• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ka ardhur koha të ikin të dy Rama-Vuçiç

13:52 : 27/08/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE, RAJONI

Nga Agim Nesho

Bashkimi Europian e ka parë Ballkanin Perëndimor si një rajon problematik, të cilin nuk e dëshironte brenda Unionit, por ishte tepër i vëmendshëm për të gjetur një stabilitet për të mos i krijuar probleme. E ashtuquajtura stabilokraci ballkanike ishte kompromisi i madh midis SHBA-së dhe BE-së për një rajon të vogël që konsumonte më shumë energji dhe vëmendje në qoftë se merreshe me të.

Ajo që ju interesonte amerikanëve dhe europianëve ishin vetëm respektimi i vijave të kuqe që ishin vendosur në proçeset e përfundimit të konflikteve nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë, dhe ideja e vakët për integrimin e rajonit në BE, por sipas procesit të meritokracisë. Ajo që binte në sy në këtë kohë të euro-skepticizmit të BE-së dhe indiferencës amerikane ishin interesat e shteteve të fuqishme që kërkonin ruajtjen e influencave të tyre në rajon: Gjermania me rritjen e investimeve në Serbi, Turqia për zonat e saj të interesit në ish-hapësirat e Perandorisë Osmane, Rusia për të përdorur Ballkanin si precedent për justifikimin e mbrojtjes së hapësirave ruse dhe rritjen e zonave të saj të influencës; Kina për të investuar në rrugët e saj të infrastrukturës për tu lidhur me BE-në. Mungesa e një strategjie të qartë për integrimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor nga aktorët e rëndësishëm perëndimorë solli si rezultat kërkesën për skenarë alternativë zhvillimi nga aktorë të tretë. Dalja e këtyre aktorëve shoqërohej edhe me rënien e funksionimit të demokracisë në Ballkanin Perëndimor, duke i kthyer regjimet në regjime hibride demokratike dhe rritjen e regjimeve autokratike në Serbi dhe Shqipëri. Për të mos ngritur alarmin në Perëndim dhe për të vazhduar përpjekjet e tyre, autokracitë ballkanike kishin marrë të njëjtët këshilltarë perëndimorë si Tony Blair, ish-kryeministri i Italisë D’Alemma, etj., të cilët ishin zhveshur nga vlerat e angazhimeve të para në administratën publike dhe ishin zhytur me kokë në përfitimet e marra në këshillimet private të autokratëve të rinj.

Ndërsa në Washington njerëzit e Soros ndërtonin me kujdes projektet e tyre për një projekt ballkanik që do ti mundësonte një rol primar Edi Ramës, krijesës së tyre, në Serbi regjimi i nacionalistëve të rinj serbë kërkonte të rinegocionte marrëveshjet e vjetra duke ofruar ndryshimin e kufijve. I rrezikshëm si skenar, i cili mund të hapte kutinë e Pandorës dhe të sillte nxitjen e konflikteve etnike, ky skenar u hodh poshtë nga Gjermania dhe kancelarja Merkel si i papranueshëm. Atëherë autokratët Vucic dhe Rama propozuan inisiativën e Mini-Shengenit Ballkanik, i cili ishte platforma e funksionimit të Ballkanit të Hapur, një inisiativë kompromisi që do të anashkalonte Kosovën, do të rriste dominimin ekonomik të Serbisë dhe do të siguronte stabilitetin e Ballkanit duke fuqizuar aksin Tiranë-Beograd. Garantor të këtij stabiliteti do të ishin Rama-Vucic, si përfaqësues të kombeve më të mëdha ballkanike.

Lexo edhe:

Këshilltarët e Hekalit dhe Abedinët e Elisës

Rama kërkoi shkarkimin e Veliajt, këshilltarët socialistë mbledhje në selinë rozë

Projekti mori mbështetje të madhe sidomos në Washington, ku u bënë përpjekje që projekti të kalohej edhe në Kongresin Amerikan si një vijë bi-partizane e politikës së jashtme të SHBA-së. Në qoftë se A. Soros priste frytet e ardhshme të projektit duke zëvendësuar sekretarin e shtetit Blinken në të gjitha takimet zyrtare të kryetarëve të shteteve ballkanike, Vucic mbetej i pafuqishëm për tu shkëputur nga etrit shpirtërorë të Moskës, duke e kompromentuar këtë inisiativë krejtësisht. Sado u përpoq Rama, që në cdo samit të justifikonte Vucic për politikat e tij pro-Putin dhe sado burokratë të Brukselit mbyllnin sytë ndaj kësaj inisiative anti-europiane me justifikimin e vetëm se mbanin Serbinë e Vucic nga ana e perëndimit, inisiativa ishte e destinuar të dështonte. Ballkani i Hapur dështoi, por jo ideja dhe përkushtimi ndaj modelit që kishin zgjedhur të dy liderat. Rama u fsheh duke projektuar veten si një europianist i thekur duke u zvarritur dhe gjunjëzuar ndaj liderëve europianë, ndërsa Vucic duke kërkuar ndihmën e Moskës dhe ballafaquar me revoltën e një populli të tërë që kërkon  ndryshim në Serbi.

Të dy autokratët janë mbajtur në pushtet duke kapur shtetin dhe institucionet e pavarura, duke vënë median nën kontroll dhe duke bashkëpunuar me krimin e organizuar.

Ballkani Perëndimor sot kërkon një zgjidhje të re, nga një realitet që vjen nga refuzimi popullor për këto regjime si në Serbi, ashtu edhe në Shqipëri pas farsës zgjedhore të 11 Majit.

Europa që dështoi të mbronte standartet demokratike në favor të stabilokracisë, sot duhet të shtyjë për një zgjidhje të re, e cila në afat të gjatë do ti shërbejë dhe interesave të saj gjeopolitike. Pa një operacion radikal për të çrrënjosur autokracinë ballkanike, rreziku i shkarjes së Ballkanit në orbitat jashtë-europiane është i madh. Demagogjia dhe përkushtimi ndaj Europës nuk mund të vazhdojë të bëhet me waterfrontet e investimeve arabe apo klientelizmin e kampeve të emigrantëve.

Europa ka nevojë për një projekt të ri për forcimin e saj ndaj ambicieve për zona influence të fuqive të tjera revizioniste.

Kjo nuk mund të arrihet pa hequr kufomat e projekteve të vjetra ballkanike. Parlamenti Europian bëri hapin e parë duke dënuar hapur inisiativën e Ballkanit të Hapur dhe duke dënuar moslejimin e rotacionit politik në Shqipëri nga krimi i organizuar (eurodeputeti Gahler).

Rama dhe Vucic mbajnë njeri-tjetrin si dy vëllezër siamezë. Ata duhet të ikin të dy së bashku, ashtu sic dominuan skenën ballkanike për një kohë të gjatë.

Etiketa: Agim NeshoAleksander VucicEdi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këshilltarët e Hekalit dhe Abedinët e Elisës

09:06 : 17/09/2025
AKTUALITET

Rama kërkoi shkarkimin e Veliajt, këshilltarët socialistë mbledhje në selinë rozë

08:39 : 17/09/2025
AKTUALITET

Juristi Daci: Ministrja virtuale nuk është ligjore, s’jemi Matrix-i!

22:51 : 16/09/2025
AKTUALITET

Lubonja: Integrimi në BE po përdoret si një iluzion për të mashtruar qytetarët

22:24 : 16/09/2025
AKTUALITET

“Shqipëria vendi më i sigurt”/ Rama kritikon Britaninë në Bruzh: Ata kanë probleme me kriminalitetin

20:48 : 16/09/2025
AKTUALITET

Këshilltarët bashkiak të PS-së thirren në mbledhje në seli, do u kërkohet shkarkimi i Veliajt?

19:29 : 16/09/2025
Para

Fier/ 48-vjeçarja dhunon kunatin

TË GJITHA

“Jo vetëm influenceret të përfshira”/ Zbulohet rrjeti i p*ostitucionit në Dubai: Si mashtroheshin gratë

11:12 : 17/09/2025

Policia jashtë kontrollit/ Efektivi i Operacionales kërcënon kolegun me armë

11:12 : 17/09/2025

Barazia gjinore/ S’ka më burrë-grua, ligji i ri i hap rrugën agjendës LGBT në Shqipëri

11:05 : 17/09/2025

Mos e klikoni linkun! Ky mesazh që u vjen në celular është mashtrim

11:02 : 17/09/2025

Apeli i GJKKO e riktheu në qeli, por Vangjush Dako është ende në spital

11:02 : 17/09/2025

“Ndotësi paguan”: ligji i ri për mbetjet sjell kosto shtesë për qytetarët

10:47 : 17/09/2025

Dhunoi gruan, arrestohet 51-vjeçari në Durrës

10:38 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com