• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bashkia e Peqinit rrethon rrugën mijëravjeçare Egnatia me asfalt, kryebashkiaku s’pranon kritikat

19:28 : 06/09/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Studiuesi Auron Tare ka ngritur alarmin për rrezikun që i kanoset rrugës historike “Egnatia” nga Bashkia e Peqnit, e cila çuditërisht krenohet me faktin që po rrethon dhe “kërcënon” me asfalt segmentin që u përdor nga perandorët e sulltanët ndër shekuj në nismat e tyre që shkruan historinë.

Kryebashkiaku i Peqinit, Bukurosh Maçi, çmendurisht beson se asfaltimi i dy anëve të rrugës historike është restaurim dhe në të mirë të ekzistencës së mëtejshme të “Via Egnatia”.

“Loti i parë i restaurimit në Via Egnatia është drejt përfundimit! Po ruhet autenticiteti i strukturës origjinale, duke i dhënë jetë gurëve që mbajnë mbi supe histori të pafundme. Kjo rrugë nuk është thjesht infrastrukturë, por një xhevahir i trashëgimisë kulturore të Peqinit dhe Shqipërisë”,– shkruan Maçi në rrjetet sociale, duke ndarë foto nga masakra në dëm të Trashëgimisë  Kulturore në Shqipëri.

Studiuesi Tare i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të ndërhyjë për të ndaluar këtë marrëzi të Bashkisë Peqin, që të shpëtohet pa qenë vonë pjesa e Rrugës Egnatia që shtrihet në Shqipëri, një ndër 10 rrugët më të rëndësishme te civilizimit europian.

“Z. Kryeminister! Vini dorë ju lutem vini dorë për të ndërhyrë dhe  për të ndaluar këtë masakër në dëm të Trashëgimisë  Kulturore në Shqipëri. Përpos fakti që po bëhemin qesharakë në sytë të botës,  po shkatërrojmë edhe atë pasuri që kemi trashëguar ndër shekuj.

Lexo edhe:

FOTO/ Egnatia prezanton prurjen e re në skuadër

Aksidenti me dy të vdekur në Peqin, PAMJET e mjetit që u përplas tek shkallët e një banese

Trashëgimia jonë Kombëtare nuk mund të trajtohet në këtë mënyrë megjithë dëshirën e mirë që mund të jetë arsyeja e këtyre nderhyrjeve kaq qesharake dhe absurde. Rrënimi i institucioneve kombëtare të Trashëgimisë dhe futja e OJF, firmave  dhe Institucioneve që nuk kanë kapacitete po sjell dëme të pa kthyeshme në Trashëgimi.” – shkruan Auron Tare.

Më tej studiusi vijon me vlerat historike që mbart rruga Enatia ku shkruan: “Via Egnatia një ndër 10 rrugët më të rëndësishme te civilizimit europian. Rruga ku shkelen legjionet romake gjatë Luftës Civile te Cezarit dhe Pompeut. Rruga ku shkelen Perandorët e cdo epoke Imperiale nga Roma drejt Konstandinopojes. Nga ku etërit e Kishës sollën mesazhet biblike prej Jeruzalemit. Nga ku kultura e Orientit mbriti në Europë. Rruga nga ku barbarët rrënuan civilizime por pa e shkatërruar atë. Rruga e  Kryqëzatave që  vërshuan drejt Lindjes. Udha prej ku  Sulltanët  hijerëndë Otomanë vërshuan drejt Europës së Krishterë.  Via Egnatia trashëgimia europiane që fati e bëri të kalonte mes nesh nuk mund të përfundojë e mbytur me asfaltin e injorancës”

Tare përpiqet të edukojë Bashkinë Peqin, duke sjellë shembullin e vendeve ku kalon Rruga Egnatia dhe se si është ruajtur me fanatizëm nga këto vende.

“Shikoni se si fqinjët tanë janë kujdesur për këtë copë të trashëgimisë Europiane. Maqedonia, Greqia e ruajnë me fanatizëm. Shikoni si Italia e restauron dhe e mbron Via Apian simotrën e Egnatias që vinte nga Roma drejt Brundisiumit për tu lidhur me Egnatian. Via Egnatia është  Udha jonë për në Europë. Ju lutem vini dorë përpara se Europa të na shikojë me perbuzje për këto që po bëjmë ndaj Trashëgimisë së saj”,– përfundon Tare.

Por duket se kryebashkiaku Bukurosh Maçi nuk i pranon kritikat, teksa në një prononcim për mediat thotë se konturimi me asfalt i Rrugës Egnatia e bën atë të pavdekshme. Ai i konsideron keqdashëse kritikat dhe thotë se që përveç shfrytëzimit për turizëm, rruga përdoret edhe nga banorët e zonës.

“Aty kanë qenë të gjithë në gjithë këto vite dhe nuk e kanë përmendur asnjëherë Peqinin kur ishte i mbuluar nga ferrat dhe kur as nuk njihej si vend. Sot që në punojmë ngrihen e bëjnë vërejtje. Keqdashës s’na lënë të bëjmë punën, ne po i nxjerrim në pah vlerat arkitekturore. Unë i kam kërkuar edhe Auronit ndihmë dhe mbështetje për të ruajtur arkelolgjinë e zonës madje kam trokitur në çdo institucion. Peqini nuk ka pasur vëmendje asnjëherë. Tani me asfaltin, a kam bërë mirë a kam bërtë keq s’e di. Asfalti aty është dhe hiqet, por e mbron rrugën dhe e bën të pavdekshme. Unë kam menduar që rruga të shfrytëzohet edhe për turizëm por të kenë akses edhe banorët aty, sepse ajo është zonë e banueshme. Aty është një urë mbi 2400-vjeçare e kemi ruajtur se është gati në të shembur. kemi bërë thirrje që të mirëmbahet”, – deklaron Maçi

Etiketa: asfaltauron tarebashkia peqinBukurosh MaçiegnatiapeqinrrugaRruga “Egnatia”

Lajme të lidhura

SPORT

FOTO/ Egnatia prezanton prurjen e re në skuadër

18:09 : 02/09/2025
AKTUALITET

Aksidenti me dy të vdekur në Peqin, PAMJET e mjetit që u përplas tek shkallët e një banese

10:20 : 31/08/2025
AKTUALITET

Aksident tragjik në Peqin! Makina del nga rruga, ndërrojnë jetë dy të rinj/ EMRAT

08:14 : 31/08/2025
AKTUALITET

Auron Tare tallet me Blendi Gonxhen: Përdor fotot nga Kina si të Shpellës së Himarës

10:52 : 28/08/2025
AKTUALITET

Pas 15 vitesh zvarritje, Rama reklamon asfaltin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë

17:47 : 19/08/2025
AKTUALITET

Aksidentoi disa makina në Durrës, arrestohet efektivi i Forcave “Shqiponja”, refuzoi testin e alkoolit

13:42 : 19/08/2025
Para

Ortaku i Çuçit, Eral Myftaraj gllabëron paratë publike prej vitesh

TË GJITHA

Horoskopi, e diel, 7 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 06/09/2025

Shqiptarët të fiksuar pas duhanit, renditen të dytët pas maqedonasve

22:46 : 06/09/2025

VIDEO/ Tensione në “Astir”, disa persona përplasen me policinë, ka arrestime

22:35 : 06/09/2025

“Ishin 4 agjentë”/ Mësuesi rrëfen se si u zhvatën banorët e Divjakës nga “firmat piramidale” online

22:23 : 06/09/2025

The Telegraph: Vjosa në rrezik serioz, kompanitë e papërgjegjshme të naftës e ndotin sistematikisht

22:09 : 06/09/2025

Vrasje me armë zjarri në Kosovë, viktima dhe autori ndodheshin brenda një makine (EMRAT)

21:52 : 06/09/2025

Pse super të pasurit po zgjedhin Italinë

21:35 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com