• Kontakt
Thursday, September 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Bëja edhe punën e mekanikut”/ Punonjësja humb gishtat në fabrikën e letrës “Elisabet” në Korçë

21:07 : 11/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Emisioni “Stop” shkoi në Korçë, pasi në 9 prill 2025 ka ndodhur një aksident në fabrikën e letrës “Elisabet”, ku punonjësja Daniela Lika ka humbur dy gishta.

Daniela tregon, se prej 8 vjetësh punon në këtë fabrikë, por atë ditë u dëmtua nga një makineri, duke ndihmuar një kolege. Sipas Danielës, ajo nuk është e vetmja, që është dëmtuar në vendin e punës.

“Kam punuar në fabrikën e letrës ‘Elisabet’, ku kam pësuar një aksident. Prej tetë vitesh jam punëtore aty. Punoja prej kohësh punë edhe që nuk më takonin. Isha paketuese në picetë, ndërkohë që bëja punë edhe që nuk më takonin. Bëja edhe gjëra mekanike që s’më takonin. Si çdo mëngjes shkoj në punë dhe marrin orarin e punës, ndez makinerinë, më thërret kolegia që ka probleme makineria. Më thanë që shko rregulloje. Ne thjesht mësoheshim nga mekanikët më të vjetër, e pashë defektin e makinerisë dhe i thashë koleges ‘mos shtyp gjë se po fut duart për ta rregulluar’, ajo shtypi makinerinë.

Kam dëmtuar dy gishta. Tek kjo fabrikë nuk është hera e parë që ndodhin aksidente dhe nuk është hera e parë që ndodhin aksidente sepse në atë pozicion pune ku unë punoja pësoi aksident edhe një person tjetër. Mua pronari më detyroi që të rrija në vendin e atij. U lajmërua policia dhe Inspektorati i Punës dhe pa ardhur ata  pronari kishte futur duart në makineri, kurse kolegia tjetër kishte pastruar makinerinë dhe për këtë gjë di që kanë marrë gjobë.

Bëra denoncim në polici, e cila e çoi në prokurori dhe kjo e fundit për gjykim. Pata një komunikim me pronarin dhe më tha që çdo gjë do e zgjidhim nga ana njerëzore të mos e çojmë në gjykatë. Më thanë që do të më ndihmonin dhe që çdo muaj do të më jepnin 300 mijë lekë për të më ardhur disi në ndihmë. Nuk mi ka dhënë”, tha qytetarja.

Lexo edhe:

Në kërkim për mashtrim, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohen 3 persona në Qafë Thanë e Kapshticë

Vodhi para në një lokal, arrestohet 25-vjeçari në Korçë

Pronari i fabrikës, Gjergji Zhidro, thotë se në momentin, që ndodhi aksidenti është njoftuar Inspektoriati i Punës dhe Policia dhe subjekti u gjobit me 40 mijë lekë.

Për çështjen e dëmtimit në vendin e punës të zonjës Daniela Lika, në fabrikën e letrës në Korçë, emisioni “Stop” shkoi në fabrikë për të parë nga afër të situatën. Punonjëset dëshmojnë të njëjtën gjë.

Punonjëset e paketimit duken se bëjnë edhe rolin e mekanikut dhe trajnimi për makinerinë, është bërë vetëm në letër.

Gazetarja – Këtu ka ndodhur?

Daniela Lika – Këtu poshtë. Isha këtu, ndërkohë më thërret punëtorja, ec, se s’punon mirë, që ndërkohë makineria punonte mirë. Vij ta shikoj, ishte ok. Më thotë Thomai, ( përgjegjësi) çfarë ke, pse e ke mbyllur. I them, më shqetësoi punëtorja, ta shikoj.

Gazetarja – Ku të priten gishtat ty?

Daniela Lika – Këtu poshtë. Kjo nuk ishte. E tërheq makinerinë, pronari ishte aty, dhe ndërkohe vë dorën tjetër, që ta tërhiqja. Punëtorja tjetër, që vë këtë, kur kjo vjen këtu, ulet procesi dhe kjo më goditi dorën. Ndërkohë, po merresha me pronarin dhe i them, e kam prekur është fizikisht, mos shtyp gjë Gloria, se kemi duart. Bëja punën e mekanikut, edhe punëtorja, që më dëmtoi mua dorën, ka zënë dhe kokën e saj, flokët.

Pronari Gjergji Zhidro – Sipas kësaj.

Punonjësja Daniela Lika – Ah, sipas meje?

Pronari Gjergji Zhidro – Po!

Punonjësja Daniela Lika – I kam të gjitha me audio, gënje, sa të duash!

Gazetarja – Ke bëre trajnim? Për këto pajisje, keni bërë?

Punonjësja – E kemi firmosur.

Gazetarja – Epo s’keni bërë, e keni firmosur!

Gazetarja – Ke bërë trajnim?

Punonjësja – Dy javë kam qenë në provë.

Gazetarja – Edhe ke mësuar me dy javë? Bravo! Ke bërë trajnim?

Punonjësja – Ja, dy ditë.

Pronari Gjergji Zhidro – Trajnim moj, a ju kemi thënë…?

Gazetarja – Po, po, po… Ti, ke bërë trajnim ti?

Punonjësi – Jam mekanik.

Gazetarja – Je mekanik ti…

Pronari Gjergji Zhidro – Kur ndalon makineria…

Gazetarja – Po!

Pronari Gjergji Zhidro – E kanë detyrim, edhe sikur është në punë, duhet të shuajnë makinerinë, edhe s’ka punë, të fusë dorën ajo aty. Nuk futet dora, edhe të duash ta fusësh, nuk e di, si e ka futur.

Punonjësja Daniela Lika – Kjo nuk ishte kjo mbrojtëse.

Pronari Gjergji Zhidro – Makinerinë, tjetri e ka bërë pa këtë! Unë ia kam vënë tashi, që ndodhi me ty!

Gazetarja – Ti punën tënde e ke deri këtu, te paketimi. S’ke punë këtu. Këtu ka mekaniku.

Përtej procedurës ligjore, “Stop” interesohet dhe për një dëmshpërblim për zonjën, që humbi dy gishtat. Pronari i paguan shpenzimet e psikologut e po kështu lidhet me një mjek në Selanik, për një ndërhyrje të specializuar.

Nga ana tjetër, vetë Daniela telefonon nga spitali i Selanikut, nga ku ka nisur trajtimin para ndërhyrjes.

“Përshëndetje Odeta! Përshëndetje emisioni “Stop”. Jam Daniela nga Korça dhe si e vendosëm, në datën 1 gusht më shoqëroi Gjergji Zhidro në Selanik, për riekzaminim të dorës time. Në spital “Agio Lucas”. Mos të gënjej kot, nuk e di, se nuk ia di emrin akoma. Po, mjek grek. E pa të arsyeshme, m’u dhanë medikamentet për disa muaj, sepse dora ime është akoma në dhimbje e sipër. Akoma është e ndjeshme nga nervat, mpirjet e saja edhe nuk më lejon, që unë të bëj ndërhyrje. Ndërhyrja do bëhet, nëqoftëse çdo gjë ka ecur në rregull nga medikamentet, do bëhet nga dhjetori. Shumë, shumë faleminderit emisionit “Stop”, sepse falë jush, u mundësua  edhe vajtja ime në Selanik, në Spitalin e Agio Lucas. Ju falenderoj nga zemra! Shumë faleminderit! Kam shumë besim, që unë do rikthehem si kam qenë”, tha Daniela Lika.

Etiketa: Daniela Likaelisabetfabrikafabrika e letresgishtatGjergji ZhidroKorceletrapretpunonjesja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Në kërkim për mashtrim, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohen 3 persona në Qafë Thanë e Kapshticë

13:00 : 10/09/2025
AKTUALITET

Vodhi para në një lokal, arrestohet 25-vjeçari në Korçë

11:53 : 10/09/2025
AKTUALITET

Vdes te Trauma Jorgi Ajredini, familjarët: E kanë vrarë! Kishte konflikt me një djalë që i mori të shoqen

14:27 : 08/09/2025
AKTUALITET

Shpopullimi masiv i vendit, viti i ri shkollor nis me 3726 nxënës më pak në Korçë

19:24 : 07/09/2025
AKTUALITET

Sherri me thika në Korçë/ Gjykata lë në burg vetëm një nga 10 të arrestuarit (EMRAT)

13:23 : 04/09/2025
AKTUALITET

PAMJE TË RËNDA/ Lokali plot me njerëz! Del VIDEO e sherrit masiv në Korçë, thika dhe karrige kokës

15:05 : 03/09/2025
Para

"Kjo është qeveria personale e Ramës, jo e PS-së"/ Bushati: Fituesja e madhe, Belinda Balluku!

TË GJITHA

Horoskopi/ Ky është parashikimi i yjeve për ditën e premte, 12 shtator 2025

22:58 : 11/09/2025

Shehaj: Kandidati jopolitik, e vetmja mundësi që opozita të fitojë në Bashkinë e Tiranës

22:56 : 11/09/2025

Shqipëria me një ministër robot/ Reuters: Rama nuk sqaroi rreziqet nga manipulimi

22:46 : 11/09/2025

Arrestimi i Veliajt/ Kristaq Kume: Këshilli Bashkiak nuk e kreu detyrën e tij sipas ligjit

22:33 : 11/09/2025

Polonia dislokon 40,000 trupa në kufirin me Bjellorusinë dhe Rusinë

22:29 : 11/09/2025

Bushati: Opozita nuk duhet të hyjë në zgjedhjet e Tiranës, por janë budallenj si demi

22:18 : 11/09/2025

Emërimet e ministrave të rinj, Lubonja: Kriteri i Ramës, ‘kush është më i binduri’!

22:09 : 11/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com