• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Belgjika do të angazhojë ushtrinë kundër bandave të drogës

Qeveria belge planifikon të angazhojë ushtrinë në qytetet e mëdha për shkak të një rritjeje të ndjeshme të dhunës nga bandat e drogës.

08:56 : 15/09/2025
në BOTA

Belgjika dëshiron të ndjekë shembullin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe të angazhojë ushtrinë për të përmirësuar sigurinë e brendshme në vend.

Ushtarët belgë mund të patrullojnë së shpejti në qytetet e mëdha të Belgjikës për të frenuar krimin e lidhur me drogat. Qeveria belge po punon për një ligj që do të krijojë kornizën ligjore për këtë, njoftoi Ministri i Brendshëm Bernard Quintin. “Ushtria ka për detyrë të mbrojë integritetin e territorit kombëtar”, i tha ai gazetës “De Standard”. “Zakonisht ajo e bën këtë jashtë kufijve tanë, por lufta kundër krimeve me droga lidhet gjithashtu me integritetin e territorit kombëtar.” Quintin tha se trupat e ushtrisë pritet të dislokohen në Bruksel “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Përplasje mes klaneve të drogës

Përdorimi i fjalës “luftë” nga ministri liberal tregon se ç’përmasa ka arritur skena e drogës, dhe veçanërisht përplasjet midis klaneve të drogës në kryeqytetin belg. Vitet e fundit në Bruksel është rritur vazhdimisht numri i të shtënave në rrugë, kryesisht me armë ushtarake si kalashnikovë. Sipas Zyrës së Prokurorit Publik të Brukselit deri në mesin e gushtit të këtij viti u regjistruan 57 të shtëna dhe katër vdekje.

Doganierë belgë duke sekuestruar kokainë
Tregtia e drogave dhe përplasjet midis klaneve të drogës në qytetet belge kanë arritur përmasa shqetësueseFotografi: Nicolas Landemard/Le Pictorium/IMAGO

Brukseli duhet të “zgjohet”

Në një konferencë sensacionale shtypi në mes të muajit gusht kryeprokurori i Brukselit, Julien Moinil, i bëri qeverisë publikisht thirrje për ndihmë: “Është vetëm çështje kohe para se të ketë viktima të pafajshme. Qeveria dëgjon, po nuk po bën asgjë.” – tha ai. Brukseli “më në fund duhet të zgjohet”, kërkoi kryeprokurori Moinil. Të flasësh për “luftë klanesh të drogës” është pak, tha ai. Kushdo në Bruksel mund të goditet nga një plumb qorr këto ditë. Moinil i ka intensifikuar hetimet në skenën e drogës. Tani ai është nën mbrojtjen e policisë pasi ka marrë kërcënime të shumta me vdekje nga klanet e drogës./DW

Lexo edhe:

Procesi Encro/ Avokatët e shqiptares: Paratë u pastruan në Shqipëri, nuk ka pse të gjykohet në Belgjikë

Kosova e pranon se Belgjika ka shprehur interesim për shfrytëzimin e burgjeve të saj

Etiketa: banda drogebelgjike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Procesi Encro/ Avokatët e shqiptares: Paratë u pastruan në Shqipëri, nuk ka pse të gjykohet në Belgjikë

11:39 : 22/10/2025
RAJONI

Kosova e pranon se Belgjika ka shprehur interesim për shfrytëzimin e burgjeve të saj

11:15 : 22/10/2025
AKTUALITET

Agjenti i infiltruar zbardh rrjetin kriminal shqiptar në Belgjikë, kreu i bandës i kërkon të bëhet kumbar i djalit

19:58 : 20/10/2025
AKTUALITET

U gjet i varur në një tabelë/ Vëllai i Bekim Halilajt: Ishte në depresion, ja mesazhet që na dërgonte

20:40 : 03/10/2025
AKTUALITET

“Shqiptari u rrëmbye, u ekzekutua dhe u var si paralajmërim”/ Mediat belge: Ja si u vra Bekim Halilaj

15:33 : 03/10/2025
AKTUALITET

“Ngjante si dekor për Halloween”, zbulohet e shkuara e errët e shqiptarit që u gjet i varur në Belgjikë

11:22 : 03/10/2025
Para

Zhduket 22-vjeçari nga Fushë-Arrëzi, babai ngre alarmin në Polici

TË GJITHA

Horoskopi e dielë, 26 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 25/10/2025

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025

E rëndë në Romë, turisti japonez bie nga muri i Panteonit, humb jetën në vend

22:10 : 25/10/2025

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve

21:49 : 25/10/2025

Nesër kthejmë orën 1 orë prapa, përparësitë dhe disavantazhet

21:29 : 25/10/2025

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com