• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tre arsye se pse s’duhen marrë seriozisht sulmet e Ramës kundër drejtësisë

16:36 : 25/08/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Pothuajse e vetmja polemikë që prodhoi gjatë pushimeve Edi Rama, i tërhequr në vilën e tij në Dhërmi, ishte ajo e sulmit ndaj një gjyqtari administrativ, i cili kishte guxuar të merrte vendim kundër aksionit të radhës për lirimin e hapsirave publike.

Duke aluduar se Klarent Demiri mund të ishte joshur nga rryshfeti për të mbrojtur një “tokë të xanun”, kryeministri nxiti automatikisht furinë e kundërshtarëve të vet politikë dhe kritikëve të tij mediatikë, që e panë këtë sulm si një ndërhyrje brutale kundër drejtësisë së pavarur. Këto reagime u shtuan edhe si pasojë e faktit se ky qe një refren i përsëritur gjatë verës. Shefi i ekzekutivit pati bërë të njëjtën gjë me prokuroren Shkodrane, Elsa Gjeli, për prishjen e ndërtimeve në Theth dhe kolegun e Demirit, Hazbi Balliu, i cili vendosi të bllokojë konfiskimin e një pallati nga qeveria.

Në fakt, këto përçartje të Edi Ramës janë larg së qeni alarmante, ashtu sikurse i paraqesin kundërshtarët apo kritikët e tij. Këtë nuk e them thjeshtë si një mbrojtës i idesë se vendimet e drejtësisë duhet të kritikohen apo paragjykohen. Kjo po e po. Pra, ashtu si kushdo tjetër edhe kryeministri i një vendi ka të drejtën e tij të mos jetë dakord me një vendim gjykate, ta shprehë me fjalë mosaprovimin e tij, pavarësisht se formalisht mund të jetë i obliguar ta zbatojë atë. Këtu nuk ka debat.

Por personalisht, atë që u konsiderua si ofensiva e Ramës kundër drejtësisë, e shoh si një përpjekje qesharake që duhet injoruar. Dhe kjo për së paku tre arsye.

Lexo edhe:

“Opozita të vrasë frikën”/ Salianji thirrje për protesta: Duhet një shkundje e gjithë shoqërisë

Reagimi i Ramës për Ballukun/ Berisha: S’ka koment sepse paratë i kanë ndarë bashkë

Së pari, sepse një episod i tillë, me përmasa shumë më dramatike u zhvillua edhe kur SPAK-u kërkoi arrestimin e Erion Veliajt dhe gjykata e formalizoi atë. Të gjithë e mbajnë mend se si, në fillim të shkurtit, kryeministri luajti rolin e të mërziturit, publikoi me dhjetra statuse e video dhe aktroi në atë skenën ku i binte me grushte tryezës duke e quajtur dosjen e Lalit një “roman policesk” të hartuar nga disa prokurorë “të dalë nga shinat”. Kulmi i dramaticitetit arriti kur derdhi lot për fatin e djalit të Ajola Xoxës duke thënë: “Gjykatësi ka arritur në pikën që edhe nënën e një fëmijë 6 vjeç ta dënojmë me arrest shtëpie pasi babain e kanë çuar atje (në burg-shënim i Lapsi.al). Pyetja është jo vetëm kush e çon dhe e merr këtë fëmijë nga shkolla po kush dhe si i jep këtij fëmije për të ngrënë”? Dhe në fund qau edhe hallin e kryeqytetit: “…gjykatësi ka firmosur t’ia heqë kokën nga shpatullat bashkisë së Tiranës. Duke e lënë praktikisht pa drejtim një kryeqytet me 1001 punë në ditë pa gjyq. Këtu bëhet fjalë për një proces hetimor të çuditshëm. Shumë të çuditshëm…”.

Se ç’ndodhi më pas jemi të tërë dëshmitarë. Rama shkoi sinkron me SPAK-un, ia hoqi të gjitha spaletat Erionit, nuk i pranoi delegimin e njerëzve të tij në krye të bashkisë dhe i spastroi gjithë mbështetësit e vet nga grupi parlamentar. Aq i ashpër u tregua në këtë fshesë, sa shumëkush hodhi dyshimet se burgosja, në mos kishte qenë e urdhëruar prej tij, në rastin me të mirë, qe e koordinuar me të. Pra tani, nëntë muaj më pas, mund të pyesim me të drejtë, sa real ishte “sulmi ndaj drejtësisë” i fillim shkurtit? A qe thjesht një teatër për të maskuar burgosësin reale të delfinit të vet? A pati ndonjë efekt në intimidimin e drejtësisë e cila, çuditërisht, u trimërua më shumë kundër Erion Veliajt?

Mjafton ky episod për të vërtetuar se Edi Rama i krijon vetë ‘mis en scene” të tilla për ti përdorur për qëllimet e veta politike të ditës. Ky mund të jetë edhe rasti i polemikës së fundit me njerëzit e drejtësisë. Ai vetë e di se as Demiri, as Gjeli e as Balliu nuk e pengojnë dot urdhrin e tij të papritur për të nisur një aksion të tipit maoist në të tërë territorin. Por ai e ka pjesë të qenies së vet që nuk zhvillon dot politikë pa pasur armiq. E ndoshta prandaj i duhen debate të tilla fallco. Në një mjedis ku ai e ka asfiksuar opozitën deri në zhdukje, ku i ka korruptuar mediat deri në përçudnim, ai e ka të nevojshme ti shesë shoqërisë një kontradiktë. E prandaj prodhon debate të panevojshme që s’kanë pse shqetësojnë askënd që thellohet për të kuptuar qëllimin e tyre.

Por ka edhe një arsye të tretë, ndoshta më të rëndësishme për të mos i fryrë, pas çdo fishekzjareje të hedhur në treg, alarmit se kryeministri po intimidon drejtësinë. Ai në fakt e ka kapur tashmë atë. Vendimet me kryesore të gjykatave të larta e kushtetuese, spërdredhjet akrobateske të SPAK-ut për të ndëshkuar zyrtarët më të lartë për mëkatet e tyre më të lehta e dëshmojnë më së miri këtë. Prandaj kushdo që i fryn borive të kapjes së drejtësisë, pas çdo polemike shterpë, në fakt çon ujë vetëm në mullirin e Ramës. Ai përkund iluzionin se sistemi është ende i pa kapur, se kanë mbetur ende hapsira që duhen mbrojtur brenda tij.

Natyrisht askush nuk mund të vërë dorën në zjarr nëse tre personazhet që u anatemuan nga kryeministri kanë vepruar ose jo në bazë të bindjes së tyre. Por edhe në qoftë kështu ata janë pak, papërfillshmërisht pak, për të vijuar debatin e rrezikut të kapjes së prokurorisë dhe gjyqësorit.

Ky proces tashmë ka përfunduar, prandaj është krejtësisht i pavlerë ti kushtosh vëmendje gurëve që hedh kohë pas kohe në lumë Edi Rama.

Etiketa: drejtesiaEdi Ramaelsa gjeliHazbi BalliuKlarent Demirisulme

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Opozita të vrasë frikën”/ Salianji thirrje për protesta: Duhet një shkundje e gjithë shoqërisë

18:27 : 25/10/2025
AKTUALITET

Reagimi i Ramës për Ballukun/ Berisha: S’ka koment sepse paratë i kanë ndarë bashkë

15:11 : 25/10/2025
AKTUALITET

“Nuk më shantazhon dot mua”/ Biseda e tensionuar për Kushtetuesen, kush e futi “në rreth të kuq” Sadushin

14:02 : 25/10/2025
AKTUALITET

Rama: Diella është shtatzënë, do të shtohet me 83 fëmijë

13:31 : 25/10/2025
AKTUALITET

Rama për DW: Balluku e pafajshme derisa të ketë një vendim të formës së prerë

13:22 : 25/10/2025
AKTUALITET

Rama programon Diellën ti thurë lavde në Berlin

10:58 : 25/10/2025
Para

Zjarr në pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës, tymi mbulon zonën

TË GJITHA

Horoskopi e dielë, 26 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 25/10/2025

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025

E rëndë në Romë, turisti japonez bie nga muri i Panteonit, humb jetën në vend

22:10 : 25/10/2025

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve

21:49 : 25/10/2025

Nesër kthejmë orën 1 orë prapa, përparësitë dhe disavantazhet

21:29 : 25/10/2025

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com