• Kontakt
Sunday, September 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkarkimi/ Armët ligjore që ka Veliaj, a do të guxojë t’i përdor kundër Ramës (Analiza)  

09:31 : 14/09/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryetari i Partisë Socialiste, njëkohësisht kryeministri Edi Rama, urdhëroi këshilltarët bashkiakë të Tiranës nga Asambleja e grupimit të tij politik që të nisin procedurën për shkarkimin e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj.

Rama përdori sofizma politikë, duke u shprehur se ndihej i keqardhur për këtë vendim, pasi do t’i duhej që të shkëputej nga “miku i vjetër i armëve”. Megjithatë, ai shpjegoi para anëtarësisë socialiste se kishte ardhur koha që “Tirana të drejtohet nga një kryetar, pasi mungesa e gjatë e drejtuesit ka ndikuar negativisht në administrimin e kryeqytetit”.

Në planin politik, vendimi i Ramës mund të lexohet si një “shqetësim i tij për mbarëvajtjen e qytetit” ose edhe si “heqja qafe e Veliajt, njeriut që kishte krijuar një pol të rëndësishëm politik” brenda maxhorancës socialiste.

Në foto: Këshilli Bashkiak i Tiranës

Ndërkohë që opinionet për qëllimin e Edi Ramës janë të ndara, tashmë kërkesa e tij hyn në rrugën kushtetuese. Dhe, aty, Erion Veliaj duket se është i fituar. Gjithnjë, nëse ai do të guxojë që të kundërshtojë vullnetin e Ramës, i cili pritet të firmosë shkarkimin e tij brenda pak ditësh.

Lexo edhe:

Qeveria e re/ Lubonja: Vazhdimësi e frymës autokratike të Ramës me ministra kukulla

Rama abstenon rezolutën e zgjidhjes së konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës, Abilekaj reagon i revoltuar

“Armët ligjore” në favor të Veliajt

Kryeministri Edi Rama urdhëroi këshilltarët bashkiakë socialistë për të nisur procedurat për shkarkimin e Veliajt, por ata do të duhet të gjejnë vetë rrugën ligjore se si të përmbushin porosinë e liderit të tyre politik. Kjo nuk duket se do të jetë punë e lehtë ose, më së paku, nuk do të jetë punë e pastër kushtetuese dhe ligjore.

Neni 115 i Kushtetutës parashikon rastet se kryetari i Bashkisë mund të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për “shkelje të rënda të Kushtetutës ose ligjit”.

Në nenin 65 të ligjit për “Vetëqeverisjen vendore”, thuhet se kryetari i Bashkisë mund të shkarkohet, krahas shkeljeve të rënda, edhe kur dënohet me vendim penal të formës së prerë ose kur nuk paraqitet pa arsye në detyrë për tre muaj.

Nëse Veliaj do të shkarkohet për “mungesë 3 mujore” në detyrë, atëherë ai do të jetë një kazus shumë i thjesht për t’u fituar prej tij, nëse do të guxojë të kundërshtojë Ramën në Gjykatën Kushtetuese.

Veliaj nuk po “mungon pa arsye”. Ai, formalisht, ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg”, pikërisht me argumentin se do të jetë “në krye të punëve të Tiranës”.

Shkarkimi për “mungesa” është një vendim, i cili edhe Rama e ka të qartë që nuk qëndron. Kryeministri e dinte shumë mirë se do të kishte betejën e humbur nëse shkarkonte Fredi Belerin, kryebashkiakun opozitar të zgjedhur të Himarës. Rama priti të firmoste largimin e Belerit nga detyra vetëm pasi ai u dënua me vendim penal të formës së prerë.

Në foto: Erion Veliaj, në momentin e arrestimit

Manovra e dytë që mund të aplikojë Rama për Veliajn është shkarkimi “për shkelje të rënda disiplinore”. Kryeministri Edi Rama e ka aplikuar me sukses këto lloj “shkarkimi” ndaj disa kryebashkiakëve të tij, të arrestuar si të dyshuar për kryerjen e veprave penale.

Këshilli i Ministrave ka miratuar me urgjencë shkarkimin e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla apo atij të Lushnjes, Lefter Tushe, menjëherë pasi ata u arrestuan me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për vepra penale.

Alla dhe Tushe nuk e ushtruan të drejtën e tyre për të kundërshtuar vendimin e shkarkimit në Gjykatën Kushtetuese. Megjithatë, fakti që ato vendime mbetën në fuqi, nuk do të thotë se kryeministri Rama kishte të drejtë. Ka një rast konkret që e dëshmon këtë.

Precedenti “Zef Hila”

Në 28 Qershor 2019, Këshilli i Ministrave shkarkoi nga detyra për “shkelje të rënda ligjore” kryetarin opozitar të Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila. Sipas qeverisë, Hila kishte penguar zhvillimin e zgjedhjeve lokale të atij viti, nëpërmjet bllokimit të qendrave të votimit, në një proces ku Partia Demokratike nuk mori pjesë.

Shkak për shkarkimin e Hilës ishte nisja e një procedimi penal ndaj tij nga ana e Policisë së Shkodrës.

Zef Hila u ankua në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkoi shpalljen antikushtetuese të vendimit të shkarkimit të tij.

Në maj të vitit 2021, Gjykata Kushtetuese, me shumicë votash, pranoi pjesërish kërkesën e Zef Hilës, duke rrëzuar vendimin e shkarkimit të firmosur nga Rama.

Në vendimin e zbardhur, Gjykata jep edhe një shpjegim përsa i përket “prezumimit të pafajësisë”, një prej argumentave të ngritur në ankim nga Zef Hila.

Sipas Gjykatës, “në rastet e shkarkimit të funksionarëve të lartë kushtetues parimet e prezumimit të pafajësisë dhe të paanësisë nuk mund të zbatohen si parime tipike klasike të proceseve gjyqësore, kur organet e ngarkuara me këto procedura, qoftë në përbërjen dhe organizimin e tyre, qoftë në veprimtarinë e funksionet e tyre, nuk mund të jenë organe gjyqësore, nuk ushtrojnë pushtet gjyqësor.”

Në foto: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Zef Hila (maj 2021)

Në vijim, Kushtetuesja thotë se “Këshilli i Ministrave, kur shkarkon nga detyra organin e zgjedhur të qeverisjes vendore, zhvillon një proces administrativo-disiplinor, i cili ka parimet e veta që lidhen me verifikimin, analizën dhe vërtetimin e shkaqeve konkrete që i kanë shërbyer organit kompetent për të marrë masën e shkarkimit”.

Pra, sipas Gjykatës Kushtetuese, Këshilli i Ministrave mund të shkarkojë një kryetar bashkie nga detyra për “shkelje të rëndë” pas një hetimi administrativ e disiplinor, edhe pse ai prezumohet i pafajshëm penalisht deri në përfundim të gjykimit.

Dhe, ja ku jemi sërish tek rasti i Erion Veliaj.

Rama do të gjej shkeljet e Veliaj?

Kushtetuesja ka vendosur që Këshilli i Ministrave mund të shkarkojë kryetarin e Bashkisë, edhe nëse ky nuk është dënuar me vendim të formës së prerë, vetëm kur qeveria kryen një hetim administrativ të pavarur dhe konstaton shkelje ligjore.

Pra, Këshilli i Ministrave, që të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe praktikën e Gjykatës Kushtetuese, nuk duhet të bazohet në gjetjet e Prokurorisë së Posaçme kundër Veliajt për “korrupsion”, por do t’i duhet të bëjë një analizë dhe të gjejë shkeljet ligjore të kryetarit të Bashkisë së Tiranës gjatë ushtrimit të detyrës.

Por, kush do ta kryejë këtë hetim administrativ dhe cilat janë shkeljet që mund të gjejë qeveria e Ramës në aktivitetin e Veliajt?

Autoriteti që bën verifikimin është Ministri i Brendshëm. Për momentin, nuk dihet nëse hetimin administrativ ndaj Veliajt do ta kryejë ministri në detyrë, Ervin Hoxha, apo pasardhësja e tij, Albana Koçiu.

Në foto: Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste

Hetimi administrativ qeveritar do të duhet të gjejë domosdoshmërisht shkeljet e mundshme të Veliajt. E, nëse i gjen këto shkelje, për të cilat besohet se janë të shumta dhe të gjithëanshme, atëherë qeveria do të bëj një bumerang politik.

Rama do të pranojë që Erion Veliaj ka kryer shkelje aq të rënda, sa meriton shkarkimin nga detyra, megjithëse ai publikisht nuk i pranon shkeljet e atij që konsiderohej për shumë kohë si “pasardhësi i tij politik”.

Mbetet për t’u parë nëse Rama do t’i konsideroj shkelje të rënda “shpenzimet e tepruara për veshje intime të kryebashkiakut të Tiranës”, ndërkohë që vetë kryeministri ka kritikuar prokurorët e SPAK-ut se “kanë hyrë në dollapët dhe sirtarët e familjes së kryetarit të Bashkisë”.

Gjithësesi, analiza kushtetuese dhe ligjore mund të ketë efekt, në rast se Erion Veliaj vendos të kundërshtojë vendimin e pritshëm të qeverisë për shkarkimin e tij. Por, a do të ketë guxim ai për të dalë kundër Ramës? Për shumëkënd, përgjigja është JO!

A do të guxojë Veliaj të kundërshtojë?

Kryetari i Bashkisë në detyrë i Tiranës, është në pikën më të ulët të karrierës së tij politike dhe fatit personal. Ai ishte në mandatin e tretë si “njeriu i parë” i kryeqytetit, me një shpurë të fuqishme politike e financiare rreth vetes.

Por, ylli i tij politik u shua në 10 shkurt 2025, kur, pas një hetimi të Prokurorisë së Posaçme, në vijim të një lufte të fortë të brendshme në Partinë Socialiste, Veliaj u arrestua në zyrë.

Veliaj duket se ka shpresuar shumë që “miku i tij, Edi”, kryeministri i vendit, të ushtronte ndikimin e pushtetit politik mbi gjyqësorin, për të siguruar lirimin e tij. Por, pasi ka parë se gjykatat e të trija niveleve e lanë në burg, tashmë edhe Erion Veliaj duhet të jetë bindur më në fund se biletën për në qeli ia ka prerë Edi Rama.

Veliaj ka dy rrugë-të dalë hapur kundër Edi Ramës, më së pari me kundërshtimin e vendimit të pritshëm për shkarkimin nga detyra ose të rrijë heshtur, siç kanë qëndruar shumë të tjerë para tij.

Në foto: Inceneratori fantazëm i Tiranës është një “litar në qafën” e Erion Veliaj

Veliaj, nuk duket se do të guxojë të dalë kundër Ramës. Ai tashmë po e kupton se pushteti i tij i madh në Tiranë ishte ndërtuar mbi një kështjellë rëre.

Në rast se Veliaj do të guxojë të dalë kundër Liderit që kontrollon të gjithë pushtetet, i arrestuari për “intimot e bashkëshortes”, ndoshta do t’i duhet të përballet edhe me akuza të tjera, për afera shumë më të rënda, si inceneratorët, “5D”, lejet pa kriter të ndërtimit, etj.

Veliaj duhet ta ketë kuptuar shumë mirë këtë gjë. Ndaj, ai, me shumë mundësi, as nuk do ta çojë në mendje ankimin për shkarkimin e pritshëm nga detyra, edhe pse argumentat kushtetues e ligjorë i ka në krahun e tij.

Etiketa: asambleja e psBashkia e TiranesEdi RamaErion Veliajkeshilli i ministrave

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria e re/ Lubonja: Vazhdimësi e frymës autokratike të Ramës me ministra kukulla

18:39 : 13/09/2025
AKTUALITET

Rama abstenon rezolutën e zgjidhjes së konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës, Abilekaj reagon i revoltuar

17:14 : 13/09/2025
AKTUALITET

Rama shpik ministre virtuale për të luftuar korrupsionin, RAI i kujton lidhjet e mafies me ekonominë

14:52 : 13/09/2025
AKTUALITET

Fadromat e Ramës nisin rrafshimin e Valbonës, banorët mes lotësh: Po na lenë pa bukë!

13:50 : 13/09/2025
AKTUALITET

‘Arkitektura’ parlamentare e propozuar nga Edi Rama, antiligjore dhe autoritariste

13:19 : 13/09/2025
AKTUALITET

Dekreti i Diellës duhet ankimuar në Gjykatën Kushtetuese

12:51 : 13/09/2025
Para

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

TË GJITHA

Musk: E majta është partia e vrasësve dhe feston për vrasësin

11:10 : 14/09/2025

PD denoncon tenderin e Pirro Vëngut: 460 mijë euro për rrethimin e bazës në Elbasan shkojnë për familjarët e PS

11:00 : 14/09/2025

Mashtrimi me platformat Xuex dhe TXEX, disa persona të arrestuar

10:45 : 14/09/2025

Detajet e reja/ Vrasësi i Kirk i indoktrinuar me ideologji të majtë, jetonte me një person transgjinor

10:39 : 14/09/2025

E rëndë në Itali! Dy persona pë*dhunojnë një 12-vjeçare dhe i shpërndajnë videon

10:29 : 14/09/2025

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbahet sot protestë në Hagë

10:22 : 14/09/2025

Pesha e padukshme e çantës shkollore

10:15 : 14/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com