• Kontakt
Sunday, November 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ping pong ligjor! Britania se dëbon dot ushtarin e Aldo Bares

21:35 : 31/08/2025
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Një prej personazheve më të njohur të botës së krimit në Shqipëri, i përshkruar nga mediat britanike si “vrasës, gangster dhe drejtues bande”, vijon ende të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar, ndonëse ka humbur betejën kundër deportimit.

Bëhet fjalë për 59-vjeçarin Maksim Çela, i njohur si pjesë e strukturave të dhunshme të Bandës së Lushnjës të drejtuar nga Aldo Bare. Gazeta britanike The Sun raporton se Çela ka depozituar një ankim të ri në Gjykatën e Apelit, duke zgjatur kështu procesin dhe duke u kthyer në një kosto të lartë për taksapaguesit britanikë.

Fillimisht, ai kërkoi azil me pretendimin se rivalët në botën e krimit do ta ekzekutonin nëse kthehej në Shqipëri. Më pas ndryshoi argumentin, duke nisur një betejë ligjore mbi bazën e të drejtave të njeriut dhe duke pretenduar se deportimi do ta vinte në rrezik torturash ose trajtimi degradues.

Në një vendim të mëparshëm, Çela arriti madje të siguronte edhe anonimitetin nga një gjykatës britanik, vendim që u rrëzua vetëm pas një beteje të gjatë 23-mujore të The Sun, që publikoi identitetin e tij.

Megjithëse humbi përballjen në gjykatë në muajin maj, ai vijon ping-pongun ligjor, duke shfrytëzuar mundësinë e apelimit.

Lexo edhe:

‘Anti-Greta’/ Aktivistja gjermane kërkon azil në SHBA, Elon Musk e merr në mbrojtje

Turqia nënshkruan marrëveshje me Britaninë për blerjen e 20 avionëve luftarakë

“Ky rast i tmerrshëm tregon gjithçka që duhet të dimë për sistemin e prishur të azilit në Britani. Ky terrorist, gangster dhe vrasës policësh qartësisht nuk ka të drejtë të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar, por po luan me sistemin si violinë dhe po qesh me ligjin”, deklaroi ish-ministri konservator i Drejtësisë, Robert Jenrick.

Çela ka lindur në Lushnjë dhe për vite ka pretenduar se ishte i punësuar në një klinikë dentare dhe në një spital. Por gjykata e azilit në Britani dëgjoi një version krejt tjetër: atë të një “terroristi të dhunshëm” që kishte planifikuar shpërthimin e një bombe në një stadium futbolli me 12 mijë spektatorë në vitin 2000. Për këtë çështje, ai u dënua në vitin 2001 me pesë vite burg në Shqipëri.

Në shtator të vitit 2006, Çela u dënua sërish me 25 vite burg për akte terrorizmi dhe armëmbajtje pa leje, të lidhura me vrasjen e një oficeri policie që luftonte krimin në Lushnjë. Pas lirimit në dhjetor 2022, ai mbërriti në aeroportin e Heathrow duke përdorur një pasaportë të falsifikuar, ku nisi edhe saga e tij e gjatë me drejtësinë britanike.

Etiketa: aldo bareAzilBritaniaMaksim Çela

Lajme të lidhura

BOTA

‘Anti-Greta’/ Aktivistja gjermane kërkon azil në SHBA, Elon Musk e merr në mbrojtje

11:36 : 29/10/2025
BOTA

Turqia nënshkruan marrëveshje me Britaninë për blerjen e 20 avionëve luftarakë

10:23 : 28/10/2025
RAJONI

Britania sanksionon rrjetin kosovar që e akuzon se falsifikoi dokumente për kontrabandistë njerëzish

16:14 : 22/10/2025
BOTA

Britania dërgon trupa në Izrael për monitorimin e armëpushimit në Gaza

22:39 : 21/10/2025
BOTA

Irani: S’jemi të detyruar të respektojmë “kufizimet” për programin bërthamor

17:09 : 18/10/2025
AKTUALITET

Jo vetëm me azil, shqiptarët po braktisin atdheun me leje pune! Në 3 vjet ikën 13% e të punësuarve

08:24 : 03/10/2025
Para

“Putini i rrezikshëm”, Von der Leyen: Mund të ndalet vetëm me forcë

TË GJITHA

Kush po e pengon hapjen e basteve online? Ja çfarë thotë Ministria e Financave

18:16 : 02/11/2025

Aksident me vdekje në aksin Strum-Roskovec

18:10 : 02/11/2025

Denoncimi me video: Ish-drejtori i OSHEE Durrës, Plator Mehmeti më mban peng bashkë me fëmijët

17:50 : 02/11/2025

Futbolli italian në zi, ndërron jetë Xhovani Galeone. Bëri legjendë edhe ish-trajnerin e Tiranës

17:38 : 02/11/2025
Screenshot

Çfarë nuk u pa në TV/ Tensioni mes Ramës dhe Ballukut në varrimin e Nanos

17:18 : 02/11/2025
Kullat për distilim në Kompleksin Kimik Viktoria.

Plani për riarmatosjen e BE-së i jep edhe një shans “Fabrikës së Stalinit” në Rumani

17:00 : 02/11/2025

Tragjedi në alpet Italiane, orteku vret 5 alpinistë, vetëm 2 mbijetuan

16:50 : 02/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com