• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kuvendi i Kosovës dështon të zgjedhë nënkryetarin serb, vendi futet në krizë të re

12:47 : 30/08/2025
në RAJONI

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta zgjedhë nënkryetarin e vet nga pakica serbe të shtunën, pavarësisht se i hodhi në votim nga tri herë të gjithë 10 deputetët serbë, duke e thelluar konstituimin e legjislaturës së re në një krizë të re.

Dy deputetë e Listës Serbe Miljana Nikolliq dhe Igor Simiq nuk morën asnjë votë në tri runde votimi secili, pasi u hodhën në votim përmes shortit nga kryetari i porsazgjedhur i Kuvendit, Dimal Basha.

Deputeti tjetër nga pakica serbe, Nenad Rashiq, nuk arriti të zgjidhej nënkryetar, pasi i mori 56 vota për, pesë më pak se 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur.

Dështimi për ta zgjedhur njërin nga deputetët e hedhur në votim sot nënkupton se Kuvendi nuk ka më askënd nga pakica serbe për ta votuar për nënkryetar.

Lexo edhe:

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

Kryetari Basha e ndërpreu seancën konstituive duke thënë se janë shterur të gjitha mundësitë për zgjedhjen e nënkryetarit të pestë, i cili vjen nga pakica serbe.

Pakica serbe ka 10 ulëse të garantuara në Kuvend dhe gjatë votimit, tetë prej deputetëve nuk u morën votat e mjaftueshme, ndërsa dy të tjerë nuk pranuan të ishin kandidat për nënkryetar.

“Ne si Kuvend nuk kemi mundësi tjetër se si të vazhdojmë në lidhje me nënkryetarin që vjen nga pakica serbe, prandaj, në këtë rast, konsiderojë se e kemi ezaruar edhe pikën e katërt të rendit të ditës, konsideroj se kjo seancë konstituive është e mbyllur”, tha Basha.

Kuvendi e zgjodhi kryetarin dhe katër nënkryetarët më herët gjatë kësaj jave.

Votimi ndaras për nënkryetarët nga pakicat ka nxitur dyshime se mund të jetë shkelur Kushtetuta e vendit, pasi në të kaluarën ata janë votuan në një pako.

Juristët vlerësojnë se një gjë e tillë është kundërkushtetuese, por se për ta konfirmuar këtë dikush duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Një ditë para seancës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u bëri thirrje partive parlamentare ta gjejnë një zgjidhje në përputhje me Kushtetutën e vendit për t’i themeluar Kuvendin dhe Qeverinë e re sa më parë që jetë e mundur.

E gjithë kjo krizë disamujore vjen si pasojë e mungesës së një marrëveshje politike mes partive parlamentare, pasi asnjëra parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme.

Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i fitoi 48 ulëse, duke i lënë mbrapa Partinë Demokratike të Kosovës me 24 ulëse; Lidhjen Demokratike të Kosovës me 20, Listën Serbe me 9, dhe koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, me 8.

Ndërsa 11 ulëse tjera janë të pakicave.

Si erdhi deri te shorti për nënkryetarët nga pakicat?

Ndryshe nga vitet e kaluara, kur për këta dy nënkryetarët nga pakica serbe dhe ato joserbe votohej në pako, këtë vit votimi është ndarë. Juristët vlerësojnë se një gjë e tillë është kundërkushtetuese, por se për ta konfirmuar këtë dikush duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Përfaqësuesja e komuniteteve të tjera joserbe, Emilija Rexhepi, u zgjodh nënkryetare e Kuvendit. Por, procesi ngeci kur erdhi puna te zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Lista Serbe, e cila në Kuvend ka 9 nga 10 vendet e rezervuara për serbët, këmbënguli ta propozonte Sllavko Simiqin. Megjithatë, ai nuk arriti të siguronte 61 votat e nevojshme as pas tri rundeve të votimit.

Pasi Lista Serbe nuk pranoi të propozonte dikë tjetër për nënkryetar, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, vendosi të hidhte short, sipas Rregullores së punës së Kuvendit, për të nxjerrë një emër tjetër nga komuniteti serb.

Përveç disa deputetëve të tjerë të Listës Serbe, për këtë post u propozua edhe Nenad Rashiq nga partia serbe Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, aktualisht ministër në detyrë në qeverinë e Albin Kurtit.

As Rashiq nuk i mori votat e nevojshme kur u hodh në votim dy herë.

Rregullorja parasheh që “kandidati për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb propozohet nga shumica e deputetëve të komunitetit serb”.

Ndërkaq, Kushtetuta e Kosovës thotë se nënkryetari “do të jetë nga radhët e deputetëve të Kuvendit që mbajnë vendet e rezervuara ose të garantuara të komunitetit serb”.

Nuk është e qartë gjithashtu se çfarë do të ndodhë nëse të gjithë kandidatët e hedhur në votim nga tri herë nuk arrijnë t’i marrin votat për t’u zgjedhur dhe Kuvendi dështon ta ketë nënkryetarin e pestë.

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, deklaroi për Radion Evropa e Lirë se nuk ka dispozitë që lejon votimin e ri nga fillimi për të njëjët kandidatë.

“Nëse asnjë kandidat nuk merr 61 vota, atëherë vijmë në një situatë të re, që nënkupton se Kuvendi ka dështuar të konstituohet. Nuk ka dispozitë që lejon votimin e ri nga fillimi për të njëjtët kandidatë”, tha Miftaraj.

Lista Serbe njoftoi të shtunën se tashmë i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me ankesë.

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha se “po bëhet gjithnjë e më e qartë se vendi po shtyhet me vetëdije drejt një krize të re kushtetuese, edhe më të thellë se ajo për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit”./REL

Etiketa: kosovekuvend

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

21:41 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

‘Ha e pi me familjarët e Ramës’/ Noka: Irena Gjokën e mbani se i bindet partisë

15:48 : 30/10/2025
RAJONI

Osmani thërret liderët e partive politike në takim të premten

15:08 : 30/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

Raporti i KLP në Kuvend, ankohet kryetarja Bogdani: Operojmë me 123 prokurorë më pak

13:47 : 30/10/2025
AKTUALITET

Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit

11:19 : 30/10/2025
Para

Nis stuhia në Shqipëri, shkakton trafik ajror në aeroport, avionët ulen me shpejtësi

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com