• Kontakt
Tuesday, October 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gjashtë kandidatë të AfD-së ndërrojnë jetë pak para zgjedhjeve lokale në Gjermani

18:44 : 02/09/2025
në BOTA

Plot gjashtë kandidatë të partisë AfD kanë vdekur javët e fundit para zgjedhjeve lokale në landin më të populluar të Gjermanisë, Renania Veriore-Vestfalia. Policia ka deklaruar qartë se nuk ka asgjë të dyshimtë në këto raste vdekjesh.

Renania Veriore-Vestfalia ka 18 milionë banorë dhe thuhet se rreth 20 mijë kandidatë do të garojnë për poste në zgjedhjet lokale më 14 shtator. Për shkak se disa kandidatë kanë ndërruar jetë, do të duhet të shtypen fletëvotime të reja. Për më tepër, ata që kanë votuar me postë do të duhet të votojnë përsëri.

Megjithatë, numri i vdekjeve ka ngjallur pikëpyetje në rrjetet sociale. Ministria e Brendshme e landit theksoi se kanë vdekur edhe kandidatë nga parti të tjera, përfshirë të Gjelbrit dhe Socialdemokratët.

AfD është bërë partia e dytë më e madhe në Gjermani në zgjedhjet federale të shkurtit, duke zgjeruar popullaritetin nga lindja në perëndim të vendit. Agjencia gjermane e inteligjencës e klasifikoi në maj AfD-në si një organizatë ekstremiste e djathtë, përpara se të pezullonte përkohësisht këtë klasifikim për shkak të një ankese që është në proces.

Raportimet fillestare të mediave sugjeronin se katër kandidatë të AfD-së kishin vdekur, dhe më vonë u raportua edhe për vdekjen e dy kandidatëve zëvendësues, gjë që shkaktoi një valë teorish konspirative në rrjetet sociale.

Lexo edhe:

Monopatinat një vit më parë promovoheshin si zgjidhje moderne për trafikun e Tiranës

Zyrtari gjerman: Kërcënime serioze për sulme terroriste nga Hamasi në Gjermani dhe Evropë

Bashkëkryetarja e AfD-së, Alice Weidel, nuk u përpoq të ndalte spekulimet, por ndau deklaratën e ekonomistit në pension Stefan Homburg, i cili tha se numri i vdekjeve ishte ‘statistikisht pothuajse i pamundur’.

Megjithatë, Kay Gottschalk, nënkryetari i AfD-së në Renaninë Veriore-Vestfali, deklaroi se ‘informacionet e pjesshme’ që ka në dispozicion nuk tregojnë se vdekjet janë të dyshimta. Ai theksoi se partia e tij dëshiron që rastet të hetohen ‘pa hyrë menjëherë në fushën e teorive konspirative’.

Strategët e AfD-së shpresojnë në një rezultat të mirë në zgjedhjet lokale në Renaninë Veriore-Vestfali, të cilat konsiderohen si testi i parë i elektoratit që nga ardhja në pushtet e qeverisë së re federale.

Në zgjedhjet e fundit lokale në maj 2022, AfD mori vetëm 5.4 për qind në landin që përfaqëson ‘zemrën industriale’ të Gjermanisë dhe që ka humbur shumë vende pune. Megjithatë, në zgjedhjet federale të shkurtit të këtij viti, AfD mori 16.8 për qind në Renaninë Veriore-Vestfali, dhe sondazhet sugjerojnë se mund të arrijë rezultat të ngjashëm edhe në zgjedhjet lokale. BBC/

Etiketa: afDGjermanizgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Monopatinat një vit më parë promovoheshin si zgjidhje moderne për trafikun e Tiranës

19:36 : 13/10/2025
BOTA

Zyrtari gjerman: Kërcënime serioze për sulme terroriste nga Hamasi në Gjermani dhe Evropë

15:39 : 13/10/2025
BOTA

Portugali/ Partia e kryeministrit Montenegro fiton zgjedhjet vendore

15:21 : 13/10/2025
RAJONI

E pazakontë në Gjakovë, ndërroi jetë pak muaj më parë, merr 52 vota kandidati për zgjedhjet lokale

08:25 : 13/10/2025
RAJONI

Numërohen 70% të votave në Prishtinë, ngushtohet diferenca mes Ramës dhe Çekos

22:54 : 12/10/2025
RAJONI

LDK shpall fitoren, Abdixhiku: Tre komuna të fituara në raund të parë, prijmë në 12 të tjera

22:16 : 12/10/2025
Para

Aksion policior në veri të Kosovës, gjenden a*më dhe bluza me simbole nacionaliste serbe

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 14 tetor 2025

22:55 : 13/10/2025

Një gol, tri pikë dhe ëndrra vazhdon/ Kosova mposht Suedinë edhe në transfertë

22:50 : 13/10/2025

Energjia/ Italisë i duhen 2.4 milionë punonjës të rinj

22:40 : 13/10/2025

E kishin kthyen lokalin në qendër droge, arrestohen 4 shqiptarë në Itali

22:37 : 13/10/2025

EMRAT/ Shisnin vaj ulliri të rrezikshëm, dënohen prodhuesi dhe i biri

22:24 : 13/10/2025

99% e shqiptarëve mbështesin familjen tradicionale

22:15 : 13/10/2025

Pse po zvarritet emërimi i drejtuesit të ri të BKH-së? Gazetarja: Gara ka kapërcyer çdo afat!

22:07 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com