Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kryekuq të Divjakës, ku një 30-vjeçar u vra me thikë mbrëmjen e djeshme.
Viktima është identifikuar si Qemal Kumria, i cili punonte sezonal në Himarë. Ai po qëndronte në një lokal të zonës, ulur në tavolinë së bashku me disa persona të tjerë, kur u sulmua papritur nga autori.
Sipas raportime në media, autori kishte parkuar makinën pranë rrugës dhe hyri në lokal me thikë në dorë. Ai u drejtua menjëherë te tavolina e viktimës dhe e goditi disa herë, duke e lënë të vdekur në vend.
Pas krimit, autori u largua me shpejtësi dhe ndodhet ende në arrati.
LEXO EDHE: