• Kontakt
Monday, September 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Analiza e REL: Ka a s’ka Kuvend?

17:05 : 01/09/2025
në RAJONI

Për njërin nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Ismet Salihun, Kuvendi nuk është konstituuar ende, pavarësisht se kryetari i tij thotë të kundërtën.

“Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ndodh vetëm kur plotësohen të gjitha organet – kryetari, nënkryetarët dhe komisionet. Deri atëherë, ky Kuvend nuk mund të konsiderohet i konstituuar”, thotë Salihu për Radion Evropa e Lirë.

Kryekuvendari Dimal Basha e shpalli të mbyllur seancën konstituive më 30 gusht, edhe pse nënkryetari serb nuk ishte zgjedhur. Nga pesë nënkryetarët e kërkuar me Kushtetutë, katër u zgjodhën – tre shqiptarë dhe një përfaqësues i pakicave joserbe – ndërsa i pesti, nga komuniteti serb, nuk arriti t’i siguronte votat e mjaftueshme. Basha tha se të gjitha mundësitë për zgjedhjen e tij janë shteruar dhe se seanca mund të konsiderohet e përfunduar.

“Për mua nuk ka logjikë që të bllokohet Kuvendi i Republikës për moszgjedhjen e një nënkryetari”, përsëriti ai më 1 shtator.

Pas krijimit të kësaj situate, Salihu sugjeron që të pritet zgjidhje nga Gjykata Kushtetuese. Më 30 gusht, Lista Serbe – partia më e madhe serbe në Kuvend – paraqiti ankesë në Kushtetuese, për mënyrën e votimit të nënkryetarit serb, duke kritikuar veprimin e Bashës që i hodhi në votim ndaras nënkryetarët e pakicave dhe përdori shortin për kandidatët serbë.

Lexo edhe:

Debati i munguar, parlamenti kaps dhe demokracia në kolaps

Konferenca e Kryetarëve/ Gjekmarkaj: Kërkuam përsëritjen e seancës dhe shkarkimin e Peleshit

“Kushtetuta është shumë e qartë: grupi më i madh parlamentar i partive të komunitetit serb ka të drejtën të propozojë kryetarin ose nënkryetarin e Kuvendit”, shpjegon Salihu.

“Prandaj, serbëve u është bërë një padrejtësi, sepse nënkryetarin nga komuniteti serb kishte të drejtë ta propozonte vetëm Lista Serbe, pa marrë parasysh se a duam a nuk duam ne”, shton ai.

Lista Serbe propozoi vetëm Sllavko Simiqin për nënkryetar, por ai nuk arriti t’i siguronte 61 votat e nevojshme në asnjë nga tri rundet e votimit, ndaj Basha përdori shortin për të dhjetë deputetët serbë – nëntë nga Lista Serbe dhe një nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë. Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika, konsideron se “të gjithë kanë bërë gabime”.

“Në parim, procedura është shkelur edhe nga kryetari i Kuvendit, edhe nga përfaqësuesit serbë, sepse nuk kanë vazhduar me propozime, sipas rregullit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Tani asgjë… Na mbetet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila besoj se do ta kthejë procesin e votimit për përfaqësuesit e komuniteteve në Kryesinë e Kuvendit… e sa do të zgjasë kjo, nuk e di”, thotë Rashiti për Radion Evropa e Lirë.

Sipas vlerësimit të tij, këto lëvizje janë bërë, në fakt, për ta vonuar konstituimin e Kuvendit dhe fillimin e procedurave për formimin e Qeverisë së re.

“Që nga fillimi ka ekzistuar e njëjta strategji: vonimi i proceseve për të siguruar një shumicë ndryshe parlamentare, duke krijuar rrethana që eventualisht do të favorizonin mbështetje më të madhe politike për një subjekt të caktuar, në këtë rast – kryesisht – për fituesen e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje”, thotë Rashiti.

Dyshime të ngjashme janë shfaqur më herët edhe nga vëzhgues të tjerë, pasi Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nuk ka siguruar mjaftueshëm vota në zgjedhjet e 9 shkurtit për të qeverisur e vetme. Rashiti thotë se këto manovra politike kanë ndodhur edhe në të kaluarën, por kanë qenë më transparente.

“Kam përshtypjen se të gjithë janë të vetëdijshëm se procedua [e konstituimit të Kuvendit] nuk është mbyllur dhe askush nuk do ta marrë veprimin për formimin e Qeverisë”, thotë ai.

Me ligj, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duhet të mandatojë partinë ose koalicionin fitues për formimin e Qeverisë, pas konstituimit të Kuvendit.

Pas një takimi që zhvilloi më 1 shtator me kryekuvendarin Basha, zyra e saj tha se ekipi ligjor i Presidencës është duke bërë analizën lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Por, Zahir Çerkini, profesor i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, konfirmon po ashtu se Kuvendi nuk është plotësisht i konstituuar pa zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve.

“Neni 67 i Kushtetutës e thotë shprehimisht se Kryesia e Kuvendit përbëhet nga kryetari dhe pesë nënkryetarë, përfshirë detyrimisht një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet tjera joshumicë. Rregullorja e Kuvendit e konfirmon se seanca konstituive nuk mund të quhet e përfunduar pa këtë hap. Kjo çështje është përcaktim i qartë kushtetues”, thekson Çerkini për Radion Evropa e Lirë.

Për konstituimin e plotë të Kuvendit, që nga 15 prilli, janë ndërmarrë dhjetëra përpjekje, por pa rezultat, për shkak të mosmarrëveshjeve politike. Çështja është dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka dhënë dy vendime me afate dhe udhëzime për zhvillimin e procesit. Afati i parë nuk u respektua, ndërsa i dyti skadon më 18 shtator.

Më 1 shtator, Basha thirri një mbledhje të Kryesisë së Kuvendit për t’u konsultuar mbi funksionimin e institucionit, por ajo nuk u zhvillua për shkak të mungesës së kuorumit. Dy nënkryetarë të partive ish-opozitare, që nuk pajtohen me vendimin e Bashës për seancën konstituive, nuk morën pjesë.

“Kuvendi ka zgjedhur kryetarin dhe katër nënkryetarët. Kryesia e Kuvendit ka të zgjedhur pesë nga gjashtë anëtarët e saj. Mbi 80 për qind e Kryesisë është funksionale dhe besoj se kemi kuorumin e mjaftueshëm për të vazhduar punët tona”, këmbënguli Basha./REL

 

 

Etiketa: dimal bashaKosovakuvend

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Debati i munguar, parlamenti kaps dhe demokracia në kolaps

16:03 : 22/09/2025
AKTUALITET

Konferenca e Kryetarëve/ Gjekmarkaj: Kërkuam përsëritjen e seancës dhe shkarkimin e Peleshit

12:26 : 22/09/2025
RAJONI

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së: Sot dëshmia e një britaniku

09:16 : 22/09/2025
RAJONI

Analiza e REL: Aleanca që ndërtoi lirinë, sot në sprovë

13:39 : 21/09/2025
AKTUALITET

“10 ditë jashtë Kuvendit”/ Deputeti i PD: U përjashtova se ngrita zërin kundër një kryetari sharlatan

19:14 : 19/09/2025
AKTUALITET

Përjashtimi i deputetëve nga Kuvendi/ Berisha: Do t’i përgjigjemi ‘dhëmb për dhëmb’ qeverisë

14:12 : 19/09/2025
Para

Bayern transferon Nicolas Jackson, arrihet akordi me Chelsean (Detajet)

TË GJITHA

Dita barazohet me natën, Meri Shehu zbulon se çfarë sjell kjo javë për çdo shenjë horoskopi

20:22 : 22/09/2025

Putin ofron zgjatjen e traktatit me SHBA-në për armët bërthamore

20:11 : 22/09/2025

Makina godet nga pas kamionin e parkuar në aksin Fier-Patos, 2 të plagosur

20:04 : 22/09/2025

Drejt ceremonisë së “Topit të Artë”, renditja e lojtarëve nga vendi i 11-të tek i 30-ti

19:53 : 22/09/2025

Ditari i Diellës – protokolli i martesave dhe divorceve on line

19:52 : 22/09/2025

Sulmet kibernetike/ Sërish vonesa në fluturime në gjithë Europën

19:38 : 22/09/2025

Kalemaj: Veliaj është një “kufomë politike”, PS nuk po e mbron!

19:28 : 22/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com