• Kontakt
Saturday, September 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë

15:38 : 13/09/2025
në RAJONI
Hashim Thaçi dhe James Rubin. Qershor, 1999.

Hashim Thaçi dhe James Rubin. Qershor, 1999.

Gati tri dekada pas luftës në Kosovë, James Rubin do të rikthehet për të dëshmuar mbi ngjarjet e asaj kohe, që vendosën kursin e një pjese të historisë.

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit do të dëshmojë para Dhomave të Specializuara në Hagë, në mbrojtje të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – që të gjithë të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“UÇK-ja luajti rol vendimtar në marrëveshjet që u nënshkruan nga krerët e saj dhe në çmilitarizimin e premtuar prej tyre”, tha Rubin në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë më 11 prill të vitit 2023.

Më shumë se dy vjet më vonë, ai tha se do të kthehet “sërish në fillim”, duke shtuar se ka më shumë për të thënë mbi ngjarjet e asaj kohe.

Lexo edhe:

James Rubin thotë se do të jetë dëshmitar në mbrojtjen e Hashim Thaçit

Gjykata Speciale vendos kufizime për vizitat e ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë

Mbrojtja e të akuzuarve i tha Radios Evropa e Lirë se lista e atyre që do të dëshmojnë në anën e tyre, nisur nga 15 shtatori, është konfidenciale.

Në media, megjithatë, qarkulluan disa emra – në mesin e tyre: Wesley Clark, William Walker, Bernard Kouchner e të tjerë.

Të njëjtit u përmendën edhe në një listë që zbuloi mbrojtja në vitin 2022.

Gjenerali i pensionuar amerikan, Clark, udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë disa vite më vonë, ai tha se NATO-ja bëri gjënë e duhur kur ndërhyri.

“… veprimi u ndërmor, sepse po shihnim fillimin e një përsëritjeje të pastrimit etnik në Ballkan. Kjo ishte arsyeja që shtyu NATO-n të vepronte. Nuk ishte thjesht një veprim humanitar, por një veprim për të parandaluar një katastrofë humanitare, që po zhvillohej para syve tanë”, tha ish-komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s.

William Walker, në kohën e luftës, ishte shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, që nisi në tetor të vitit 1998, për të mbikëqyrur një armëpushim midis forcave serbe dhe UÇK-së.

Rreth tre muaj më vonë, në janar të vitit 1999, Walker ishte në vendin ku u vranë 44 civilë shqiptarë nga forcat serbe, në fshatin Reçak.

Ai e përshkroi ngjarjen si “krim kundër njerëzimit”, duke nxitur atëkohë një ndryshim të politikës perëndimore kundër Kosovës.

“Ata që e mohojnë masakrën, janë të përfshirë në të”, tha Walker për Radion Evropa e Lirë në dhjetor të vitit 2021.

Si përfaqësues i posaçëm i Kombeve të Bashkuara, Bernard Kouchner, shërbeu në Kosovë nga viti 1999 deri më 2001.

Duke folur për gazetarët disa vite më vonë, ai tha se “nuk ka dëgjuar kurrë për shtëpinë e verdhë”.

E ashtuquajtura “shtëpi e verdhë” përmendet në një raport të vitit 2010 për Këshillin e Evropës, i cili u hartua nga ish-senatori zviceran, Dick Marty.

Në atë dokument, termi “shtëpia e verdhë” përdoret për të përshkruar një vendndodhje në veri të Shqipërisë, ku dyshohet se ish-pjesëtarët e UÇK-së kanë kryer krime të rënda, “përfshirë trafikim të organeve njerëzore”.

Raporti i Martyt i parapriu krijimit të Dhomave të Specializuara – të njohura edhe si Gjykata Speciale – në vitin 2015.

Gjykata është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por ka në përbërje gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë.

Selia e saj u vendos në Hagë për të shmangur kërcënimin e dëshmitarëve.

Gjykimi i katër ish-eprorëve të UÇK-së nisi në vitin 2023.

Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së para dhe gjatë luftës së viteve 1998-99, Veseli ishte udhëheqës i shërbimit të inteligjencës së UÇK-së, Krasniqi ishte zëdhënës, ndërsa Selimi në mesin e shtabit të përgjithshëm.

Aktakuza kundër tyre përfshin akuza për burgosje të paligjshme, torturë, vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë dhe persekutim të qindra civilëve dhe njerëzve që nuk donin të merrnin pjesë në luftime.

Këto krime dyshohet se ndodhën midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 në vende të ndryshme në Kosovë, por edhe në veri të Shqipërisë.

Sipas Dhomave të Specializuara, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mbajnë përgjegjësi penale personale për këto krime, por të gjithë ata kanë mohuar se janë fajtorë.

Avokatët mbrojtës kanë thënë se UÇK-ja nuk do të kishte fituar kurrë mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, nëse do të ekzistonte një plan kriminal i përmasave që pretendojnë prokurorët.

Sipas tyre, aktakuza është ndërtuar mbi një keqinterpretim selektiv të ngjarjeve.

Akuzat për trafikim organesh nuk janë vërtetuar dhe nuk janë përfshirë në aktakuzën aktuale.

Organizata e Veteranëve të Luftës njoftoi se më 14 shtator do të mbahet një protestë në Hagë, në mbështetje të të akuzuarve./REL

Etiketa: Hashim ThaçiJames Rubin

Lajme të lidhura

RAJONI

James Rubin thotë se do të jetë dëshmitar në mbrojtjen e Hashim Thaçit

15:40 : 12/09/2025
RAJONI

Gjykata Speciale vendos kufizime për vizitat e ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë

15:55 : 19/08/2025
RAJONI

“Padrejtësi ndaj luftëtarëve të UÇK-së”/ Nis protesta kundër Gjykatës Speciale në Prishtinë

17:39 : 07/08/2025
RAJONI

Haga zgjat periudhën e paraburgimit për ish-presidentin Hashim Thaçi, gjykatësi: Mund të arratiset

14:19 : 06/08/2025
RAJONI

Gjykata Speciale zgjat me dy muaj paraburgimin për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

18:48 : 14/04/2025
RAJONI

Hashim Thaçi niset drejt Hagës, mbështetësit brohorasin me thirrjet “UÇK UÇK”

15:54 : 22/03/2025
Para

BE kritikon Kosovën për mbylljen e zyrave të fondeve serbe për sigurime shëndetësore dhe pensionale

TË GJITHA

Riemërimet e Ramës, Çollaku: Dëshmi e kapjes së shtetit

17:23 : 13/09/2025

Rama abstenon rezolutën e zgjidhjes së konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës, Abilekaj reagon i revoltuar

17:14 : 13/09/2025

Skandal/ UKT lë pa ujë ambasadorin e BE

16:58 : 13/09/2025

Trump – vendeve anëtare të NATO-s: Nëse bëni si them unë, lufta mbaron

16:35 : 13/09/2025

‘Miza e bardhë’ dëmton fermerët në Elbasan, prodhimi hidhet në kanal

16:21 : 13/09/2025

Kapsulimi i malit të mbetjeve në Vlorë, ende një dëshirë

16:00 : 13/09/2025

BE kritikon Kosovën për mbylljen e zyrave të fondeve serbe për sigurime shëndetësore dhe pensionale

15:45 : 13/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com