• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kush e ‘kërcënon’ Serbinë dhe ku furnizohet me armë?

09:41 : 06/09/2025
në RAJONI

“Faktor pengues ndaj çdo agresori të mundshëm nga fqinjësia”.

Kështu e justifikoi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, nevojën për blerje të reja armësh që shqyrtoi, këtë javë, gjatë pjesëmarrjes në një paradë ushtarake në Pekin.

Ai u takua atje me presidentin e Kinës, Xi Jinping, dhe tha se ka shfrytëzuar pjesëmarrjen e tij në paradë për të parë se “çfarë do të ishte interesante të blihej për nevojat e Ushtrisë së Serbisë”.

Serbia bashkëpunon gjerësisht me Kinën në sektorin e mbrojtjes, dhe blerjet e saj të armëve nga ky vend kanë shkaktuar kritika nga Bashkimi Evropian – ku Serbia mëton të anëtarësohet – dhe nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI), Serbia – edhe pse e pozicionuar si ushtarakisht neutrale – ka bërë shpenzimet më të mëdha ushtarake në rajonin e Ballkanit Perëndimor gjatë pesë vjetëve të fundit, duke blerë armatim si nga Perëndimi, ashtu edhe nga Lindja.

Lexo edhe:

Qëlloi me a*më gjahu pas një konflikti në Hamallaj, arrestohet 27-vjeçari/EMRI

Persona me dosje kriminale në mbrojtje të zyrave të partisë së Vuçiçit

Vetëm në vitin 2024, Serbia ndau 2.2 miliardë dollarë për ushtrinë – rreth pesë herë më shumë se Shqipëria, anëtare e NATO-s dhe vendi i dytë në rajon për shpenzime ushtarake.

Kjo shumë përbën 2.6% të Bruto Produktit Vendor të Serbisë.

Kush e “kërcënon” Serbinë?

Si justifikim për armatosjen e Serbisë, Vuçiç shpesh përdor “kërcënimet nga fqinjësia”.

“Të gjithë po armatosen deri në dhëmbë. Po armatosen edhe në rajon, dhe është detyra jonë të mos mbetemi prapa. E tëra çfarë mund t’ju them është se nuk po mbetemi prapa” – ishte një deklaratë e Vuçiqit në janar të vitit 2024.

Ai, shpesh, thotë se Serbia “nuk dëshiron të sulmojë” askënd dhe se është një “faktor paqeje dhe stabiliteti” në Ballkanin Perëndimor, por, në të njëjtën kohë, vendet fqinje i trajton sikur përfaqësojnë “kërcënim” për sigurinë e Serbisë.

“Ne nuk do të prekim askënd, ne vetëm do të mbrojmë territorin dhe integritetin tonë dhe asgjë tjetër”, tha Vuçiç në një deklaratë për mediat serbe në Pekin.

Gjatë të njëjtit fjalim, ai iu referua njoftimit për bashkëpunim ushtarak midis Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat nënshkruan një deklaratë të përbashkët në Tiranë më 18 mars.

Me këtë deklaratë, tri vendet u zotuan për bashkëpunim dhe theksuan rëndësinë e përgjigjeve të përbashkëta ndaj sfidave të sigurisë, kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të tjera.

Duke e komentuar atë, Vuçiç tha se bëhet fjalë për formimin e një aleance ushtarake të drejtuar “kundër Serbisë”.

Qeveria kroate i tha Radios Evropa e Lirë në atë kohë se deklarata e tri shteteve nuk aspiron krijimin e ndonjë aleance ushtarake.

Serbia është e rrethuar nga vende anëtare të NATO-s.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor është e vetmja që nuk ka aspirata për anëtarësim në aleancën e Atlantikut të Veriut.

Ndërsa Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë anëtare të NATO-s, Bosnje e Hercegovina dhe Kosova synojnë të anëtarësohen.

Serbia, gjithashtu, kufizohet me Kroacinë, Hungarinë, Rumaninë dhe Bullgarinë – që të gjitha anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Krahasimi me Kroacinë

Në deklaratat e tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, u ka kushtuar vëmendje të veçantë edhe aftësive ushtarake të Kroacisë fqinje.

Marrëdhëniet midis dy vendeve kanë qenë të tensionuara viteve të fundit – me akuza të shpeshta midis zyrtarëve nga Beogradi dhe Zagrebi.

“Serbia po sheh se çfarë ka ushtria kroate”, tha Vuçiç më 23 qershor, pasi mori pjesë në një seancë të kolegjiumit të zgjeruar të shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë.

Ai e përmendi Kroacinë edhe pasi Serbia u dakordua me Francën, në vitin 2024, për të blerë avionë luftarakë francezë, Rafale.

“Kur ata blenë 12 Rafale, ishte një lajm i mirë për rajonin, dhe tani që Serbia i blen, është një tragjedi. E, në këtë po marrin pjesë edhe mediat tona”, tha Vuçiq në gusht të vitit 2024.

Sipas të dhënave të SIPRI-t, Serbia, atë vit, ndau rreth 700 milionë dollarë më shumë se Kroacia për ushtrinë.

Ajo kishte ndarë më shumë edhe në katër vjetët e mëparshëm.

Ku furnizohet Serbia me armë?

Të dhënat se sa dhe çfarë importon dhe eksporton Serbia mbahen sekrete dhe nuk mund të shihen në bazën e të dhënave të Zyrës së Statistikave të Republikës, pasi ato i nënshtrohen zbatimit të rregullave të konfidencialitetit të të dhënave.

Serbia mbështetej shumë në armët ruse deri në pushtimin rus të Ukrainës.

Megjithatë, ajo i ndaloi këto blerje pasi filloi pushtimi në shkallë të plotë, në shkurt të vitit 2022.

Edhe pse mbështet në mënyrë deklarative integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, Beogradi zyrtar nuk iu bashkua sanksioneve kundër Rusisë, pavarësisht thirrjeve nga Brukseli dhe Uashingtoni.

Pajisjet e fundit që mbërritën në Serbi nga Rusia, dy vjet pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, ishin sistemi anti-dron Repelent.

Ato ishin pjesë e një blerjeje të kontraktuar dhe të paguar qysh më herët, por që nuk mund të dorëzoheshin pikërisht për shkak të luftës në Ukrainë.

Për shkak të rrethanave të reja gjeopolitike dhe luftës në Ukrainë, Serbia iu drejtua Kinës, prej ku bleu dronë luftarakë dhe sistemin raketor anti-ajror FK-3.

Në prill, Serbia nënshkroi një marrëveshje të re bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes me Hungarinë fqinje – anëtare e BE-së dhe NATO-s – për të cilën Vuçiç shpreson se mund të shërbejë si hap drejt krijimit të një aleance ushtarake./REL

Etiketa: ArmeVucic

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qëlloi me a*më gjahu pas një konflikti në Hamallaj, arrestohet 27-vjeçari/EMRI

09:55 : 06/09/2025
RAJONI

Persona me dosje kriminale në mbrojtje të zyrave të partisë së Vuçiçit

22:04 : 05/09/2025
BOTA

Udhëheqja e Kishës Serbe në shërbim të regjimit të Vuçiçit

11:15 : 05/09/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Drogë dhe kallash, arrestohen dy persona në Dibër

13:48 : 04/09/2025
AKTUALITET

Tiranë/ I riu kapet i armatosur me pistoletë, tenton të arratiset sapo sheh Policinë (EMRI-VIDEO)

10:37 : 04/09/2025
AKTUALITET

Deklarata e Ramës në Bled, sinkron me ‘Rendin e Ri Botëror’ të Pekinit!

19:30 : 03/09/2025
Para

Qëlloi me a*më gjahu pas një konflikti në Hamallaj, arrestohet 27-vjeçari/EMRI

TË GJITHA

Përplasi me makinë 2 të mitur me skuter, arrestohet 18-veçari pa patentë në Tiranë

13:18 : 06/09/2025

Nga “presioni” te “mashtrimi”/ Si e “baltosi” Sokol Sadushi garën për zëvendësin e Holta Zaçajt në Kushtetuese  

12:58 : 06/09/2025

Të dhënat: Një në pesë “të punësuar” punojnë pa pagesë pranë familjes

12:39 : 06/09/2025

700 ditë pengje të Hamasit/ DW: Të afërmit nuk humbasin shpresën

12:31 : 06/09/2025

I dënuar në Gjermani, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova në Morinë

11:48 : 06/09/2025

Reformë ruso-kineze në drejtësi nga Rama-Charles-Soros

11:29 : 06/09/2025

E rëndë në Divjakë! I moshuari i gjendet i vetë*arur në banesë 

11:25 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com