• Kontakt
Monday, November 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Audio e sherrit në KLP, Stojani akuza kryetares Bogdani: Nuk jemi agjenci udhëtimi “KLP Travel”

15:53 : 02/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Diskutimi mbi projektbuxhetin e vitit pasues ka nxehur së tepërmi gjakrat në KLP. Në mbledhjen e së hënës, anëtari Sokol Stojani ka shigjetuar ashpër kryetaren e Këshillit, Mirela Bogdani, për mungesë të vizionit dhe për një drejtim katastrofik të këshillit, raporton A2 CNN. Stojani e ka vlerësuar si të pakuptimtë garantimin e pagave si prioritet dhe, po ashtu, parashikimin e 15 “retreat-eve” për KLP, që janë në vetvete organizime disa-ditore jashtë institucionit, kryesisht udhëtime jashtë kryeqytetit.

“Po e konsideroj si kohë pushimesh dhe vape, si argumente të prezantuara në kohë pushimi dhe vape. Por më thua se ne kemi prioritete, dhe prioriteti ishte garantimi i pagave. Oh Zot! Garantimi i pagave nuk është diskutuar as në ’97-ën! As në ’97-ën! Ky është vizioni. Pastaj thotë, se do bëjmë parashikime, 15 retreat-e. 15? Çfarë jemi ne, agjenci udhëtimi? Çfarë jemi këtu? Si do kthehet kjo, në KLP TRAVEL?! Të lutem shumë!”, thotë Sokol Stojani, anëtar i KLP.

Sipas anëtarit Stojani, veprimet e titullares Bogdani gjatë sezonit veror kishin çuar jo vetëm në keqfunksionimin e institucionit, por ishin deri në kufijtë e kryerjes së një vepre penale prej saj.

“Në mënyrë abuzive, zonjë kryetare, ju keni ndikuar te kryesekretaria që të mos protokollohen gjërat. Të mos protokollohen kërkesat, ankesat, korespondenca dhe çfarëdo lloj gjëje, qoftë nga qytetarët, qoftë nga personeli i brendshëm i institucionit. Ju, në mënyrë abuzive, keni anuluar, megjithëse ishit me leje dhe nuk kam asgjë, absolutisht, për lejet. Ai ikën në plazh, ai ikën në mal. Por ikët në plazh dhe, në kundërshtim me ligjin, nuk njoftuat zv.kryetarin dhe sekretarin e përgjithshëm që të vijonte normalisht institucioni. Nëse ju nuk arrini të perceptoni drejt gjëra elementare…”, deklaroi ai.

Ndërhyn Bogdani: “Tani, ky është gjykimi juaj, të lutem!”

Lexo edhe:

Kur do të zgjidhen krerët e rinj të BKH dhe SPAK? Kryetarja e KLP-së zbulon datat

Raporti i KLP në Kuvend, ankohet kryetarja Bogdani: Operojmë me 123 prokurorë më pak

“Të lutem, unë do bëj vlerësimet. Bëj detyrën, por duhet bërë në bazë të ligjit”, thotë Stojani.

Sipas Stojanit, ishte turpëruese për KLP dokumenti që ju dha magjistratëve të rinj për prokurorë dhe po ashtu edhe ceremonia e emërimit të tyre.

“Dokument pa titull. Dokument që nuk ka asnjë titull, asnjë lloj emërtimi. Dokument që nuk mund të quhet dokument. Ja keni dhënë atyre. Na keni vënë ne që të japim një gjë turpëruese për magjistratin. Ky është eventi më i rëndësishëm që ka magjistrati. Dhe çfarë bëhet? Si vaki. Si vaki, nuk u organizua. Nuk u morën as familjarët e tyre për të ndarë gëzimin. Nuk u ftuan as prokurorët e rretheve për t’i mirëpritur. Nuk u ftuan as personalitetet e lartë të shtetit, siç duhet të ishin”

Në audion 57-minutëshe të zotëruar nga A2, nuk paraqitet mbyllja e mbledhjes dhe as replika e bërë nga kryetarja. Të gjitha këto debate mbi buxhetin dhe mungesën e lidershipit në KLP bëhen në një kohë kur ky Këshill nuk ka reaguar për asnjë nga sulmet që i janë bërë prokurorëve nga pushteti ekzekutiv gjatë verës./ A2CNN

Etiketa: anetariklpMirela BogdanisherrSokol Stojani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kur do të zgjidhen krerët e rinj të BKH dhe SPAK? Kryetarja e KLP-së zbulon datat

14:49 : 30/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

Raporti i KLP në Kuvend, ankohet kryetarja Bogdani: Operojmë me 123 prokurorë më pak

13:47 : 30/10/2025
AKTUALITET

Kryetarja e KLP raporton në Kuvend, asnjë nga deputetë nuk e dëgjon

12:58 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Kunata më rrahu gruan kur ishte shtatzënë”, burri: Më kanë zaptuar shtëpinë dhe nuk na lejojnë të jetojmë atje

12:59 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Mos e prek kalin se është i acaruar”/ Detaje nga ngjarja në Berat, si nisi sherri që përfundoi në vrasje

10:09 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Më bullizonte!”/ Sherri mes picierit dhe kuzhinierit në “Komunën e Parisit” përfundon në vrasje (Emrat)

16:14 : 28/10/2025
Para

Pedri iu bashkohet kritikave të Flick për Barçën: Egot e vra*in suksesin, ekipi para të gjithëve

TË GJITHA

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, shfaqet me “look” të ri

13:18 : 03/11/2025

Abuzimet me tenderat, zbardhen EMRAT e zyrtarëve që janë marrë të pandehur në dosjen e Ballukut

13:11 : 03/11/2025

Defekt në tubacionin kryesor, këto zona në Tiranë do jenë pa ujë

13:02 : 03/11/2025

Me uniformë dhe stemë policie, kush është i riu që hiqej si polic në Tiranë

12:46 : 03/11/2025

Gara për Avokatin e Popullit, sot afati i fundit për depozitimin e dokumenteve, Balla: Nuk kemi një emër

12:38 : 03/11/2025

Kemi një qeveri të pandehur, ku vetëm Kryeministri është i papandehur…?!

12:28 : 03/11/2025

Balluku e pandehur nga SPAK, a do e mbështesë PS në ushtrimin e detyrës së saj? Ja si përgjigjet Balla

12:28 : 03/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com