• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vdes te Trauma Jorgi Ajredini, familjarët: E kanë vrarë! Kishte konflikt me një djalë që i mori të shoqen

14:27 : 08/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spitalin e Traumës në Tiranë, 58-vjeçari Jorgi Ajredini nga fshati Rëmbec i Maliqit, i cili prej ditësh ishte në gjendje kome.

Ai u dërgua më datën 13 gusht në spitalin e qytetit të Korçës me plagë të rënda në kokë, por për shkak të gjendjes kritike ku ndodhej, u dërgua për mjekim më të specializuar tek Trauma, ku sërish nuk arriti do t’u mbijetonte plagëve të marra.

Policia e Korçës e referoi ngjarjen si një ngjarje aksidentale, ku dyshimet paraprake ishin që plagët e shkaktuara në kokën e 58-vjeçarit ishin nga goditja e kalit.

Ndërkohë familjarët e viktimës kanë ngritur pretendime se ngjarja nuk është aksidentale, por kriminale. Sipas tyre, 58-vjeçari u gjet në një kanal pranë fushës së sportit të fshatit Rëmbec, me disa plagë në kokë, konkretisht në ballë dhe pas veshëve të viktimës.

Pretendimi i familjarëve është se Jorgi Ajredini është goditur me sopatë nga një banor i fshatit, me të cilin ka pasur konflikt rreth 1 viti më parë për motive familjare.

Lexo edhe:

Itali/ Burri dorëzohet në polici: Po nuk më arrestuat do vras gruan

Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet 25-vjeçari në Korçë

Një element që ngre dyshime është dhe një bisedë e shkurtër që i plagosuri ka pasur me njërin prej vëllezërve të tij, Agustin Ajredinin, të cilit i ka pohuar se e ka goditur një person i shkurtër nga Pogradeci. Ky ka qenë komunikimi i fundit i 58-vjeçarit me familjarët e tij, pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe ai ra në gjendje kome.

“Kam qenë në Rëmbec bashkë me vëllanë. U ndamë aty. E gjeta duke pirë ndonjë gotë te muzeumi, tek klubi. Vëllai mori kalin dhe shkoi ta lidhte në jonxhë, unë ika në shtëpi. Vjen kushëriri, më zgjon dhe më thotë: “Është goditur vëllai nga kali.” Shkuam 45 minuta para se ta nisnin në Tiranë. E pyeta vëllain dhe më tha: “S’më ka goditur kali, por një person nga Pogradeci.”. Shkova në Tiranë një ditë, të nesërmen e denoncova në Maliq. Çështja ishte shumë e rëndë. Ishte në gjendje kome, doktorët e ngritën lart, sepse ishte pak më mirë. “Më goditi,” tha vëllai, por s’qe i vetëdijshëm. Pastaj vajti prapë poshtë dhe e ngritën përsëri. Fundi ja ku është… Me pak fjalë e kanë goditur. Në vendin që duhej lidhur kali nuk ishte kali; ai duhej të ishte në jonxhë. Atij i bënë pritë. Kur tha “më goditën” tha edhe “një i shkurtër nga Pogradeci”. Këtë e tha vetë. Dua të vërtetën. Policia s’ka bërë asgjë”,– tha Agustin Ajredini, në një prononcim për mediat.

“Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rëmbec të Korçës. E gjetën kushërinjtë tanë dhe e sollën në Korçë. U tha se e kishte goditur kali. Vëllain e gjetën të hedhur në kanal, në dy vende kishte gjak dhe 4-5 metra më larg gjetën vëllain. E sollën në Korçë. Në kohën që do ta çonin në Tiranë, vëllai tha që nuk e kishte goditur kali, por e kishte goditur një njeri nga Pogradeci. Doli gjak nga goja dhe nuk mundi të fliste dot më. Vetullën e kishte të çarë, pas veshit kishte goditje tjetër dhe në nofull gjithashtu. Kjo vërteton që nuk është goditje kali, sepse ka goditje në disa vende. Këta djemtë që kanë dhënë deklaratat ishin të parët që e gjetën. Ka pasur një konflikt me një djalë nga Rëmbeci, ai u dënua dhe bëri burg. Ishte punë dashurie, ndarje familjare. Vëllait tim ia mori të shoqen ky djalë dhe e goditi me sopatë. Ngjarja ka mbi një vit e gjysmë. Nuk besoj të jetë i njëjti autor, por nga goditjet që pashë janë me sende të rënda, nga ato që pashë unë në spital në Tiranë. Në Tiranë ndenji 15 ditë në koma, mjekët thanë se ishte në gjendje të rëndë. Ekspertiza nuk na dha përgjigje, por prokurorisë së Korçës. Ne po e varrosim vëllain, por duam të zbardhet ngjarja. Nuk e ka goditur kali, 1000%”,– deklaron Ilia Ajredini, vëllai tjetër i viktimës.

Një tjetër dëshmi që ngre dyshime se 58-vjeçari është goditur me sende të forta, vjen nga daja i viktimës, i cili thotë se mjeku që e ka trajtuar në Tiranë, përjashton mundësinë që Jorgo Ajredini të jetë goditur nga kali.

“E çoi djali më përpara. Unë me vëllain e të ndjerit shkova në Tiranë dhe nuk dinin identitetin e nipit tim. Ia dhanë relacionin, infermierët thirrën doktorin. Kur vjen doktori thotë: “Çfarë u bë me këtë djalë? Çfarë e ke ti?” Unë i thashë: “E kam nip.” Ai e ka vëlla. “Si u aksidentua ky person?” tha doktori. Ishte e dyta herë që e kishin goditur këtë djalë; qëlloi i njëjti mjek që kishte qenë edhe herën tjetër kur e kishin goditur. Vëllai tha: “Çfarë u bë këtu, kush e ka goditur?” Ne e informuam se policia e Korçës tha se e kishte goditur kali, por ai na tha se nuk e ka goditur kali, por është goditur me mjete të forta. U nxeh duke shtuar: “Ku është policia e Korçës, pse nuk vjen këtu?” Ne i kërkuam ta shohim, por mjeku na tha: “Nesër do t’ju kontaktoj.” Pas dy ditësh e pamë, ishte në gjendje të rëndë”,– shprehet Kostaq Kosturi, daja i viktimës.

Etiketa: bashkeshortengruanJorgi AjredinikaliKorcemalirrembecTraumavrare

Lajme të lidhura

BOTA

Itali/ Burri dorëzohet në polici: Po nuk më arrestuat do vras gruan

20:19 : 08/11/2025
AKTUALITET

Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet 25-vjeçari në Korçë

16:21 : 08/11/2025
AKTUALITET

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025
AKTUALITET

Përplasi për vdekje 66-vjeçarin në aksin Korçë-Bilisht, arrestohet 38-vjeçari

13:18 : 31/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Aksidenti në Korçë, ky është drejtuesi i motorit që humbi jetën

18:51 : 30/10/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Korçë, humb jetën një person

17:52 : 30/10/2025
Para

Masakra në Shkodër/ Berisha: Bandat kanë licencë për vrasjet nga Rama, disa prej tyre ishin aktivë në fushatë

TË GJITHA

Horokopi për ditën e hënë, 10 nëntor 2025

23:00 : 09/11/2025

Numërohet 1 nga 57 kuti në Cërrik, rezultati paraprak

22:50 : 09/11/2025

Përfundon balotazhi i zgjedhjeve në Kosovë, cila parti do të udhëheqë në cilën komunë (Harta)

22:38 : 09/11/2025

Hapen kutitë edhe në Bashkinë e Matit

22:26 : 09/11/2025

Përfundon numërimi i kutisë së parë në Vlorë, rezultati paraprak

22:23 : 09/11/2025

Nis numërimi i votave edhe në Cërrik, në garë 3 kandidatë

22:11 : 09/11/2025

Numërohen kutitë e para në Tepelenë e Berat, ja kush kryeson

22:05 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com