• Kontakt
Friday, September 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nis Kuvendi, njeriu që fitoi miliarda nga fatkeqësia e Covid hap legjislaturën e XI-të

10:16 : 12/09/2025
në AKTUALITET, POLITIKE
Në foto: Vasil Llajo

Në foto: Vasil Llajo

Ashtu siç ishte planifikuar, në orën 10:00, ka nisur seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në sallë janë ulur 140 deputetë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë. Në zgjedhjet e 11 Majit, PS arriti të merrte 83 mandate, PD dhe aleatët 50 mandate, ndërsa 7 mandate u takojnë forca të reja, më konkretisht, 3 deputetët PSD e Tom Doshit, 2 deputetë Partia Mundlsia e Agron Shehajt, dhe nga një deputet “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt dhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit.

Seanca është hapur nga deputeti i PS-së Vasil Llajo. Sipas legjilsacionit, seanca e parë duhej të hapej nga deputeti më i vjetër i Kuvendit, por Sali Berisha së bashku me Tritan Shehun e refuzuan.

Vasil Llajo çeli seancën konstituuese dhe njoftoi ngritjen e komisionit të verifikimit të mandateve, e cila përbëhet nga tre deputetet më të reja të Kuvendit, Marjana Koçeku, Zegjine Çaushi dhe Klodiana Çapja.

Gjatë shqyrtimit të dosjeve të deputetëve të sjella nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, proces ky me natyrë burokratike, deputetët e rinj do të largohen dhe do të rikthehen pasdite.

Lexo edhe:

Dy karrige bosh në Kuvend, Altin Dumani dhe Olsian Çela refuzojnë të shkojnë në seancën hapëse

“Rama shkelmoi rregulloren e Kuvendit”/ Berisha: Kryesuesi nuk lexoi emrat e deputetëve të vërtetë

Në pjesën e dytë të seancës plenare, drejtuesi Llajo do të thërrasë një nga një emrat e 140 deputetëve për t’u betuar. Më pas, mazhoranca socialiste do të propozojë emrin për kryetar Kuvendi, i cili u mësua një ditë më parë (11 Shtator) dhe është Niko Peleshi, pasi kryesocialisti Edi Rama e shpalli në mbledhjen e partisë. Kuvendi do të organizojë një votim të fshehtë me fletë votimi letre dhe kuti, ku votat do të numërohen një nga një.

Vasil Llajo, njeriu që fitoi miliarda nga fatkeqësia e Covid

Vasil Llajo është pronari i laboratorëve “Intermedica”, njeriu që është akuzuar më së shumti publikisht se ka abuzuar në qindra mijëra euro me çmimet e testeve të Covid-it dhe që në zgjedhjet e 11 Majit mori votat e qytetarëve, si pjesë e listës së hapur të kandidatëve për deputetë të kryeministrit Edi Rama, në Sarandë.

Në mesin e vitit 2020, kur pandemia e Covid-19 arriti kulmin e saj. Strukturat spitalore publike u përfshinë në kolaps. Qeveria e Edi Ramës ndërmori nismën për “liberalizimin” e kryerjes së testeve (tamponëve) që konstatonin ekzistencën ose jo të virusit Sars-Cov-2. Nën pushtetin e panikut nga sëmundja, si edhe nga nevoja për të lëvizur në kushtet e kufizimit, qindra mijëra qytetarë ishin të detyruar të kryenin testet e Covid.

“Liberalizimi” ishte krijimi i një lloj monopoli nga ana e qeverisë, duke i dorëzuar licensën përkatëse vetëm dy laboratorëve, në gusht 2020. Njëri prej tyre ishte “Intermedica” e Vasil Llajos. Tjetri ishte “Alnet” i Klodjan Allajbeut. Dy laboratorët, në kushtet “monopolistike”, aplikuan çmime shumë të fryra për shqiptarët e varfër-12 mijë lekë të reja për tampon (95 euro).

Në foto: Një nga laboratorët e “Intermedica” të Vasil Llajos

Ky çmim, në dukje shumë abuziv, krahasuar me vendet e tjera, u aplikua për një periudhë 4-mujore, nga gushti deri në nëntor 2020.

Vetëm pas një reagimi të fuqishëm publik, dy laboratorët, në nëntor të atij viti, u detyruan të ulnin çmimin për tampon në 65 euro (8500 lekë të reja), sërish shumë më i lartë se vendet e rajonit, por edhe shtete të tjera të fuqishme europiane.

“Boldnews.al” ka raportuar në atë kohë për çmimet abuzive të Vasil Llajos dhe Klodjan Allajbeut.

Në një hulumtim të kryer nga redaksia, si edhe bazuar në informacione publike, rezultonte se shtete, përfshirë edhe ato të zhvilluara, çmimi për një test PCR është shumë më i ulët në Shqipëri, madje, në vende si Franca edhe 3 herë më pak.

Më konkretisht, në Serbi, vlera e një testi PCR në laboratorë privatë është 6 mijë dinarë, rreth 50 euro.

Në Kosovë ishin licensuar dy laboratorë privatë për kryerjen e testeve PCR dhe çmimi varionte nga 40-50 euro.

Në Bosnje-Hercegovinë, çmimi i një testi PCR (tamponi për Covid-19) është rreth 70 euro.

Ndërkohë, në Itali, në rajonin e Sardenjas, një prej më të pasurve në fqinjin tonë përtej Adriatikut, kryerja e një tamponi PCR kushton 70 euro.

Referuar gjithnjë asaj kohe, mjeku Ermal Dobi, në një lidhje nga Franca për një emision në Tiranë, deklaroi për një emision në Tiranë se çmimi për një tampon në laboratorët privatë të atij vendi përllogaritet në rreth 23 euro.

Mjeku Fadil Cani nga Shkupi, po në të njëjtin emision, deklaroi se kryerja e tamponit për Covid-19 në Maqedoni kushton nga 40-60 euro.

Milionat e fituara nga “paniku” i njerëzve

Për të kuptuar më qartësisht se sa ka përfituar “Intermedica” e Vasil Llajos dhe “Alnet” i Allabeut nga historia e tamponëve të Covid-it, “Boldnews.al” iu rikthyer arkivit të saj, tek një raportim i datës 18 nëntor 2020.

Në atë kohë, redaksia bëri disa llogari të thjeshta, referuar deklaratave publike të përfaqësuesve të të dy laboratorëve.

Drejtuesja “ALNET” të Spitalit Amerikan në atë kohë, Albana Daka, në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut deklaroi, ndër të tjera se laboratori që ajo drejton, ka kryer 350 deri në 600 tamponë në ditë.

Referuar këtyre shifrave dhe duke mbajtur në konsideratë se çmim për tampon ishte 95 euro (12 mijë lekë të reja), atëherë “ALNET” i Spitalit Amerikan, gjatë periudhës Korrik-17 Nëntor 2020, ka arkëtuar në ditë nga 4.1 milionë lekë të reja deri në 7 milionë lekë të reja.

Më konkretisht;

– Për sasinë 350 tampone/në ditë, arkëtimi i “ALNET” është 33.250 euro (ose 4.1 milionë lekë të reja

– Për sasinë 600 tampone/në ditë, arkëtimi i “ALNET” është 57.000 euro (ose 7 milionë lekë të reja

Laboratori “Alnet” ka arkëtuar për rreth 4 muaj (120 ditë), kohë që ka aplikuar çmimin 95 euro për tampon, nga 400 mijë euro deri në 685 mijë euro. E shprehur në lekë shqiptare, nga 50 milionë lekë të reja deri në 85 milionë lekë të reja.

Në një situatë të ngjashme fitimi duket se është edhe laboratori tjetër i licensuar, “Intermedica”.

Në emisionin e Fevziut, përfaqësuesi i “Intermedica-s”, Vasil Llajo, deklaroi se laboratori kryen 500-600 tamponë në ditë.

Duke ndjekur të njëjtën logjikë shifrash, “Intermedica” ka arkëtuar një vlerë që varion nga 47.500 euro (5.8 milionë lekë të reja) deri në 57 mijë euro (7 milionë lekë të reja) në ditë.

Për rreth 4 muaj, laboratori “Intermedica”, vetëm për tamponin për Covid-19, ka arkëtuar një shifër nga 68 milionë lekë të reja deri në 85 milionë lekë të reja.

Etiketa: deputetIntermedicakuvendVasil Llajo

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dy karrige bosh në Kuvend, Altin Dumani dhe Olsian Çela refuzojnë të shkojnë në seancën hapëse

11:08 : 12/09/2025
AKTUALITET

“Rama shkelmoi rregulloren e Kuvendit”/ Berisha: Kryesuesi nuk lexoi emrat e deputetëve të vërtetë

11:00 : 12/09/2025
AKTUALITET

PD nis aksionin që në seancën e parë, shpalos fletushka me akuza/ Deputetët bllokojnë foltoren

10:42 : 12/09/2025
AKTUALITET

Sot seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit, pritet të betohen deputetët. Kush e drejton?

08:25 : 12/09/2025
AKTUALITET

Ilir Meta: Futja e opozitës në Kuvend, vendim i drejtë!

20:56 : 11/09/2025
AKTUALITET

Mbeti jashtë Kuvendit/ Lapaj: Do të vazhdoj luftën në rrugë përballë Edi Ramës dhe Sali Berishës

17:46 : 11/09/2025
Para

PD nis aksionin që në seancën e parë, shpalos fletushka me akuza/ Deputetët bllokojnë foltoren

TË GJITHA

Masakra e Shkodrës u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, ja dëshmia e tij

13:24 : 12/09/2025

Bajram Begaj dekreton Edi Ramën si kryeministër, do mbajë përgjegjësi dhe për ministren “Diella”

13:07 : 12/09/2025

Serat e kanabisit në Berat/ GJKKO kalon pas 9 muajsh dosjen për gjykim me 17 të pandehur

12:53 : 12/09/2025

EMRI/ Po ndiqeshin nga policia, dy të rinj shqiptarë përplasen me shtyllën në Itali, njëri humb jetën

12:41 : 12/09/2025

“Divorc” me nisjen e Kuvendit/ Zegjine Çaushi: Historia me Gaz Bardhin ka mbaruar!

12:27 : 12/09/2025

Kulisat/ Si mbetën jashtë qeverisë “çunat e Belës”, Ceno dhe Klevisi

12:15 : 12/09/2025

Rama ironizon PD-në me “Diellën”/ Bardhi: Ajo është pseudonimi i Linda Ramës, pyete për AKSHI-n

12:00 : 12/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com