• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Familjarët kërkojnë rihapjen e hetimeve për vrasjen e ish-gjyqtarit Konomi në Vlorë

19:58 : 12/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Familjarët e Skerdilajd Konomit, gjyqtarit të vrarë në 9 shtator 2011 në qytetin e Vlorës u kërkojnë institucioneve që të zbardhin krimin. Kërkesa vjen për të 14-in vit radhazi nga mos gjetja e autorëve.

Pas SPAK që shpalli mos kompetencën dhe ia kaloi prokurorisë lokale hetimet për vrasjen makabre të gjyqtarit të Vlorës, e cila ia delegoi Prokurorisë së Fierit, edhe kjo prokurori ka pezulluar hetimet.

Për gjetjen e autorëve që u përfshinë në atentatin e telekomanduar ndaj gjyqtarit Skerdilajd Konomi, që u vra në moshën 33-vjeçare, familja e tij bën apel për rihapjen e menjëhershme të dosjes për të cilën kërkojnë transparencë publike si dhe arsyet se përse çështja mbetet e pazgjidhur.

Familja kërkon gjithashtu përfshirjen e ekspertizës ndërkombëtare për hetime të paanshme si edhe rikthimin për hetime nga SPAK.

Në një e-mail të dërguar SPAK-ut, institucioneve të drejtësisë dhe Top Channel, familja e Skerdilajd Konomit shpreh shqetësimin dhe indinjatën për vrasjen e pazbardhur të familjarit, një atentat që e konsiderojnë një akt kriminal që përfaqëson jo vetëm goditjen ndaj një individi, por edhe ndaj sistemit të drejtësisë.

Lexo edhe:

Kush e vrau gjyqtarin Skerdilajd Konomi? Ja çfarë zbulohet në dosjen e tjetërsimeve të tokave në Lalz

Arrestimi i avokatit/ Beçi: Në sallën e gjyqit “Zot” për ekzistencën e veprës penale është gjyqtari

Familja shkruan se kujtimi i gjyqtarit Konomi nuk mund të mbetet thjesht një përvjetor i radhës dhe se nuk mund të pretendohet ndërtimi i një drejtësie të re, nëse krimet ndaj përfaqësuesve të saj mbeten të pazbardhura.

“Institucioni i SPAK-ut është ngritur me qëllimin për të hetuar pikërisht raste ku krimi, korrupsioni, përfitimi i padrejtë dhe ndikimi mbi drejtësinë kanë bashkëjetuar në dëm të qytetarëve dhe shoqërisë.

Nëse SPAK nuk merret me çështje si kjo, atëherë përse ekziston? Kërkojmë nga SPAK, si institucioni kryesor në luftën kundër krimit të organizuar, që ta rikthejë këtë dosje në prioritet të tij. Po ashtu, i bëjmë thirrje Prokurorisë së Përgjithshme, Policisë, KLP dhe KLGJ që të bashkëpunojnë ngushtë për një hetim të thelluar”.

Familja thotë se e bëjnë këtë apel pas një pritjeje dhe frikë të gjatë.

“Sot pas 14 vjetësh pritjeje, frikë dhe heshtje, ne si familjarë kemi vetëm një pyetje për ju. A do të guxojë ndonjëherë drejtësia shqiptare të përballet  me të vërtetën, sado e hidhur apo e rrezikshme të jetë ajo?”.

Duke theksuar se atentati ishte i planifikuar, familja e gjyqtarit të vrarë thotë se heshtja që pasoi nga strukturat shtetërore ka qenë po aq tronditëse dhe e pashpjegueshme. Skerdilajdi, deklaron familja, nuk ishte i përfshirë në asnjë çështje korruptive.

“Ai u vra sepse kishte guximin të kërkonte të drejtën e tij, pronat e trashëguara familjare, të cilat i fitoi përmes një procesi të rregullt gjyqësor”.

Familja bën apel për mbrojtjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve që veprojnë me ndershmëri. /Top Channel

 

Etiketa: familjaretgjyqtariSkerdilajd Konomi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kush e vrau gjyqtarin Skerdilajd Konomi? Ja çfarë zbulohet në dosjen e tjetërsimeve të tokave në Lalz

22:15 : 22/10/2025
AKTUALITET

Arrestimi i avokatit/ Beçi: Në sallën e gjyqit “Zot” për ekzistencën e veprës penale është gjyqtari

22:16 : 20/10/2025
AKTUALITET

Të vërtetat që morën me vete gjyqtarët e vrarë për çështjen e pronave/ Pse u vra Konomi dhe Koçi?

21:50 : 14/10/2025
AKTUALITET

Si u kthye Gjykata e Apelit në skenë krimi/ Dalin detaje të reja nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja

15:45 : 14/10/2025
AKTUALITET

“Rritet zemërimi kundër reformës në drejtësi në Shqipëri”/ Media amerikane shkrim për vrasjen e gjyqtarit Kalaja

10:42 : 13/10/2025
AKTUALITET

Drejtësia që prodhoi padrejtësinë

21:05 : 12/10/2025
Para

Sara Mile nuk di as të votojë, Fadil Nasufi e instruktoi për ‘pro’-në ndaj Peleshit/ VIDEO

TË GJITHA

Horoskopi, 24 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 23/10/2025

Bushati: Raporti i ODIHR tregon vetëm majën e ajsbergut, nuk pati ndarje të partisë nga shteti

22:52 : 23/10/2025

“Mori vilë ngjitur me Ramën”, Hoxha: Martinaj u bë armik publik dhe kundërshtar i qeverisë

22:47 : 23/10/2025

“Familja e di se Vis Martinaj është futur në grackë”, Dervishi: E thirrën te vila e Avdylajve

22:40 : 23/10/2025

“Djalin e kam në Austri, vajza do më iki”, qytetarët ndajnë historitë e tyre me Florjan Binajn

22:32 : 23/10/2025

Sabotim i SPAK-ut? Korreshi: Pajisja e AKEP ka përgjuar Task Forcë-n e ngritur për zgjedhjet

22:31 : 23/10/2025

“Ndërkombëtarët janë arbitër shumë i keq”/ Lubonja: Na konsiderojnë shtet të dorës së dytë

22:22 : 23/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com