Ditën e sotme, në Korçë është kryer ceremonia mortore për 36-vjeçaren Marjola Nakoleci, e cila u vra me thikë nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci, disa ditë më parë në Volos.
Familjarët ndodhen në një gjendje të rëndë shoku dhe kanë refuzuar të kontaktojnë me median për shkak të situatës së rënduar emocionale. Vajza e madhe e viktimës ka mohuar kategorikisht babain e saj dhe ka deklaruar se do të kërkojë hakmarrje për vdekjen e nënës.
Motrat e Marjolës, në rrëfime jashtë kamerave, kanë hedhur akuza të rënda ndaj Pandeli Nakolecit, duke treguar se dhuna në familje ishte e vazhdueshme për shkak të xhelozisë dhe dyshimeve për tradhëti. Sipas tyre, viktima kishte shpëtuar nga një përpjekje për vetëvrasje të kryer nga bashkëshorti vetëm tre javë më parë.
Të afërmit pretendojnë gjithashtu se ai ushtronte marrëdhënie seksuale pa dëshirën e Marjolës, me qëllim të pengonte ndarjen dhe për të ndikuar tek shtatzënia e saj; vetëm një muaj më parë, ajo kishte vendosur një mjet kontraceptiv pas konsultimeve me gjinekologun.