• Kontakt
Monday, September 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Edi Rama – eksponent i ‘grupit të psikopatëve’ të Soros!

10:11 : 30/08/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Enver Bytyçi

“George Soros, dhe djali i tij i mrekullueshëm i së Majtës Radikale, duhet të akuzohen në bazë të ligjit RICO për shkak të mbështetjes së tyre për protestat e dhunshme dhe shumë gjëra të tjera në mbarë Shtetet e Bashkuara. Soros dhe grupi i tij i psikopatëve i kanë shkaktuar dëme të mëdha vendit tonë!”, ka shkruar Donald Trump në një postim në Truth Social. Rilexojeni fjalinë “Soros dhe grupi i tij i psikopatëve i kanë shkaktuar dëme të mëdha vendit tone”!

Edhe njëherë do e rishkruaj këtë fjali: “Soros dhe grupi i tij i psikopatëve i kanë shkaktuar dëme të mëdha vendit tone”, pra SHBA-ve! Pse do thoni ju? Për të dëshmuar se pjesë e këtij “grupi psikoptaësh e madje një nga eksponentët kryesorë të tij, është gjithashtu kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Dhe ky psikopat në grupin e psikopatëve të George dhe “djalit të mrekullueshëm”, Alex Soros, po vëzhgohet, nëse i referohemi deklaratës së Donald Trump. Dikush do të më thotë se presidenti amerikan flet për dëmet që guripi i psikpatëve të Soros i kanë shkaktuar SHBA-ve. Për pasojë do të kontestojë faktin nëse Edi Rama po vëzhgohet.

Në të vërtetë është e kundërta. Rama vëzhgohet, më saktë po hetohet për arsye të dyfishta. Sepse ka kryer vepër penale duke korruptuar zyrtarë të lartë të FBI-së dhe administrates amerikane përmes Soros dhe nga ana tjetër ka dëmtuar rëndë imazhin e SHBA-ve me veprën penale të tij të këtij korrupsioni. Nëse vetë Soros nuk gjykohet për uljen e imazhit të vendit të tij, anëtari i grupit të psikopatëve sorosistë, pra kryeministri I Shqipërisë, ka bërë edhe veprën penale të ndërhyrjes në një shtet tjetër, krye-superfuqinë e botës, duke ulur imazhin e saj. Eshtë njësoj si ndërhyrja iraniane në systemin e të dhënave në Shqipëri, për të cilat Rama ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Teheranin. Eshtë njësoj si me ndërhyrjet ruse në procesin elektoral të SHBA-ve a të vendeve të tjera, me të cilat synohet falsifikimi i zgjedhjeve dhe deformimi i demokracisë. Të njëjtin efekt ka patur korruptimi nga ana e Edi Ramës të shefit të marrëdhënieve me Jashtë të FBI-së, McGonigal.

Lexo edhe:

Berisha: Rama-Balluku shesin energjinë me çmim qesharak, qytetarët paguajnë trefishin

Analiza e The Washington Post: Emërimi i Diellës, marifet i Ramës, buxhetin e vendosin njerëzit!

Mjafton afera McGonigal që Edi Rama të vëzhgohet, që do të thotë të hetohet nga njësitë e specializuara amerikane për vepra penale të dënueshme. Por pjesë e bashkëveprimit dhe koordinimit me grupin e psikopatëve të Soros janë edhe aferat e tjera. Psh aksesi që kryeministri i Shqipërisë u ka dhënë interesave të Sorosit në investime dhe në ekonominë shqiptare. Një ditë do të hetohet edhe kjo axhendë e përbashkët në këtë grop kriminal psikopatësh. Më pas vjen përvetësimi i fondeve të USAID-it nga Soros dhe Dalina Ficot e Ramës, madje për të përçudnuar vendimmarrjen e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë. Një oaz ky i mrekullueshëm për mundësi korruptimi e korrupsioni për të mbyllur mijëra dosje e çeshtje në pritje për t’u gjykuar nga ky organ i gjyqësorit.

Dhe pas këtij zingjiri korrupsioni në bashkëpunim me Sorosin dhe njerëzit e tij në Shqipëri, përfshirë dhe ish-ambasadoren Juri Kim, grupi i psikopatëve të Soros duhet hetuar pse bënë eksperimente anti-demokratike dhe anti-njerëzore në Shqipëri. Shqipëria ishte laboratori ku ky grup psikopatësh donin të provonin efektin praktik të teorive ultraliberale anti-komb e anti-familje në planet. Dhe sa kohë që Edi Rama do të jetë kryeministër i vendit, eksperimenti do të vazhdojë të kryhet në këtë vend laboratorik.

Ja p.sh ligji i invetitorëve strategjikë është një prej këtyre eksperimenteve, që aplikon grabitjen e pronave të shqiptarëve. Elemeinimi i opozitës edhe përmes gjyqësorit është eksperimenti tjetër dobiprurës për grupin e psikopatëve të Sorosit. Ndaj dhe Edi Ramën nuk e qasën në paradhomat e administrates së re amerikane. Ai është pjesë e vëzhgimit, për të cilin flet Donald Trump. Pra është në proces hetimi për dëmet që i ka shkaktuar SHBA-ve, Shqipërisë dhe njerëzimit si rezultat i aplikimit të politikave korruptive të George e Alex Soros!

Etiketa: Edi Ramaenver bytyciGEORGE SOROS

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Rama-Balluku shesin energjinë me çmim qesharak, qytetarët paguajnë trefishin

17:49 : 21/09/2025
AKTUALITET

Analiza e The Washington Post: Emërimi i Diellës, marifet i Ramës, buxhetin e vendosin njerëzit!

17:26 : 21/09/2025
AKTUALITET

Sulmet e Ramës ndaj gjyqtarëve/ Bardhi: KLGJ dëshmon se nuk është në lartësinë e detyrës kushtetuese

20:49 : 20/09/2025
AKTUALITET

Ish-kryenegociatori ‘shuplakë’ Ramës: Shkrirja e Komisionit të Integrimit e gabuar

20:13 : 20/09/2025
AKTUALITET

Ditar i Ministres Diella – Dita 1

19:18 : 20/09/2025
AKTUALITET

Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë

12:37 : 20/09/2025
Para

Analiza nga BBC: Pse Trump hoqi mbrojtjen nga Shërbimi Sekret për Kamala Harris?

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 22 shtator 2025

22:58 : 21/09/2025

“Në kujtim të Charlie Kirk”/ Berisha: Luftëtarët e fjalës së lirë, të pavdekshëm

22:40 : 21/09/2025

Microsoft prezanton qendrën më të fuqishme të të dhënave për AI

22:33 : 21/09/2025

Përleshje mes shqiptarëve dhe tunizianëve në Itali, dy të plagosur, një në gjendje kritike

22:18 : 21/09/2025

Pse Jori nuk poston me reperin italian? Modelja zbulon nëse lidhjes së tyre i erdhi fundi

22:05 : 21/09/2025

Portugalia njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës

21:56 : 21/09/2025

Izraeli shton sulmet në Libanin jugor, pesë të vde*ur

21:42 : 21/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com