• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nuredin Dumani përfundoi në spital, Drejtoria e Burgjeve zbulon kush ia solli frutat e detit

16:39 : 12/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Drejtoria e Burgjeve ka deklaruar se gjendja shëndetësore e të penduarit të Drejtësisë Nuredin Dumani aktualisht është e stabilizuar, pas shtrimit të tij me urgjencë në QSUT. Dosja.al u interesua pranë Drejtorisë së Burgjeve, e cila ekskluzivisht deklaron se Dumani më datë 6 shtator është dërguar drejt urgjencës në gjendje të pavetëdijshme.

“Aktualisht, gjendja shëndetësore e shtetasit Nuredin Dumani është e stabilizuar. Më datë 6 shtator 2025, ai u shoqërua nga IEVP “Jordan Misja” drejt urgjencës së QSUT “Nënë Tereza”, pas shfaqjes së problemeve shëndetësore. Pas ekzaminimeve dhe konsultave me mjekë specialistë, ai u shtrua në Reanimacionin Qendror të QSUT-së me diagnozën: Gjendje stupor,” thuhet në përgjigje.

Drejtoria e Burgjeve thekson se gjatë shtrimit në spital Dumani është konsultuar me disa lloje mjekësh, përfshi neurolog, toksikolog dhe kardiolog. Pas konsultave që kreu me mjekët në QSUT, këta të fundit kanë sygjeruar që Dumani të vijonte për tre ditë trajtimin me Ceftriaxone (trajtim bakterial), Omeprazol (shërben për acidin e tepërt në stomap) si dhe Enoksiparin (hollues gjaku).

“Gjatë qëndrimit në Reanimacionin Qendror të QSUT-së, Dumanit iu kryen analiza laboratorike dhe imazherike, si dhe u konsultua me mjekë të fushave të ndryshme: neurolog, toksikolog, kardiolog dhe anestezist-reanimator. Më datë 7 shtator 2025, ai doli nga spitali me gjendje të përmirësuar dhe me rekomandim për vijimin e trajtimit në Qendrën Shëndetësore të Burgut (QSB). Sipas dokumentacionit, nuk u evidentuan probleme të tjera shëndetësore, por iu rekomandua të kryente një EEG dhe të vijonte për tre ditë trajtimin me Ceftriaxone, Omeprazol dhe Enoksiparin. Po më 7 shtator, pasi doli nga QSUT, ai u paraqit në QSB sipas rekomandimeve, por refuzoi shtrimin në Spitalin e Burgut, gjë që është dokumentuar në fletën përkatëse të orës 13:25. Gjendja e tij aktuale është e stabilizuar,” vijon emaili nga Drejtoria e Burgjeve.

EKSKLUZIVE/ Nuredin Dumani përfundoi në spital, Drejtoria e Burgjeve:

Pergjigja

Të pyetur në lidhje me origjinën e ushqimit të detit që Dumani kishte konsumuar, Drejtoria e Burgjeve theksoi se familjarët i kanë sjell karkaleca më datë 29 gusht.

Lexo edhe:

Korreshi “zhvesh” propagandën e ministres Sala: A është kuzhinë e spitalit të Lushnjes apo hale?

Dëshmia e Nuredin Dumanit: Pse vendosa të “lëshoj” shokët e krimit

“Nga verifikimet në regjistrat zyrtarë, rezulton se familjarët e tij kanë sjellë ushqime që përfshijnë edhe fruta deti, konkretisht karkaleca, më datë 29 gusht 2025. Ky ushqim është futur brenda rregullave të institucionit dhe është sjellë nga të afërmit e tij,” përfundon përgjigja.

Nuredin Dumani pati probleme me shëndetin mbrëmjen e 6 shtatorit, ku është gjetur nga rojet e burgut në gjendje të fikti në qelinë e tij. Pas transportimit në urgjencën e QSUT-së, pas disa konsultave dhe mjekimeve, gjendja e Dumanit është përmirësisht ndjeshëm dhe një ditë më vonë ka lënë ambientet e spitalit për tu rikthyer sërish në burg./Dosja.al

 

Etiketa: helmimNuredin DumaniSpital

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Korreshi “zhvesh” propagandën e ministres Sala: A është kuzhinë e spitalit të Lushnjes apo hale?

18:26 : 26/05/2026
AKTUALITET

Dëshmia e Nuredin Dumanit: Pse vendosa të “lëshoj” shokët e krimit

21:30 : 24/05/2026
AKTUALITET

Helmimi te Akademia e Sigurisë/ AKU zhbllokon aktivitetin e “Sori-AL”

15:44 : 19/05/2026
AKTUALITET

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë/ Prokuroria merr në pyetje ish-kreun e AKU Tiranë

10:42 : 19/05/2026
AKTUALITET

Spitali i Cërrikut pa mjekë dhe infermierë në mëngjes, denoncimi: Flenë gjumë!

10:41 : 16/05/2026
AKTUALITET

Helmimi në Akademinë e Sigurisë, thirret në prokurori drejtori i AKU-së

15:13 : 15/05/2026
Para

Domatet me pesticide/ Gjykata lë në burg eksportuesin e perimeve, liron dy inspektorët e AKU-së

TË GJITHA

Kuvend/ Miratohen me votat e mazhorancës 2 projektligje

21:27 : 04/06/2026

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

21:24 : 04/06/2026

Gafa e gjendjes civile, e bën shqiptaren me shtetësi afgane

21:11 : 04/06/2026

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

21:09 : 04/06/2026

Denoncimi i pazakontë nga Shijaku: Gjendja Civile më bëri me ‘motër’, futi gabimisht komshien te certifikata ime

21:03 : 04/06/2026

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026

“Ngre alarme false”, Braçe dhe Salla përplasen në Kuvend: TVSH-ja ka shkatërruar blegtorinë

20:52 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom