• Kontakt
Thursday, September 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Automjetet elektrike dhe sfidat për të përmbushur objektivat e CO2 të BE-së

09:39 : 11/09/2025
në AKTUALITET, NDRYSHE

Prodhuesit e makinave kanë qenë prej vitesh në kundërshtim me zotimet e Bashkimit Evropian për të arritur objektivat e shkarkimit zero të CO2  deri në vitin 2050. Që prej shpalljes së Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane nga Komisioni Evropian gati gjashtë vjet më parë, industria ka argumentuar se ambiciet klimatike mund të kërcënojnë konkurencën brenda sektorit.

Në Evropë, prodhuesit e makinave përballen me një sërë sfidash si: detyrimi për të ulur ndjeshëm shkarkimet e CO2; heqja gradualisht nga qarkullimi i makinave me motorë me djegie të brendshme (ICE) deri në vitin 2035; investimi në elektrifikim; si dhe marrja e përgjegjësisë financiare për mjetet në fund të jetës së tyre. Në këtë kontekst, negociatat për objektivin klimatik të vitit 2040, që propozojnë reduktimin e shkarkimeve me 90%, po shtyjnë industrinë drejt rritjes së prodhimit të automjeteve elektrike, pavarësisht pasigurive të blerësve.

Me një traditë mbi njëqindvjeçare në prodhimin e makinave me motorë me djegie të brendshme, sektori evropian ndodhet mes “çekiçit dhe kudhrës”. Ai po përpiqet të përshtatet me tranzicionin e gjelbër duke u dhënë prioritet automjeteve të pastra ndërkohë që lufton për të ruajtur konkurencën globale.

Rregullat aktuale të BE-së parashikojnë një reduktim të shkarkimeve prej 55% deri në vitin 2030 dhe 100% deri në vitin 2035, krahasuar me nivelet e vitit 2021. Eurodeputeti Jens Gieseke ka mbrojtur nevojën për hapje teknologjike, duke sugjeruar përdorimin e karburanteve CO2-neutrale dhe integrimin e motorëve të dekarbonizuar në miksin e teknologjive të së ardhmes, duke e lënë tregun të vendosë mbi efikasitetin dhe kostot.

Lexo edhe:

BE synon të pezullojë pagesat për Izraelin: Ajo që po ndodh në Gazë ka tronditur botën

Rama në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje: Larg qoftë që ne të bëhemi si Gjermania

Ligjvënësit evropianë janë të ndarë mbi këtë çështje, ndërsa Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, përgatitet për një dialog të ri me prodhuesit e makinave më 12 shtator. Një letër e dërguar së bashku nga Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA) dhe Shoqata Evropiane e Furnizuesve të Automobilave (CLEPA) në fund të gushtit paralajmëroi se objektivat e CO2 për makinat dhe furgonët deri në vitin 2030 dhe 2035 janë “të vështira për t’u arritur”.

Transporti përbën 25% të totalit të shkarkimeve të gazeve serë në BE, dhe Komisioni synon një reduktim prej 90% deri në vitin 2050 për të arritur neutralitetin klimatik. Kjo përkthehet në rregulla strikte për makinat e reja të vendosura në treg, ku çdo prodhues duhet të respektojë kufizime progresive të shkarkimeve të CO2.

Megjithatë, sektori automobilistik kundërshton, duke kërkuar më shumë lehtësira për automjetet hibride dhe modelet me motorë me djegie të brendshme me efikasitet të lartë, të cilat ende prodhojnë një sasi të caktuar të CO2.

Tregu i makinave elektrike në Shqipëri

Me sektorin automobilistik evropian që kundërshton objektivat e reduktimit të shkarkimeve të CO2 dhe kërkon shtyrjen e afateve, Shqipëria, si pjesë e tregut, ndikohet nga këto politika.

Nga janari deri në maj 2025, Shqipëria regjistroi për herë të parë 1,665 automjete plotësisht elektrike, një rritje prej 56% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Aktualisht, 23.5% e mjeteve të reja të regjistruara janë plotësisht elektrike, duke sjellë një reduktim të konsiderueshëm të CO2 në mjedis rreth 10,616,760 kg CO2 në vit, dhe mbi 353,892 pemë mjedisore më të shëndetshme.

Flota aktive e mjeteve elektrike në Shqipëri ka arritur 8,043 automjete deri në maj 2025, një rritje prej 26% krahasuar me vitin 2024, duke treguar se tregu shqiptar po nis të përshtatet me trendin evropian të elektrifikimit.

Parametri Janar–Maj 2024 Janar–Maj 2025 Rritja
Mjete all-electric të regjistruara 1,068 1,665 +56%
Pjesa e mjeteve all-electric në regjistrime të reja 18.7% 23.5% +4.8 p.p
Flota aktive e mjeteve all-electric 6,380 8,043 +26%
Ulja e CO2 nga regjistrimet – 10,616,760 kg/vit –

Ky trend tregon se Shqipëria po shkon drejt një infrastrukture më të gjelbër për transportin dhe një ulje të ndjeshme të ndotjes nga automjetet tradicionale. Megjithatë, sfidat mbeten të mëdha, duke përfshirë nevojën për karikues të mjaftueshëm, energji të përballueshme dhe politika fiskale stimulative për blerësit.

“Rritja e përdorimit të rrjetit të karikimit gjatë verës ka qenë mbresëlënëse. Sipas të dhënave të kompanisë icharge, konsumi i energjisë në pikat e karikimit në Shqipëri u rrit ndjeshëm nga maji në gusht 2025, me pikun më të lartë të konsumit në gusht, pothuajse dyfish më i lartë se në maj. Kjo tregon qartë se automjetet elektrike po bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e përditshmërisë në vendin tonë.

Rritja e kërkesës për përdorimin e makinave elektrike ka detyruar icharge të zgjasë rrjetin e saj të karikimit me 50%, veçanërisht në jug të vendit, ku mungesa e infrastrukturës për karikim ishte më e ndjeshme dhe kërkesa po rritej vazhdimisht”– shprehet për Klima Sot, Jon Kalaja, inxhinier elektrik pranë kompanisë iCharge.

Shqipëria ndodhet në një moment kyç, si vend kandidat për në BE, prandaj është e domosdoshme që politikat kombëtare të mbështesin elektrifikimin e transportit dhe të krijojnë kushte për adoptimin e automjeteve me shkarkim zero. Përmbushja e këtyre objektivave do të kontribuojë jo vetëm në përparimin drejt anëtarësimit në BE, por edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe shëndetit publik.

Burimi: Delivering the European Green Deal, DREJTORIA E PËRGJITHSHME E SHËRBIMEVE TË TRANSPORTIT RRUGOR

Jon Kalaja, inxhinier elektrik pranë kompanisë iCharge.

Etiketa: Automjetet elektrikeBECO2klima

Lajme të lidhura

BOTA

BE synon të pezullojë pagesat për Izraelin: Ajo që po ndodh në Gazë ka tronditur botën

09:18 : 11/09/2025
AKTUALITET

Rama në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje: Larg qoftë që ne të bëhemi si Gjermania

14:17 : 10/09/2025
AKTUALITET

Humor nga Ambasadori i BE-së/ Kërkon transparencë dhe meritokraci në KLP

13:23 : 10/09/2025
BOTA

REL: Fyerjet e Vuçiçit ngrenë në këmbë BE-në

11:59 : 10/09/2025
AKTUALITET

Varfëria në qytetet e mëdha të Shqipërisë dyfishi i mesatares së BE-së

09:30 : 10/09/2025
BOTA

Çfarë pasojash mund të ketë kriza qeveritare e Francës për BE-në?

11:27 : 09/09/2025
Para

Dosja ‘Veliaj’, Etleva Deda caktohet gjyqtare e seancës paraprake

TË GJITHA

GJKKO lë në arrest shtëpie avokatin Besart Logu

12:48 : 11/09/2025

Edi Rama zbulon EMRAT e ministrave të kabinetit të ri qeveritar/ Belinda Balluku zv/Kryeministre

12:42 : 11/09/2025

Problemet me pushtetin lokal, Rama propozon krijimin e komisionit të etikës

12:32 : 11/09/2025

Dorëheqja e Ermal Dredhës, Rama: Dembelizëm ndaj popullit të Vlorës nga njerëz të pa fe

12:28 : 11/09/2025

Rama propozon Niko Peleshin si kryetar të Kuvendit. Taulant Balla kreu i grupit të PS

12:10 : 11/09/2025

Rama ndan komisionet parlamentare ja kë do të drejtojnë shumica dhe opozita

12:05 : 11/09/2025

Cilat janë 5 riorganizimet që kërkoi Rama në Asamblenë e PS

11:58 : 11/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com