• Kontakt
Friday, October 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Euro bie në një minimum të ri historik në vlerën e 97 lekëve

20:31 : 12/09/2025
në AKTUALITET, EKONOMI

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka mbyllur javën me një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye të premten me 97 lekë.

Presionet nënçmuese mbi kursin e Euros vazhdojnë të jenë të forta edhe pas kalimit të të periudhës së që përbën pikun e sezonit veror, në periudhën korrik-gusht. Pas një rritjeje të përkohshme në ditët e fundit të gushtit, kursi i Euros i është kthyer sërish rënies, në nivele edhe më të ulëta.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, kjo dëshmon praninë e një oferte të lartë të valutës në treg. Në vitet e fundit, sezoni turistik është zgjatur në kohë dhe vlerësohet se kjo sjell prurje më të larta valutore.

Të dhënat e tërthorta këtë vit dëshmojnë një ngadalësim të ndjeshëm të rritjes së numrit të turistëve të huaj, ndërsa vlerësimet e operatorëve turistikë për këtë sezon veror në përgjithësi nuk kanë qenë shumë entuziaste.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 3 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Këmbimi valutor 2 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Të dhënat e Bilancit të Pagesave treguan se prurjet neto nga turizmi për 6-mujorin e parë të vitit u rritën me më pak se 8%, shifër kjo ndjeshëm më e ulët krahasuar me vitin e kaluar.

Në tërësi, deficiti i llogarisë korrente u rrit për tremujorin e dytë të vitit, me 19% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Por, për të gjithë 6-mujorin 2025, deficiti i llogarisë korrente ngelet në rënie, me një vlerë totale prej 561 milionë eurosh ose 3.1% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Prurjet valutore duket se janë të qëndrueshme. Një faktor tjetër me peshë në rritje gjatë viteve të fundit ka qenë rritja e investimeve të huaja direkte, sidomos në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për 6-mujorin e parë treguan se rritja është ngadalësuar ndjeshëm, me vetëm 1% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Në perceptimin e agjentëve të tregut, gjithashtu prurjet informale të valutës vazhdojnë të kenë gjithashtu ndikim në rritjen e ofertës së euros dhe në zhvlerësimin e monedhës europiane ndaj Lekut.

Nga ana tjetër, rënia e Euros dhe forcimi i monedhës vendase në vitet e fundit është ndikuar paralelisht edhe nga politika fiskale më shtrënguese, me ulje të deficitit buxhetor dhe të borxhit publik.

Për të tretin vit radhazi, balanca buxhetore po qëndron pozitive në pjesën më të madhe të të vitit. Mbështetur në të dhënat e Ministrisë së Financave, në fund të 7-mujorit suficit buxhetor kishte vlerën e 31.6 miliardë lekëve. Megjithatë, suficiti paraqitet në nivele më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në rënie me 42%./Monitor

Etiketa: eurokembimi valutor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 3 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:03 : 03/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 2 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:04 : 02/10/2025
AKTUALITET

Në Shqipëri duhet të punosh dy dekada për një banesë, më shumë se kudo në Europë

08:23 : 01/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 1 tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:11 : 01/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 30 shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:15 : 30/09/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 29 shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:09 : 29/09/2025
Para

Dielli dhe Diella

TË GJITHA

EMRI/ Vrasje me armë zjarri në Lezhë, viktima ka edhe shenja dhune

19:29 : 03/10/2025

Vuçiç: Të gjithë po përgatiten për luftë

19:17 : 03/10/2025

Gjendet një person i vdekur nga banorët e zonës në Tale të Lezhës

19:04 : 03/10/2025

Lëvizja Bashkë nxjerr Arlind Qorin si kandidat për bashkinë e Tiranës

19:00 : 03/10/2025

“Shenjë autoritarizmi”/ Rama synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

18:54 : 03/10/2025

Batutat e Ramës me Macron për Trumpin, reagon Shtëpia e Bardhë

18:43 : 03/10/2025

Rama: Bajram Begaj e ka firmosur me vullnetin e tij dekretin për zgjedhjet

18:42 : 03/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com