• Kontakt
Saturday, October 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prokuroria e Përgjithshme: Dokumenti për dënimin e Irena Gjokës është autentik

21:15 : 12/09/2025
në AKTUALITET

Prokuroria e Përgjithshme ka pranuar zyrtarisht se dokumenti i shtetit grek për dënimin e gjyqtares Irena Gjoka është autentik. Në një përgjigje të dërguar në Partinë Demokratike, ditën e djeshme, Prokuroria ka pranuar se vendimi për dënimin e gjyqtares Gjoka është i vërtetë.

PD zyrtarisht ka ngritur shqetësimin që në prill të vitit 2024, duke kërkuar një hetim të thelluar nga Prokuroria e Përgjithshme.

Në shkresën e PP-së, publikuar nga Syri TV, mbrëmjen e sotme thuhet se autoritetet gjyqësore greke kanë pranuar vërtetësinë e dënimit te Gjokës.

Pjesë nga përgjigja e Prokurorisë së Përgjithshme:

Lexo edhe:

Berisha: Irena Gjoka mbrohet nga Altin Troplini

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt, lihet në qeli

Gjithashtu, Prokuroria e Përgjithshme, me shkresën nr.183/51 prot., datë 08.05.2025, i është drejtuar me kërkesë për informacion Ministrisë së Brendshme, me qëllim verifikimin e pasaportës së zakonshme me nr. 1068376/98.

Deri aktualisht, me shkresën nr.216/7 prot., datë 15.07.2025, Ministria e Drejtësisë ka përcjellë përgjigjen e autoriteteve gjyqësore greke në lidhje me kërkesën tonë nr.183/49 prot., datë 07.05.2025, nëpërmjet të cilës konfirmojnë se vendimi është autentik dhe nuk është ekzekutuar për shkak të aktit të Prokurorit. Bashkëlidhur është dërguar një kopje e njehsuar me origjinalin e këtij vendimi.

Me shkresën nr.2491/2 prot, datë 30.06.2025, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, i është përgjigjur kërkesës sonë nr. 183/51 prot., datë 08.05.2025, nëpërmjet të cilës konfirmohet se pasaporta me nr. 1068376/98 figuron në grupin e pasaportave të lëshuar më datë 16.06.1998 nga Drejtoria e Policisë Qarku Fier. Formularët e praktikave të këtyre pasaportave janë asgjësuar pas kalimit të afatit 5 vjeçar.

Vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Athinë, trupa e 23-të, tre anëtarëshe, në seancën e datës 27 tetor 2004, gjykoi kërkesën e Irena Manekut, kërkesë për revokim mase të non gratës, kundër shtetit grek, për arsye se iu ndalua hyrja në Kakavijë.

Kjo gjyqtare quhet Irena Shpata si mbiemër i vajzërisë, por që nga viti 2011 përdor mbiemrin e bashkëshortit të saj të dytë, Gjoka. Ndërsa në atë kohë përdorte mbiemrin e bashkëshortit të saj të parë Maneku. Me bashkëshortin e saj të parë kishte tentuar të futej në Greqi me datë 24 dhjetor 2002, nëpërmjet pikës kufitare Kakavijë, duke përdorur një vizë të falsifikuar konsullore, përsa i përket afatit dhe duke u përpjekur të paraqitej si vorio epiriote. Pas këtij falsifikimi rmri i ssj u fut në listën e personave të padëshëruar të sistemit Shengen. Iu ndalua hyrja për 10 vite për arsye sigurie publike. Dhe të dhënat e saj së bsshku me shenjat e gishtave u depozituan në bazën përkatëse të të dhënave.

Pak muaj më vonë me 13 shkurt 2003, Irena Maneku u përpoq të futej sërish në Greqi nëpërmjet Kakavijës. Iu ndalua hyrja për arsye të sigurisë publike ngaqë figuronte në listën e të padëshiruarve të zonës Shengen dhe iu dha asaj shkresa përkatëse.

Menjëherë pas kësaj ajo iu drejtua Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Athinë, kundër vendimit të dëbimit. Me vendim të cilin ne e botojmë, kërkesa e saj iu dërgua, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Janinë, e cila rrëzoi kërkesën e Manekut.

Në vitin 2019 Irena Maneku duke përdorur mbiemrin e bashkëshortit të saj të dytë, bëri kërkesë me emrin Irena Gjoka, për t’u bërë anëtare e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Për këtë gjykatë ka kritere ndaluese për këdo ndaj të cilit ka pezull një proces gjyqësor, ka një dëbim, ndalim hyrjeje në një vend të tretë si dhe regjistrim të emrit në bazën e të dhënave Shengen për probleme ligjore, shkuan media greke.

Etiketa: Irena Gjokaprokuroria e pergjithshme

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Irena Gjoka mbrohet nga Altin Troplini

10:42 : 20/10/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt, lihet në qeli

10:30 : 20/10/2025
AKTUALITET

Fshehu dënimin në Greqi/ Altin Dumani: Gjyqtarja Irena Gjoka është nën hetim nga SPAK

20:37 : 14/10/2025
AKTUALITET

“Dekriminalizimi në pikëpyetje”/ Këlliçi kërkon hetim të rastit “Irena Gjoka”, prokurori kontradiktor e pranon…

16:10 : 14/10/2025
AKTUALITET

ILD: Nuk kemi nisur asnjë hetim për gjyqtaren Irena Gjoka

13:56 : 13/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Policia greke e ka përzënë Irena Gjokën nga territori i shtetit si falsifikatore vizash

10:28 : 06/10/2025
Para

Hapësirat publike/ SKEMA abuzive që përdorën inspektorët e bashkisë për përfitime vetjake

TË GJITHA

Horoskopi, 25 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 24/10/2025

Turizmi italian në alarm, taksa e re për Airbnb mund të rrisë çmimet

22:55 : 24/10/2025

Si u ‘kyç’ kryetari në zyrë, pyjet që priten dhe ndërtimet pa leje! Saga e paligjshmërisë në Dibër

22:49 : 24/10/2025

Faturohet 30 milionë lekë për një muaj, situata absurde e qytetarit me OSHEE-në

22:42 : 24/10/2025

SHBA-ja sanksionon presidentin e Kolumbisë Gustavo Petro

22:29 : 24/10/2025

Kushëriri “manjak” ngacmon 14-vjeçarin në rrjete sociale, “ofertë tunduese” për të mbyllur çështjen

22:19 : 24/10/2025

FOTO/ “Gafa” e Ballukut gjatë udhëtimit me tren në Zvicër

22:02 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com