• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Modeli i republikës tonë

16:53 : 24/08/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Shkrimi i fundit i Ben Blushit e quante modelin e Shqipërisë një republikë tregtare, në një përpjekje për t’i dhënë një formë të pranueshme modelit shqiptar që në shumëçka më tepër të ngjason me një republikë bananesh të tipit të Amerikës së Jugut në vitet 60-të 70-të të shekullit të kaluar se sa të Fortkthjelltës Republikë të Venedikut që ekzistoi për gati një mijëvjeçar deri në fund të shekullit të 18-të me të cilën krijonte disa paralelizma figurative që më shumë synojnë sensacionin sesa persiatjen analitike.

Në fakt, me një vështrim mbi literaturën e demokratizimit gjejmë shumë terma të konsumuara vitet e fundit për të përshkuar regjime të ngjashme me Shqipërinë, të tilla si demokraci hibride, autoritarizëm elektoral, demokraci e pakonsoliduar etj.. Kjo e fundit për shembull është një term i ri i përdorur vençarisht për të përshkruar Rusinë e Putinit por edhe modele të tjera, madje dhe në BE si për shembull Hungaria apo Sllovakia., dhe duket me adapt për të përshkruar realitetin shqiptar. Terminologjia e duhur mund të jetë ajo e “autokracisë së personalizuar” (ang. personalist autocracies). Këto lloj autokracish përgjithësisht janë të drejtuara nga individë të “fortë”. Pavarësisht se operojnë në sisteme në dukje demokratike që kanë të paktën disa parti politike, që bëjnë zgjedhje periodike etj., në fakt përgjegjësinë thuajse absolute në përzgjedhjen e stafeve drejtuese si dhe prioritetet e politikave publike e  kanë thuajse eksluzivisht liderët kryesor. Ky mund të jetë presidenti në sistemet presidenciale apo gjysëm-presidenciale ose kryeministri në republikat parlamentare, siç është te ne.

Sikundër Timothy Frye ka argumentuar në një artikull mbi Putinizmin në Foreign Affairs, përgjithësisht ky lloj regjimi politik shënon nivele edhe më të larta korrupsioni, rritje ekonomike më të vakët, represion më të madh dhe politikë më të pastabilizuar sesa vendet që qeverisen nga një parti-shtet apo edhe juntat ushtarake. Këto regjime të autokracive të personalizuara shpërndajnë pasurinë publike në pak duar oligarkësh të cilët direkt apo indirekt i shërbejnë liderit suprem, targetojnë kundërshtarët politikë duke përdorur sistemin ligjor dhe forcojnë pushtetin ekzekutiv në kurriz të institucioneve të tjera.

Kjo në periudhë afatgjatë sjell pabarazi sociale dhe ekonomike, duke shtrirë shkallën dhe përhapjen e varfërisë dhe dobësuar shtresën e mesme, apo prodhon handikapë dhe defiçite kulturorë dhe arsimorë si për shembull shtrirjen e analfabetizmit funksional këtu te ne. Gjithashtu mund të sjellin mbifryrje të administratës në paradoks total me marketingun që i bëhet vendit brenda dhe jashtë si republikë dixhitale (pra që shërbimet i zgjidh përmes një numri të kufizuar punonjësish afërmendsh) e cila madje përmes inteligjencës artificiale do të bëjë atë që nuk e ka bërë shtet tjetër deri më sot, nga integrimi evropian deri te qeveria virtuale. Kjo lloj republike sipas shijes së shallvareve të unit, mundohet t’i veshë rrobat apo edhe atletet mbretit lakuriq, por gjithsesi ngelet cullak nga përmbajtja. Si rezultante kemi reforma in perpetum ndërkohë që kakistokracia sa vjen dhe thellon krizën e përfaqësimit.

Lexo edhe:

Ishte nisur nga Shqipëria/ Kroacia bllokon një ngarkesë me krem fistiku, ka prezencë Aflatoksine

“Në Leskovcin tonë, në tokën e Shqipërisë“, “Plisat” motivojnë Kombëtaren për ndeshjen ndaj Serbisë

Për shembull, një term tjetër me të cilën mund të përkufizohet vendi në këto momente është ai i republikës ekzekutive, ku pushteti ekzekutiv qartazi ka marrë atribute të pushteteve të tjera, si ai legjislativ i gjymtuar ndjeshëm pas daljes së opozitës reale dhe atij gjyqësor që ende nuk ka një arkitekturë të përfunduar dhe përdoret shpesh në mënyrë të njëanshme nëpërmjet akteve të arbitratritetit politik. Ndonëse nuk ka një formulë ekzakte se si vende të ndryshme mund ta kapërcejnë kurthin e këtyre regjimeve që qeverisin nëpërmjet një “dore të fortë” autoritariste, zgjedhjet e lira, të ndershme dhe të gjithëpranuara, me garanci paraprake që nuk varen nga një vullnet i vetëm politik, për shembull një qeveri kujdestare apo teknike, duket se janë i vetmi melhem që mund të çelin shtigje të reja demokratike, forcojnë institucionet e pavarura, dobësojnë pushtetin ekzekutiv, krijojnë një sistem më të balancuar dhe kontroll reciprok të pushteteve të ndryshme etj.

Nëse këto zgjedhje arrijnë të organizohen me të tilla garanci proceduriale dhe institucionale, madje lipset edhe ndërkombëtare, atëherë rezultati i këtyre zgjedhjeve (pra të lira e të ndershme) mund të krijojë parakushtet për një republikë të re. Se çfarë forme ajo do të ketë është një diskutim i parakohshëm, por e sigurtë është që do të dobësojë super-mazhorancën, pengojë pushtetin absolut që mund të prodhojë vetëm korrupsion absolut, ndryshojë mendësinë e varësisë ndaj një lideri omnipotent, forcojë shtetin e së drejtës, rikthejë rregullat e konkurrencës së lirë në ekonomi etj. Kësisoj vetëm garantimi i rregullave të lojës mund të na sjelli shpresën se demokracia është e vetmja lojë në qytet. Vetëm zgjedhjet e lira mund të garantojnë një demokraci të shëndetshme, pushtete të balancuara dhe institucione të forta.

Etiketa: autokraciademokraciailir kalemajkalemajmodelirepublikaShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ishte nisur nga Shqipëria/ Kroacia bllokon një ngarkesë me krem fistiku, ka prezencë Aflatoksine

20:33 : 05/10/2025
SPORT

“Në Leskovcin tonë, në tokën e Shqipërisë“, “Plisat” motivojnë Kombëtaren për ndeshjen ndaj Serbisë

10:55 : 05/10/2025
AKTUALITET

Radhë të gjata makinash në Qafë-Thanë, vonesa në përpunim dokumentesht

10:42 : 05/10/2025
AKTUALITET

Opozita përballë pushtetit

10:10 : 05/10/2025
SPORT

Federata serbe: Asnjë biletë në shitje për sfidën me Shqipërinë, masa të rrepta kontrolli

16:52 : 03/10/2025
SPORT

“Betejë me Serbinë për 90 minuta”, Silvinjo komenton listën: Ja përse nuk grumbullova Mehmetin dhe Gripshin

11:51 : 03/10/2025
Para

Përfshihet nga flakët gomisteria në Durrës, rrezikohen disa ndërtesa

TË GJITHA

4 emrat zyrtarë që konkurojnë për kreun e SPAK

09:37 : 06/10/2025

Veliaj uron djalin për ditëlindje: Ndjesë që s’të përqafoj dot sot/ FOTO

09:36 : 06/10/2025

Enver Hoxha në listën e personaliteteve/ Këlliçi: Vendimi i Kuvendit skandaloz dhe kriminal!

09:32 : 06/10/2025

Zbulohen 4291 bimë kanabis në Shkodër, e pësojnë 5 kryetarë fshatrash/ PAMJET

09:31 : 06/10/2025

Ndërron jetë Shemë Mustafa, ish-polici i rrëmbyer nga Serbia dy vite më parë!

09:20 : 06/10/2025

“Mijëra studentë më pak”, Gjekmarkaj: Emigrimi i trurit ka pasoja të rënda për ekonominë dhe zhvillimin e vendit

09:10 : 06/10/2025

Ushtria izraelite: Nëse negociatat dështojnë, do të rifillojmë luftimet në Gaza

09:05 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com