• Kontakt
Sunday, November 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Vizionarët e rinj/ “The Times” shpall figurat më me ndikim në IA, kryeson Sam Altman

22:09 : 01/09/2025
në NDRYSHE, Teknologji

Revista TIME ka publikuar këtë fundjavë edicionin e tretë të listës vjetore TIME100 AI, një pasqyrë e njerëzve më me ndikim në fushën e inteligjencës artificiale.

Kjo listë u prezantua për herë të parë në vitin 2023, menjëherë pas lançimit të ChatGPT nga OpenAI, një moment që për shumëkënd shënoi ndërgjegjësimin e plotë për fuqinë e AI-së për të konkurruar, e madje tejkaluar, aftësitë njerëzore.

Njeriu më i fuqishëm në inteligjencën artificiale është Sam Altman i cili nuk është një programues i dekoruar. Ai nuk ka një diplomë universitare, e aq më pak një doktoraturë në shkencat kompjuterike, që po bëhet gjithnjë e më shumë një kusht i domosdoshëm në këtë fushë.

Por ajo që i mungon Sam Altman-it në kredenciale akademike, ai e kompenson me aftësi të jashtëzakonshme në negociata, zgjuarsi politike dhe karizëm. Dhe jo vetëm kaq. Sepse sfidat me të cilat përballet OpenAI në vitin 2025 nuk lidhen vetëm me të shkruarit e kodit të duhur.

Ato kërkojnë një lider që di të lundrojë në dallgët politike të Uashingtonit të Donald Trump-it, të shoqërohet me liderë botërorë, të menaxhojë ndërtimin e qendrave gjigante të të dhënave, si dhe të mbrojë autoritetin e tij nga kërcënimet e brendshme të gjitha këto, ndërsa mbikëqyr një kalendar lançimesh produktesh të denja për një kompani teknologjike dhjetëfish më të madhe se OpenAI. Që Altman ka arritur t’i menaxhojë të gjitha këto, e ka bërë atë më të fuqishëm si CEO tani se kurrë më parë në historinë e OpenAI.

Lexo edhe:

Shumë shpejt mund të bëjmë blerje online përmes ChatGPT

Studimi: Mbi 1 milion përdorues të ChatGpt shprehin tendenca vetëvrasëse

Në janar, thashetheme të përhapura në botën e AI pyetnin nëse aleanca e Trump-it me Elon Musk, i cili bashkëthemeloi OpenAI por është në konflikt të hapur me Altman-in  do të rezultonte në lënien mënjanë të CEO-së së OpenAI.

Por Altman arriti të manovronte kundër Musk, dhe dy ditë pas fillimit të mandatit të dytë të Trump-it, ishte pikërisht ai që u shfaq krah për krah me presidentin në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa ky shpallte një projekt qendrash të dhënash prej 500 miliardë dollarësh, që do të përfitonte jashtëzakonisht OpenAI.

Strategjia për AI e Trump-it, e shpallur në korrik, përfshin shumë dispozita që OpenAI më herët kishte advokuar. Sot, Altman, një ish-demokrat që dikur shprehej hapur kundër Trump-it, konsiderohet gjerësisht si një aleat i afërt dhe i dobishëm i presidentit. E njëjta gjë nuk mund të thuhet më për Musk.

Altman ka qenë po aq aktiv edhe jashtë vendit. Në maj ai udhëtoi me delegacionin presidencial në Arabinë Saudite, ku u takua me princin e kurorës Mohamed bin Salman. (OpenAI që atëherë ka diskutuar për ngritjen e fondeve nga fondi sovran i Arabisë Saudite, me vlerë gati një trilion dollarë, raportoi The Information. OpenAI nuk iu përgjigj një kërkese për koment.)

Ai gjithashtu ka kaluar kohë këtë vit në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku OpenAI njoftoi plane për të ndërtuar qendra të tjera gjigante të dhënash — duke habitur disa ekspertë të sigurisë kombëtare amerikane, të cilët kanë paralajmëruar për rreziqet që mund të sjellë një marrëveshje e tillë.

Një nga ngjarjet dominuese të inteligjencës artificiale në vitin 2025 ka qenë konkurrenca për njerëz.

Investitorët kanë derdhur qindra milionë në startup-e, duke reflektuar vlerën e perceptuar të themeluesve, ndërsa drejtues të firmave të mëdha të teknologjisë, si Mark Zuckerberg i Meta-s, raportohet se kanë ofruar marrëveshje me shifra nëntëshifrore për të tërhequr teknologët më të kërkuar.

Këto punësime, të shoqëruara me thashetheme të ethshme, e kanë kthyer dikur konkurrencën e panjohur për studiues të AI-së në diçka që i ngjan më shumë tregut të lirë të sporteve profesionale. Rëndësia e fitores ndaj konkurrencës është aq e lartë, saqë studiuesit kryesorë po kërkohen njësoj si yjet e NBA-së. (Dy nga punësimet më të rëndësishme të Zuckerberg, Alexandr Wang dhe Nat Friedman, i bashkohen atij në listën TIME100 AI të vitit 2025).

Që nga fillimi i listës TIME100 AI, shpenzimet për teknologjitë e lidhura me AI-në janë përshpejtuar, duke u shndërruar në një motor kryesor të ekonomisë globale. Nëse kjo është për mirë apo për keq, është ende herët për t’u thënë, por investimi në pajisje të përpunimit kompjuterik po rritet gati katër herë më shpejt se PBB-ja.

Shkencëtari i kompjuterëve dhe i nderuari i vitit 2025, Stuart Russell, vlerëson se shpenzimi aktual i planifikuar mund të jetë 25 herë më i madh se shuma e përdorur për Projektin Manhattan, edhe pasi llogaritet inflacioni.

Ky është një disbursim historik kapitali, dhe vendimet për mënyrën e shpenzimit të tij po merren nga shumë prej individëve që këtë vit i bashkohen komunitetit TIME100 AI, përfshirë CEO-n e SoftBank, Masayoshi Son, CEO-n e OpenAI, Sam Altman, themeluesin e xAI, Elon Musk, “carin e AI” të Shtëpisë së Bardhë, David Sacks, dhe përfaqësuesen e BE-së, Henna Virkkunen.

Etiketa: ChatGPTOpenAISam Altmanthe times

Lajme të lidhura

Teknologji

Shumë shpejt mund të bëjmë blerje online përmes ChatGPT

15:25 : 29/10/2025
BOTA

Studimi: Mbi 1 milion përdorues të ChatGpt shprehin tendenca vetëvrasëse

09:04 : 28/10/2025
BOTA

“Më zhdukën flokët”/ Trump kritikon revistën “Time”: Më vunë foton më të keqe të të gjitha kohërave!

14:56 : 14/10/2025
NDRYSHE

Bota OpenAI nën akuzë: Chatbot-ët vërtet të sigurt për fëmijët?

09:58 : 11/09/2025
BOTA

SHBA/ Pas vetëvra*jes së 16-vjeçarit, OpenAI shton mjete kontrolli prindëror tek ChatGPT

22:35 : 02/09/2025
BOTA

SHBA/ ChatGPT i tha se po e spiunonte, ish-drejtuesi i Yahoo vr*t nënën dhe veten e tij

20:36 : 01/09/2025
Para

EMRAT/ I riu shqiptar v*et me th*kë kushëririn në Britani

TË GJITHA

Një tërmet i fortë shkund Afganistanin

22:35 : 02/11/2025

Kaos në Meksikë, ekzekutohet kryebashkiaku! VIDEO nga momenti i tmerrit gjatë festës tradicionale

22:28 : 02/11/2025

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Shqiptarët humbin komunën e Kërçovës pas 16 vitesh

22:21 : 02/11/2025

Ali Ahmeti pranon humbjen: Do rinovojmë radhët tona

22:04 : 02/11/2025

Numërohen rreth 90% të votave në Maqedoninë e Veriut, rezultatet

21:46 : 02/11/2025

Zgjedhjet e pjesshme/ Lëvizja Bashkë zbulon pse vendosi të përqendrohet vetëm në Tiranë

21:29 : 02/11/2025

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Kandidati i pavarur Mendi Qyra fiton Strugën!

21:10 : 02/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com