• Kontakt
Friday, August 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kosovë/ REL: Politika ngec, mundësitë ikin

10:02 : 22/08/2025
në RAJONI

Për të parën e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, boshllëku institucional në vend nuk është thjesht një krizë procedurale, por një pengesë serioze për projektet strategjike – nisur nga reformat për integrim evropian, deri te marrëveshjet e mbrojtjes dhe ekonomisë me aleatët ndërkombëtarë.

Për Shtetet e Bashkuara, gjithashtu, bllokada rezulton në “mundësi të humbura për Kosovën”.

Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohej as më 20 gusht, përkundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që urdhëroi formimin e tij brenda 30 ditësh.

Ky afat do të rrjedhë deri më 18 shtator dhe nga ajo që ka deklaruar kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pritjet janë që ai të respektohet.

Lexo edhe:

LVV propozon Hekuran Muratin për kryetar të Parlamentit të Kosovës, por sërish nuk merr votat e nevojshme

“Serbia në prag të luftës civile”, Enver Bytyçi: Destabilizimi do ndikojë në Shqipëri dhe Kosovë

Megjithatë, asnjëra prej kandidateve për kryeparlamentare, të propozuara nga partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, nuk mori vota të mjaftueshme në seancën e 20 gushtit.

Seanca konstituive, që ka nisur qysh më 15 prill, por pa epilog për shkak të mosmarrëveshjeve mes partive, do të vazhdojë sërish më 22 gusht.

Osmani tha se konsitutuimi i Kuvendit është “urgjencë shtetërore”.

Pse urgjencë shtetërore?

Këshilltari i saj për media, Bekim Kupina, thotë për Radion Evropa e Lirë se boshllëku institucional rrezikon “projektet që ndërlidhen me agjendën e reformave për zhvillim dhe integrim evropian, si dhe ato që synojnë përmirësimin e infrastrukturës energjetike dhe zhvillimin ekonomik”.

Sipas tij, konstituimi i Kuvendit dhe Qeveria funksionale janë të domosdoshme edhe për realizimin e marrëveshjeve – përfshirë ato strategjike në fushën e mbrojtjes dhe ekonomisë, të cilat, siç thotë, Osmani i ka diskutuar me administratën e presidentit amerikan, Donald Trump.

“Këto marrëveshje dhe angazhime janë mundësi unike për forcimin e sigurisë së vendit dhe rritjen ekonomike, e që kërkojnë institucione të konsoliduara për t’u zbatuar”, thotë Kupina.

Muajin e kaluar në SHBA, Osmani takoi zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, dhe zyrtarë të tjerë të lartë, me të cilët tha se ka biseduar për rëndësinë e krijimit të një partneriteti të ri ekonomik në sektorët e energjisë, mbrojtjes dhe teknologjisë informative.

Duke iu përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë se si e sheh zvarritjen e formimit të institucioneve në Kosovë, edhe gjysmë viti pas zgjedhjeve parlamentare, një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë tha se “Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka lëshuar vendimin e saj” dhe “lidershipi politik duhet të punojë së bashku për të formuar institucione në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese”.

“Populli i Kosovës pret që udhëheqësit e tyre ta përmbushin zotimin për të punuar në interesin më të mirë të vendit”, tha zëdhënësi.

“Kjo bllokadë e vazhdueshme politike po rezulton në mundësi të humbura për Kosovën. Është koha që udhëheqja të bëjë prioritete progresin dhe stabilitetin në dobi të të gjithë qytetarëve”, shtoi ai.

REL-i iu drejtua me të njëjtën pyetje edhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, e cila tha se “formimi i shpejtë i Kuvendit dhe i Qeverisë është thelbësor për Kosovën që të ecë përpara me reformat e rëndësishme në të gjithë sektorët, të cilat do të përmirësojnë cilësinë e jetesës dhe standardin e jetesës së qytetarëve të Kosovës”.

Nga ambasadat e vendeve të QUINT-it u përgjigj edhe ajo e Italisë, e cila shfaqi shpresën që “të gjithë aktorët politikë të punojnë me përgjegjësi për të siguruar konstituimin e Kuvendit me kohë”.

Drejt “anarkisë institucionale”?

Lulzim Peci, nga Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) në Prishtinë, paralajmëron se nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, Kosova do të futet “në një terren të panjohur, që nuk i shihet fundi”.

“Ky terren e ka emrin ‘anarki institucionale’. Mos të harrojmë që brenda një kohe, ne mund të mos kemi numër të mjaftueshëm të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese dhe pastaj mbetemi në anarki totale”, thotë Peci për Radion Evropa e Lirë.

Me Kushtetutë, Gjykata Kushtetuese duhet t’i ketë nëntë anëtarë, por aktualisht ka vetëm shtatë.

Në shtator, i përfundon mandati gjyqtarit Bajram Latifi dhe nëse deri atëherë nuk emërohet një gjyqtar i ri – gjë që kërkon miratimin e Kuvendit – Gjykata mbetet pa kuorum për vendimmarrje.

Peci paralajmëron se një situatë e tillë do të sillte pasoja të rënda për shtetin.

“Mund të na çojë në një shtet të kolapsuar. Pasojat nga kjo do të ishin të jashtëzakonshme, si për procesin demokratik, për marrëdhëniet me partnerët tonë (ndërkombëtarë), për ekonominë… Anarkia institucionale është skenari më i zi që mund ta presë Kosovën”, thotë Peci.

Sipas vlerësimit të tij, Kosova sot pasqyron imazhin e një vendi joserioz, ku interesat e ngushta të politikanëve mbizotërojnë interesin shtetëror.

Një qasje e tillë, siç thekson Peci, përbën pengesë serioze për ndërtimin e partneriteteve me vendet perëndimore, të cilat kërkojnë partnerë të përgjegjshëm dhe të aftë për të marrë vendime.

Ai shton se situata aktuale është bërë një rrethanë e rehatshme për partitë politike, të cilat, siç thotë, e shmangin marrjen e përgjegjësive qeverisëse dhe të vendimeve të mëdha që e presin vendin.

Në mesin e këtyre vendimeve, ai përmend zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë (2023) dhe Marrëveshjes së Uashingtonit për normalizim ekonomik me Serbinë (2020).

Ngecje në integrimet evropiane

Augustin Palokaj, gazetar që prej vitesh ndjek nga afër politikat e Bashkimit Evropian, vlerëson se si BE-ja, ashtu edhe bashkësia ndërkombëtare në tërësi, po e trajtojnë krizën institucionale në Kosovë përmes dy qasjeve.

E para është një qasje pasive: BE-ja po qëndron në pritje, duke i lënë politikanët kosovarë të përballen vetë me ngërçin politik që kanë prodhuar përmes kalkulimeve të ngushta dhe mungesës së vullnetit për kompromis.

Qasja e dytë ka karakter më paralajmërues: përmes deklaratave të vazhdueshme, BE-ja kujton pasojat e drejtpërdrejta dhe afatgjata që sjell mungesa e stabilitetit institucional.

Sipas Palokajt, pasojat lidhen fillimisht me fondet evropiane.

Komisioni Evropian nuk mund t’ia transferojë Kosovës pagesën e parë prej mbi 80 milionë eurosh nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Kjo shumë është paraparë si parafinancim, por për t’u proceduar kërkohet një qeveri funksionale që të propozojë marrëveshjen për kredi dhe mjete, si dhe një kuvend që ta ratifikojë atë. Pa këto institucione, paratë mbeten të bllokuara.

Një tjetër pasojë, sipas Palokjat, lidhet edhe me procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Pa kuvend të konstituuar dhe qeveri të re, Kosova nuk mund t’i përmbushë kushtet e përcaktuara, ndaj çështja nuk mund të vendoset as në rend të ditës.

“Në këto rrethana, kur nuk mund të hyjmë në Këshillin e Evropës, kur nuk mund të marrim pagesa nga Komisioni Evropian, kur ende ndaj Kosovës janë në fuqi masat ndëshkuese [për shkak të tensioneve në veri], nuk mund të pritet që Kosova të avancojë në procesin e marrjes së statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thotë Palokaj për Radion Evropa e Lirë.

Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova është e vetmja që nuk e ka këtë status.

Palokaj nuk pret që BE-ja të ndërhyjë drejtpërdrejt në zgjidhjen e krizës institucionale në Kosovë, ndaj përgjegjësia duket se do të mbetet plotësisht mbi vetë klasën politike të vendit.

Kupina nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it nëse presidentja, si faktor uniteti, po shqyrton ndonjë formë ndërhyrjeje./REL

Etiketa: kosovekuvend

Lajme të lidhura

RAJONI

LVV propozon Hekuran Muratin për kryetar të Parlamentit të Kosovës, por sërish nuk merr votat e nevojshme

11:59 : 22/08/2025
AKTUALITET

“Serbia në prag të luftës civile”, Enver Bytyçi: Destabilizimi do ndikojë në Shqipëri dhe Kosovë

21:11 : 21/08/2025
RAJONI

Serbia dënon vendimin e Kosovës për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale

20:58 : 21/08/2025
RAJONI

Kosovë/ KQZ nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit

18:28 : 21/08/2025
AKTUALITET

Lefter Maliqi paralajmëron një sezon vjeshte të tensionuar në Kuvend

18:03 : 21/08/2025
RAJONI

REL: A duhet partitë në Kosovë të jenë më bashkëpunuese për konstituimin e Kuvendit?

17:50 : 21/08/2025
Para

"Vrasësi shqiptar poston video në TikTok nga qelia", Daily Mail: Kërkon të dërgohet në Shqipëri

TË GJITHA

Të shtëna me armë zjarri në Kombinat

12:46 : 22/08/2025

Arrestohet vajza e Eli Farës, Marina Fara kapet me kokainë

12:45 : 22/08/2025

Rama sulmon gjykatësin Klarent Demiri për tendën e lokalit në Tiranë: Çfarë ka ngrënë…

12:28 : 22/08/2025

Skandali në KED/ Genta Bungo probleme me pasurinë, Sokol Sadushi e kualifikoi për në Kushtetuese

12:19 : 22/08/2025

E reja rrezikoi mbytjen në Vlorë, pushuesit e nxjerrin nga deti, dërgohet në spital

12:03 : 22/08/2025

LVV propozon Hekuran Muratin për kryetar të Parlamentit të Kosovës, por sërish nuk merr votat e nevojshme

11:59 : 22/08/2025

“Pashë babin duke v*arë mamin me th*kë”, DETAJE nga kr*mi në familjen shqipare në Greqi

11:46 : 22/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com