• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U dhunuan nga hajdutët, të moshuarit: Pamë tmerr, na godisnin me shkop pa pushim, grabitën 2 mijë euro

15:29 : 15/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Çifti i të moshuarve, Spiro dhe Dhespo Kalivioti, respektivisht 78 vjeç dhe 79 vjeç, ranë pre e një grabitje me dhunë në banesën e tyre në Finiq. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, në fshatin “Lefter Talo”.

Dy shtetas ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë dhe kanë vjedhur një shumë parash, në banesën e çiftit Kalivioti, teksa gjatë kryerjes së vjedhjes grabitësit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj të moshuarve.

Me hematoma e të çara të rënda në kokë e trup, Dhepso Kalivioti dhe bashkëshorti i saj Spiro, kanë treguar makthin e përjetuar, teksa u dhunuan brutalisht me shkopinj nga dy djem për 2 mijë euro. E moshuara tregon të nxirat në trup dhe çarën të kokë që ka marrë nga goditjet me shkop, si dhe bashkëshorti i saj i cili është dhunuar gjithashtu.

“Unë jam dhe si kryeplak i fshatit. U angazhova te tokat, u jap lekët dhe më japin tokat për t’i mbajtur. I kam bashkë me 2-3 vëllezër nga Skrapari. Lekët fshatarëve ua jap unë, por ishin 5-6 vetë që nuk kishin ardhur nga Greqia, dhe lekët e tyre janë ata që kanë gjetur në shtëpi. Është dikush që i di të gjitha”, është shprehur Spiro Kalivioti.

Prej shumë vitesh, çifti Kalivioti ruanin paratë e qirave që u dorëzonin çobanët që kujdeseshin për tokat e vendasve që jetonin jashtë shteti e ktheheshin në vendbanimin e tre në periudha sezonale. Grabitësit kanë pasur dijeni për këtë aktivitet të tyren. Përpara mbrëmjes së të dielës, njëri prej tyre ka hyrë fshehurazi në shtëpinë e tyre dhe të premten në mbrëmje duke kontrolluar sirtarët e dhomës.

Lexo edhe:

4 persona dhunojnë me shkopa bejsbolli 2 të mitur në Konispol

Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe mbante armë zjarri, arrestohet 49-vjeçari në Lezhë

“Një trup i hollë i maskuar, fytyrë e pastër kingu, me një veshje të zezë, me një rrip me stampë. Nuk ka gjë më të keqe, atë torturë që kemi kaluar në mbrëmë. Nuk kemi pasur asnjëherë problem me fshatarët. Kanë ardhur të premten në darkë. Ne po flinim., ata kishin ardhur më para te dhoma. Kishte hapur komodinën. Kur hapi sirtarin te pasqyra aty u zgjuam. Burri kthen kokën i thotë ‘çfarë bën ti atje?’. Ai ikën si era nuk u kuptua nga iku.

Të djelën në darkë na vijnë dy veta. Kanë hyrë nga dritarja. Të dytin më të shkurtrin më të voglin e mbante nga mbrapa mos t’i shikonim fytyrën. U çua burri i tha ‘çfarë kërkoni?’ ‘na jepni lekët’ tha, Më jep mua një shkop në kokë. S’kemi lekë thamë ne, ata na thanë që e dimë që ju punoni dhe që keni lekët nga Skrapari pa dhënë. Na binin me shkop vazhdimisht. Na jepmi lekët që t’ju lëmë. Kemi 30 vjet që merremi me këtë punë. Që nga ora 11:30 e deri nga ora 12:30 kanë qenë brenda.

Gjetën ca lekë. Ato lekë i thash i kam për të paguar ustallarët, të tjerat i thashë janë të fshatarëve që nuk kanë ardhur nga Greqia. Më kanë nxirë, shiko se çfarë më kanë bërë me shkop. Shkuan të qëllonin burrin, e shtypa dhe hëngra unë shkopin këtu te krahu. Që të lajmëroja policinë nuk kisha telefon se na i morën. I kish 3 telefona në komodinë, na i morën ato. Erdhi policia… Ata ishin të maskuar. Atë e mbajti të fshehur mbrapa, na rrahu ne njëherë dhe i tha kalo dhe kontrolloji. Kishin pistoletë.  I thash që në shtëpi nuk kishim armë. E kthyen shtëpinë tmerr”, ka rrëfyer Dhespo Kalivioti për mediat.

Spiro dhe Dhespo Kalivioti kërkojnë që shteti të gjejë dhe dënojë autorët. Fshati është i banuar vetëm nga të moshuarit, pasi të rinjtë janë në emigrim. Ngjarje të tilla lënë pas frikë dhe tmerr tek gjithë komuniteti.

Etiketa: Dhespo KaliviotidhunefiniqgrabitësitgtrabitjehajdutetSpiro Kalivioti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

4 persona dhunojnë me shkopa bejsbolli 2 të mitur në Konispol

15:45 : 14/11/2025
AKTUALITET

Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe mbante armë zjarri, arrestohet 49-vjeçari në Lezhë

14:11 : 12/11/2025
AKTUALITET

Bashkë me babanë dhunuan një qytetar, arrestohet polici në Krujë

11:46 : 07/11/2025
AKTUALITET

Burri dhunon gruan dhe e lë 5 ditë në koma në shtëpi pa bukë e ilaçe, ndërron jetë në spital

21:20 : 04/11/2025
SPORT

Dhunë pas sfidës Flamurtari-Elbasani, tifozët vlonjatë përplasen me policinë (Video)

21:19 : 03/11/2025
AKTUALITET

I dënuar për përdhunim/ Arrestohet 46-vjeçari në Tropojë, pritet ekstradimi drejt Italisë

13:19 : 30/10/2025
Para

325 ish-zyrtarë të BE-së i bëjnë thirrje OKB-së: Vendosni sanksione ndaj Izraelit

TË GJITHA

Sa shtrenjtë po e blen heshtjen e mediave Belinda Balluku

19:57 : 15/11/2025

Falën 60 ha tokë, Çaçi i Sarandës shpërblen anëtarët e Këshillit Bashkiak me udhëtim turistik

19:43 : 15/11/2025

Rama-Bela, mbytja në “Titanikun” narkotik

19:35 : 15/11/2025

Teliti: Tirana buxhet 500 mln euro, por pa çerdhe e shkolla! Ku shkojnë paratë e qytetarëve?

19:25 : 15/11/2025

Berisha takon deputetin britanik: Shqipëria e kërcënuar nga narko-shteti i Edi Ramës

19:10 : 15/11/2025

Seri shpërthimesh në zonën industriale në Buenos Aires, mbi 20 të plagosur/ VIDEO

18:56 : 15/11/2025

Komisioni Evropian shqyrton mënyrat për lëvizjen e pajisjeve ushtarake në rast lufte

18:46 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com