• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

ATM-të në zonat turistike, pse komisionet për tërheqje janë më të larta?

08:40 : 06/09/2025
në AKTUALITET, EKONOMI

Komisionet për tërheqjen e parave nga ATM-të janë bërë në disa raste objekt ankesash, sidomos nga turistët e huaj. Bankierët shpjegojnë se paraja fizike ka gjithmonë kosto të lartë, sidomos kur bëhet fjalë për ATM të vendosura në zona turistike. Ata këshillojnë minimizimin e tërheqjeve të parasë cash, duke paguar sa më shumë të jetë e mundur me kartë në terminalet POS.

Rritja e numrit të turistëve të huaj në Shqipëri ka sjellë një nevojë të shtuar për shërbime financiare të pagesave.

Në përgjigje të kësaj kërkese, sistemi financiar ka zgjeruar infrastrukturën e instrumenteve të pagesave. Në vitet e fundit mund të perceptohet qartë rritja e numrit të ATM-ve apo terminaleve POS për pagesa me kartë në biznese.

Megjithatë, në disa raste, kostot e larta për tërheqjet cash në ATM nga zotëruesit e kartave të lëshuara nga institucione të huaja financiare janë bërë objekt pakënaqësie nga turistët e huaj ose shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe përdorin kartat e tyre bankare për të tërhequr para në Shqipëri.

Madje, së fundmi, edhe Autoriteti i Konkurrencës i ka rekomanduar Bankës së Shqipërisë të kontrollojë metodologjinë për llogaritjen e komisioneve për tërheqjet në ATM, si për kartëmbajtësit vendas ashtu edhe për ata të huaj, duke përfshirë edhe përqindjen (mark-up) për shërbimin e Këmbimit Dinamik të Valutës (DCC), nëse praktikat e ndjekura nga bankat janë në përputhje me aktet rregullatore në fuqi.

Lexo edhe:

Meloni në telashe për emigrantët, gjyqtarët miratojnë masa të rrepta ndaj kampeve në Shqipëri

Goditet rrjeti i kontrabandës së karburantit në Greqi, skemë me eksporte fiktive drejt Shqipërisë

Ekspertët e sistemeve të pagesave shpjegojnë për “Monitor” se ofrimi i tërheqjes së parasë cash është një shërbim që ka kosto të larta, për disa arsye.

Për të mbajtur një ATM jashtë mjediseve të bankës duhet paguar një qira për vendndodhjen, duhet paguar energjia elektrike për funksionimin dhe rrjeti i komunikimit për të shkëmbyer informacionin me qendrën e procesimit dhe me bankën.

Rimbushja e ATM-së ka gjithashtu kosto të mëdha për transportin, ruajtjen dhe siguracionin e parasë cash.

Paraja e mbajtur gjendje në ATM ka gjithashtu edhe një kosto oportune, sepse ndryshe banka mund ta investonte dhe të përfitonte të ardhura prej saj.

Kur bëhet fjalë për përdorimin e një ATM-je jashtë vendit, rrjeti i kartës (Visa, Mastercard, etj.) duhet të kalojë transaksionin përmes kanaleve ndërkombëtare të pagesave.

Banka lokale që zotëron bankomatin paguan tarifa rrjeti dhe kosto përpunimi për çdo tërheqje.

Në këto raste, banka që zotëron bankomatin nuk ka marrëdhënie direkte llogarie me kartëmbajtësin, ndaj ajo merr tarifa ndërbankare nga banka e klientit, plus një tarifë shtesë të vetën.

Në rastet kur monedha e tërheqjes është e ndryshme me monedhën e llogarisë së kartëmbajtësit, banka që operon bankomatin mund të ketë rrezik në shlyerjen valutore, sepse transaksioni përpunohet pas 1-2 ditësh.

Për këtë arsye, ato aplikojnë një komision për të mbuluar ndryshimet e mundshme të kursit ose për të fituar nga procesi i këmbimit.

Si funksionojnë komisionet e ATM-ve

Irida Huta, kryetare e Komitetit Ndihmës të Pagesave, Kartave, Digjitalizimit dhe Kanaleve Alternative në Shoqatën Shqiptare të Bankave shpjegon për “Monitor” strukturën e kostove të lidhura me tërheqjet e parave nga ATM-të, sidomos në rastin e turistëve të huaj apo në përgjithësi të klientëve që përdorin karta të lëshuara nga institucione të huaja financiare.

Ajo thotë se ofrimi i mundësisë së tërheqjes së parasë cash është një shërbim që ka kosto shumë të larta.

“Që një ATM të mbushet me cash, paraja duhet transportuar, duhet siguruar, duhet ruajtur dhe monitoruar. Pra, paraja cash në vetvete ka një kosto shumë të lartë.

Të ofrosh cash, për më tepër në zona të largëta, siç janë zonat turistike, i shton edhe më shumë këto kosto. Nuk duhet harruar se ATM-ja është pajisje që operohet me standarde të caktuara sigurie, nuk mund të rimbushet nga një njeri i vetëm, por kërkon një grup njerëzish për të mundësuar rimbushjen dhe kontrollin e të gjithë procesit”, – shprehet ajo.

Znj. Huta shpjegon se lidhur me kostot që paguan një individ nga jashtë shtetit kur tërheq para në ATM në Shqipëri ekzistojnë tre elemente.

Elementi i parë është komisioni surcharge.

Ky komision paguhet vetëm nga mbajtësit e kartave të lëshuara nga bankat dhe institucionet financiare jashtë vendit, pra, nuk aplikohet për klientët e sektorit bankar dhe financiar në Shqipëri që përdorin ATM-të brenda vendit.

Ky është komision për shërbimin që të ofron ATM-ja dhe që duhet të mbulojë shpenzimet e nevojshme për funksionimin dhe furnizimin me para cash të ATM-së. Komisioni është fiks dhe në përgjithësi llogaritet në intervalin 700 lekë deri në 800 lekë.

Elementi i dytë, që zakonisht ka edhe peshën më të lartë mbi kostot që paguan klienti, është shërbimi i Këmbimit Dinamik të Valutës ose Dynamic Currency Conversion (DCC).

DCC është kursi i këmbimit që të jep banka për të tërhequr para në një monedhë të ndryshme nga ajo e kartës së pagesës.

Ky shërbim zakonisht funksionon duke shtuar një marzh në përqindje (mark up) mbi kursin e këmbimit ditor që ofron banka.

Ky marzh është zakonisht në nivelin 10% dhe përbën edhe zërin me peshën kryesore në strukturën totale të komisioneve që paguan klienti.

Megjithatë, në këtë rast, për klientin ekziston mundësia e zgjedhjes mes përdorimit të kursit që i jep banka ku tërheq paratë ose përdorimit të kursit që i jep banka e tij, që ka lëshuar kartën.

ATM-të ia japin klientit një mundësi të tillë zgjedhjeje.

Në përgjithësi, klientët zgjedhin opsionin e DCC, sepse në këtë rast, vlera që do t’i mbahet i shfaqet automatikisht në ATM, pra, është transparente dhe e detajuar para se klienti të bëjë tërheqjen.

Nëse klienti do të zgjedhë opsionin e kursit që i ofron banka lëshuese e kartës së tij, shuma e mbajtur nuk mund të llogaritet automatikisht në ATM.

Elementi i tretë i kostove është komisioni i mbajtur nga banka lëshuese e kartës, për tërheqje në ATM jashtë vendit dhe në përgjithësi për tërheqje në ATM të bankave të tjera.

Pra, ky nuk është komision që e mban subjekti që ofron shërbimin e tërheqjes në ATM, por vetë banka e klientit, që ka lëshuar kartën.

Komisioni zakonisht llogaritet në përqindje kundrejt shumës së tërhequr (për shembull, bankat shqiptare, për tërheqje nga ATM-të e bankave të tjera, mbajnë një komision në nivelin 2%-3%), por parashikohet edhe një vlerë fikse minimale, pavarësisht shumës së tërhequr.

Shuma totale që paguan klienti vjen nga tre zërat e mësipërm dhe jo të gjitha komisionet apo tarifat e shërbimit mbahen nga banka që menaxhon ATM-në.

“Duhet kuptuar se kryerja e pagesave me para cash nuk është zgjidhja më e mirë dhe më e leverdishme për askënd.

Tërheqjet cash duhen përdorur vetëm për nevoja imediate, të shpejta, mundësisht aty ku nuk është e mundur të paguhet me kartë, por jo për përdorim si mjet kryesor pagese, jo vetëm për shkak të kostove, por edhe për rreziqet e lidhura me paranë fizike.

Në praktikë, këshilla më e mirë që mund t’u jepet klientëve është të përdorin sa më pak tërheqjet cash.

Kjo, jo vetëm ul kostot për klientin, por njëkohësisht i jep shtysë tregut drejt zgjerimit të pagesave alternative, jo cash.

Ajo që unë rekomandoj është që klienti të paguajë me kartë dhe të tërheqë cash në vlerat minimale të domosdoshme, për ato produkte apo shërbime që nuk mund të blihen me kartë”, – thotë znj. Huta.

Shoqata e Bankave – Kostot e ATM-ve

-Elementi i parë është komisioni surcharge. Ky komision paguhet vetëm nga mbajtësit e kartave të lëshuara nga bankat dhe institucionet financiare jashtë vendit, pra, nuk aplikohet për klientët e sektorit bankar dhe financiar në Shqipëri që përdorin ATM-të brenda vendit.

Ky është komision për shërbimin që të ofron ATM-ja dhe që duhet të mbulojë shpenzimet e nevojshme për funksionimin dhe furnizimin me para cash të ATM-së. Komisioni është fiks dhe në përgjithësi llogaritet në intervalin 700 lekë deri në 800 lekë.

-Elementi i dytë, që zakonisht ka edhe peshën më të lartë mbi kostot që paguan klienti, është shërbimi i Këmbimit Dinamik të Valutës ose Dynamic Currency Conversion (DCC).

DCC është kursi i këmbimit që të jep banka për të tërhequr para në një monedhë të ndryshme nga ajo e kartës së pagesës.

Ky shërbim zakonisht funksionon duke shtuar një marzh në përqindje (mark up) mbi kursin e këmbimit ditor që ofron banka. Ky marzh është zakonisht në nivelin 10% dhe përbën edhe zërin me peshën kryesore në strukturën totale të komisioneve që paguan klienti.

Zgjidhja është shmangia e cash, por jo gjithmonë klienti e ka këtë mundësi

Megjithatë, ana tjetër e medaljes është se Shqipëria ngelet një vend me nivel shumë të lartë të përdorimit të parasë cash në transaksionet ekonomike.

Turizmi u ka dhënë një shtysë të fortë në vitet e fundit pagesave me kartë dhe zgjerimit të infrastrukturës së lidhur me to. Por, për shumë produkte apo shërbime, ende nuk është e mundur të paguhet me kartë.

Edhe bizneset e vogla që e ofrojnë këtë mundësi, në përgjithësi nuk e preferojnë pagesën me kartë dhe tentojnë ta nxisin klientin të paguajë cash.

Madje, shpesh për pagesat me kartë, klientëve u ngarkohet edhe komisioni që biznesi duhet t’i paguajë bankës për shërbimin.

Përveç problemeve të lidhura me kulturën e ngulitur të cash, informalitetin dhe evazionin fiskal, një nga arsyet pse bizneset e vogla nuk e preferojnë pagesën me kartë është edhe kostoja. Znj. Huta sqaron se në përgjithësi, niveli i komisioneve që u mbahen tregtarëve për pagesat me kartë ka ardhur në rënie.

“Biznesi i POS-eve ka kosto të larta dhe në vetvete nuk është fitimprurës për bankat. Ai ofrohet në nivel pakete për bizneset, i ndërthurur edhe me produkte e shërbime të tjera.

Duhet sqaruar, megjithatë, se komisionet janë të ndryshueshme, në varësi të sektorit ku ushtron veprimtarinë biznesi apo edhe në varësi të madhësisë dhe volumeve të pagesave me kartë.

Për sektorët me marzhe më të ulëta, edhe komisionet janë më të ulëta.

Komisionet janë ulur ndjeshëm nga bankat, pra, sot jemi më poshtë se ai niveli benchmark i mëparshëm, prej 3%.

Gjithashtu, komisioni për pagesat me kartat e bankës që ofron POS-in mund të jetë më i ulët krahasuar me kartat e bankave të tjera, sepse aty nuk aplikohen komisionet e skemave të Visa apo Mastercard.

Megjithatë, pjesë e edukimit është që tregtarët të kuptojnë se edhe paraja cash nuk është pa kosto.

Paraja fizike ka kosto për t’u arkëtuar, për t’u përpunuar, për t’u ruajtur, për t’u siguruar dhe për t’u transportuar, ndërsa shtron gjithmonë edhe një shkallë të caktuar rreziku, që duhet llogaritur”, sqaron znj. Huta.

Megjithatë, ajo thekson se ka një nismë nga banka qendrore për të diskutuar dhe për të mundësuar uljen e kostove të skemave, të paktën për transaksionet brenda vendit.

Pritet që vitin e ardhshëm të kemi zhvillime në drejtim të uljes së këtyre kostove. Sipas saj, procesi i integrimit në BE do të sjellë ulje të kostove edhe për pagesat me kartë.

ATM-të nuk janë gjithmonë vetëm të bankave

Rastet e komisioneve shumë të larta të publikuara në media përgjithësisht lidhen me ATM-të e vendosura në zonat turistike të vendit.

Këto ATM, në fakt, nuk ofrohen direkt nga bankat, por operohen sipas një modeli biznesi në partneritet me biznese të tjera, që zakonisht janë kompanitë që tregtojnë pajisjet e ATM-ve.

Shembuj që e ofrojnë këtë shërbim në Shqipëri, në partneritet me bankat janë Euronet, SIA/NEXI, Printec apo Payten (ASEE/Asseco).

Në disa raste, veç markës së kompanisë që zotëron pajisjen, ATM-të mbajnë edhe logon e bankës partnere. Por, në disa raste këto pajisje operohen pa u identifikuar në vend me një bankë tregtare, siç është shembulli i ATM-ve të Euronet.

Në këtë partneritet, banka ofron infrastrukturën bazë të pagesave, pra, sistemin, kontabilizimin dhe paranë cash.

Ndërkohë, institucionet financiare ofrojnë pajisjen ATM dhe mbulojnë kostot operacionale, si transportin, rimbushjen, siguracionin e parasë, si dhe mbajnë marrëdhëniet me bizneset për qiratë e vendosjes së ATM-ve, etj.

Në fund, të ardhurat ndahen në bazë të kostove të secilës palë.

Ky model biznesi është ndërtuar kryesisht në shërbim të turistëve të huaj. Kjo është arsyeja pse ATM-të e këtyre kompanive gjenden kryesisht në pikat turistike të vendit.

Duke pasur parasysh kostot e larta të operimit, furnizimit dhe mirëmbajtjes së ATM-ve në këto zona, është e qartë se komisionet për klientët nuk mund të jenë të ulëta, sepse përndryshe, një model i tillë biznesi nuk do të ishte tërheqës për subjektet që e ofrojnë.

Kompanitë që operojnë ATM-të e shohin tarifën si një burim të ardhurash, jo thjesht si mbulim të kostos më të lartë të operimit në këto zona.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, numri i ATM-ve aktivë në fund të vitit të kaluar arriti në 1011, në rritje me 9.3% krahasuar me një vit më parë dhe me 37% krahasuar me vitin 2020.

Vlerësohet se një kontribut të madh në këtë rritje kanë dhënë pikërisht ATM-të e vendosura nga institucionet jo-banka.

BSH do të vendosë rregulla transparence për kostot në tërheqjet nga ATM-të

Sipas ekspertëve të sektorit bankar, operatorët e skemave globale të kartave, si Visa apo Mastercard, aplikojnë detyrime transparence për kostot e tërheqjeve në ATM.

Komisionet dhe kostot e tjera duhet t’i shfaqen qartë klientit në ATM dhe paraqitja e tyre verifikohet dhe miratohet prej operatorëve të mësipërm.

Megjithatë, çështja e komisioneve të aplikuara për tërheqjet e parave në ATM është bërë objekt edhe i disa ndryshimeve rregullatore që ka përgatitur Banka e Shqipërisë.

Këto ndryshime do të vendosin kërkesa të përcaktuara qartë edhe në nivel rregullator, lidhur me transparencën dhe informacionin për kostot e tërheqjeve në ATM.

Projekt-rregullorja “Mbi tarifat e pagesave ndërkufitare në zonën SEPA dhe kushtet e transparencës”, përcakton se, palët që ofrojnë shërbime të këmbimit të monedhës në një ATM ose në pikën e shitjes (POS), duhet ta shprehin tarifën totale të këmbimit të monedhës si një vlerë në përqindje (mark-up) mbi nivelin e kursit të këmbimit, më të fundit të disponueshëm, të publikuar nga Banka e Shqipërisë.

Kjo përqindje (mark-up) duhet t’i shfaqet paguesit para inicimit të transaksionit të pagesës.

Operatorët e pagesave duhet ta publikojnë përqindjen në një mënyrë të kuptueshme dhe lehtësisht të aksesueshme, në një platformë elektronike.

Përveç informacionit të mësipërm, çdo palë që ofron shërbimin e këmbimit të monedhës në një ATM ose në pikën e shitjes (POS) duhet t’i sigurojë paguesit, para inicimit të transaksionit të pagesës, informacion për shumën që do t’i paguhet përfituesit në monedhën e përdorur prej tij dhe shumën që do të paguhet nga paguesi në monedhën e llogarisë së tij.

Çdo palë që ofron shërbimin e këmbimit të monedhës në një ATM ose në POS duhet ta shfaqë qartë informacionin në pajisjen përkatëse.

Përpara inicimit të transaksionit të pagesës, kjo palë duhet të informojë paguesin mbi mundësinë e kryerjes së pagesës në monedhën e përdorur nga përfituesi, dhe në vazhdim, kryerjen e këmbimit të monedhës nga operatori i shërbimit të paguesit.

Informacioni i mësipërm duhet, gjithashtu, t’i vihet në dispozicion paguesit me një mjet të qëndrueshëm komunikimi, pas inicimit të transaksionit të pagesës.

Operatori i pagesës (OSHP) duhet t’i dërgojë paguesit, pa vonesa të panevojshme, një mesazh elektronik, për çdo kartë pagese që i është lëshuar paguesit prej tij dhe që është e lidhur me të njëjtën llogari, pasi OSHP-ja e paguesit të ketë marrë një urdhër pagese të lidhur me një tërheqje fondesh nga një ATM, ose me kryerjen e një pagese në pikën e shitjes (POS), e cila është në një monedhë të zonës SEPA, e ndryshme nga monedha e llogarisë së paguesit.

Pavarësisht detyrimit të kësaj pike, një mesazh i tillë duhet të dërgohet një herë në muaj, gjatë të cilit OSHP-ja e paguesit merr nga paguesi një urdhër pagese në të njëjtën monedhë.

OSHP-ja duhet të bjerë dakord me përdoruesin e shërbimeve të pagesave mbi kanalin ose kanalet e komunikimit elektronik gjerësisht të disponueshëm dhe lehtësisht të aksesueshëm, përmes të cilave OSHP-ja do të dërgojë mesazhet elektronike.

Kur shërbimi i këmbimit të monedhës ofrohet nga OSHP-ja e paguesit në lidhje me një transfertë krediti, e cila iniciohet direkt nëpërmjet internetit (online), duke përdorur faqen e internetit ose aplikacionin përkatës të OSHP-së, kjo e fundit duhet të informojë paguesin, para inicimit të transaksionit të pagesës, në mënyrë të qartë, të paanshme dhe të kuptueshme, mbi tarifat e përllogaritura për shërbimin e këmbimit të monedhës të lidhur me transfertën e kreditit.

Para inicimit të transaksionit të pagesës, OSHP-ja duhet t’i komunikojë paguesit, në mënyrë të qartë, të paanshme dhe të kuptueshme, shumën totale të transfertës së kreditit të përllogaritur, në monedhën e llogarisë së paguesit, duke përfshirë çdo tarifë të lidhur me transaksionin dhe çdo tarifë të këmbimit të monedhës.

OSHP-ja duhet, gjithashtu, të komunikojë shumën e përllogaritur që do t’i transferohet përfituesit, në monedhën e përdorur nga përfituesi./Monitor.al

Etiketa: ATMPOSShqiperizona turistike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Meloni në telashe për emigrantët, gjyqtarët miratojnë masa të rrepta ndaj kampeve në Shqipëri

21:36 : 05/09/2025
AKTUALITET

Goditet rrjeti i kontrabandës së karburantit në Greqi, skemë me eksporte fiktive drejt Shqipërisë

12:00 : 04/09/2025
AKTUALITET

“Mund të jetë në Shqipëri”, ky është i mituri që është zhdukur në Kosovë

19:26 : 31/08/2025
AKTUALITET

Avokati nuk është fajtor për një drejtësi që nuk funksionon. Ai është dëshmitar dhe viktimë e saj

19:10 : 29/08/2025
AKTUALITET

Situata me zjarret në vend: 14 vatra në 24 orët e fundit

09:58 : 28/08/2025
AKTUALITET

Fëmijët e gruas shqiptare që u v*a nga burri në Greqi, do të jetojnë me tezen e tyre

18:42 : 27/08/2025
Para

Verë zhgënjyese për turizmin, Rama mbulon dështimin me reklama nga mediat ndërkombëtare

TË GJITHA

Reformë ruso-kineze në drejtësi nga Rama-Charles-Soros

11:29 : 06/09/2025

E rëndë në Divjakë! I moshuari i gjendet i vetë*arur në banesë 

11:25 : 06/09/2025

PD: Rama e ka kthyer Shqipërinë në “zonë të sigurtë” për Alex Soros

11:04 : 06/09/2025

Goditi me grusht punonjësin e burgut në Fier, arrestohet pas 7 muajsh 38-vjeçari/ EMRI

10:42 : 06/09/2025

Bilanci i zjarrit në Skënderbegas të Gramshit: 68 banesa të dëmtuara dhe qindra bagëti të ngordhura

10:29 : 06/09/2025

Urdhri i ri i Trumpit: Shtetet që i ndalojnë padrejtësisht amerikanët janë sponsore të terrorizmit

10:15 : 06/09/2025

Qëlloi me a*më gjahu pas një konflikti në Hamallaj, arrestohet 27-vjeçari/EMRI

09:55 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com