjedisor është një investim për të tashmen dhe të ardhmen, që i bën të rinjtë aktorë aktivë të ndryshimit.

Këtë vit, e gjithë bota shënon 40 vjetorin e Konventës së Vjenës për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit, e cila, së bashku me Protokollin e Montrealit, është cilësuar si marrëveshja më e suksesshme mjedisore në histori.

Falë shkencës dhe vendimeve të përbashkëta politike, përdorimi i substancave që hollonin ozonin është reduktuar ndjeshëm, duke vënë shtresën e ozonit në rrugën e rikuperimit. Marrëveshjet për ozonin kanë dëshmuar se kalimi nga shkenca në veprim global është i mundur dhe mbeten një shembull frymëzues për përballimin e sfidave të tjera mjedisore.

Shqipëria është pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare dhe ka realizuar me sukses angazhimet e saj. Vendi ka arritur të reduktojë në një masë të gjerë konsumin e HCFC-ve (gazrat që dëmtojnë ozonin) dhe po shkon drejt eliminimit të plotë të tyre deri në vitin 2030.

Lexo edhe:

Gazetari: Ministri i ri i Mjedisit, kamikaz i Kumbaros që varrosi çështjen e inceneratorëve

“Zjarret po nxisin ndotjen e ajrit”/ OBM paralajmëron pasoja të rënda për shëndetin dhe mjedisin

Gjithashtu, Shqipëria është angazhuar për zbatimin e Amendamentit të Kigalit, pjesë e Protokollit të Montrealit, i cili synon reduktimin gradual të HFC-ve, (hidrofluorokarbureve), gazrave serrë shumë të fuqishme që përdoren kryesisht në teknologjitë e ftohjes dhe kondicionimit. Parashikohet që, duke nisur nga viti 2029, Shqipëria të nisë reduktimin gradual të HFC-ve. Objektivi final është reduktimi me 85% i konsumit të HFC-ve deri në vitin 2045.

Në nivel global, pritet që shtresa e ozonit të rikuperohet plotësisht brenda vitit 2060 dhe masat e marra nën Amendamentin e Kigalit, të kombinuara me efikasitetin energjitik në sektorin e ftohjes dhe kondicionimit, të kontribuojnë në uljen e temperaturës globale me rreth 1°C brenda pak dekadash. Ky sukses është një dëshmi e qartë e fuqisë së shkencës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar dhe një kujtesë se me vullnet dhe veprim të përbashkët, është e mundur të mbrojmë klimën dhe të sigurojmë një të ardhme të qëndrueshme për brezat që vijnë.

Në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”, një nga shkollat elitare në kryeqytet, Njësia Kombëtare e Ozonit zhvilloi një aktivitet informues dhe një ndeshje basketbolli simbolike që bashkoi nxënësit në një mesazh të përbashkët për mbrojtjen e mjedisit.

Studentët e Universitetit Metropolitan të Tiranës morën pjesë në një sesion sensibilizues, duke diskutuar mbi rolin e shkencës dhe inovacionit në gjetjen e zgjidhjeve për klimën dhe teknologjitë miqësore me ozonin. Pjesë e aktiviteteve të organizuara nga Njësia Kombëtare e Ozonit ishte edhe një ekspozitë me piktura të realizuara nga nxënës të disa shkollave 9 vjeçare në Tiranë”.

Përmes imagjinatës artistike, nxënësit shprehën ndjeshmërinë për mbrojtjen e natyrës përmes  mbrotjes së shtresës së ozonit. Ndërsa në Qendrën Kulturore të Fëmijëve u mbajt një ëorkshop edukativ mbi rëndësinë e shtresës së ozonit si mburoja natyrore e jetës. Këto aktivitete të Njësisë Kombëtare të Ozonit në Shqipëri ndërthurën kreativitetin, sportin dhe shkencën, duke e shndërruar Ditën e Ozonit në një festë të dijes, kreativitetit dhe angazhimit për mjedisin, por edhe në një moment reflektimi dhe veprimi për një të ardhme më të pastër e të qëndrueshme.

 

Etiketa: mbrojtjaMjedisiozoni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazetari: Ministri i ri i Mjedisit, kamikaz i Kumbaros që varrosi çështjen e inceneratorëve

21:50 : 11/09/2025
BOTA

“Zjarret po nxisin ndotjen e ajrit”/ OBM paralajmëron pasoja të rënda për shëndetin dhe mjedisin

19:55 : 06/09/2025
AKTUALITET

Pedagogu për zjarrin në landfillin e Elbasanit: Mund të quhet “krim mjedisor shtetëror”

22:11 : 09/07/2025
AKTUALITET

Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja

19:43 : 07/07/2025
AKTUALITET

Zjarri në Elbasan, Lapaj: Inceneratori duhet të garantonte cilësinë e mjedisit, shkaktoi ndotje masive

16:52 : 02/07/2025
AKTUALITET

Çfarë do të thotë 5% e PBB-së për mbrojtjen?

15:29 : 26/06/2025
Para

Grabitja e karburantit në Librazhd/ Kush janë autorët, maskat dhe armën i hodhën në shkurre (EMRAT)

TË GJITHA

Merret vendimi, Suedia ndalon telefonat në shkolla duke filluar nga viti 2026

17:30 : 16/09/2025

5 minuta seancë/ Kuvendi miraton kryesitë e komisioneve parlamentare, PD nuk dorëzon emrat

17:27 : 16/09/2025

Jahti 1 mln euro i blerë për një rumune dhe tenderat e AKSHI-t, përse dëshmoi në SPAK Ermal Beqiri

17:20 : 16/09/2025

Banorët e Selitës të rrethuar nga plehrat, mbeturinat pranë nënstacionit elektrik vatër ndotjeje

17:16 : 16/09/2025

Zelensky thirrje Trumpit: Mbaj një qendrim të qartë kundër Putinit! Ai po teston NATO-n

17:08 : 16/09/2025

VIDEO/ Izraeli bomb*rdon një port në Jemen

16:59 : 16/09/2025

Video-skandali/ Djali i Saimir Allushit të njësisë 12 dhunon qytetarin në prani të policisë

16:43 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com