• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbardhet dinamika e krimit në Divjakë, si u vra 32-vjeçari për një kanal vaditës

09:44 : 20/08/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një 32-vjeçar u vra mbrëmjen e së martës në një lokal në fshatin Kryekuq të Divjakës. Policia ka arrestuar autorin, 25-vjeçarin Xhesion Toromeni, pas disa orësh ndjekjeje nga forcat operacionale të DVP Fier.

Sipas uniformave blu, Besmir Kumria ndodhej në lokal me disa miq, kur autori mbërriti me makinë, hyri me thikë në dorë drejt tavolinës ku ishte 32-vjeçari dhe e qëlloi menjëherë, duke i shkaktuar vdekjen në vend. Raportohet se shkak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë një konflikt i vazhdueshëm mes familjeve të tyre për një kanal vaditës në fshat.

Vrasja e 32-vjeçarit në Divjakë, dalin pamjet nga lokali ku
Vendi ku ndodhi vrasja

Trupi i viktimës ndodhet në morgun e Lushnjes, ndërsa dëshmitarët nuk e njihnin autorin dhe ngjarja nuk u kap nga kamerat e lokaleve për mungesë të tyre. Kumria, punonte në Himarë dhe kishte shkuar në Divjakë për të përcjellë bashkëshorten, e cila ishte nisur për në Gjermani ku kishte gjetur punë si infermiere.

Familjarja e viktimës, Besmir Kumria, në një prononcim për mediat e përshkroi 32-vjeçarin si një njeri të qetë dhe punëtorë.

“E kam djalin e nipit. Unë nuk di gjë. Këta janë komshinj. Nuk e di kush është autori, morëm vesh që është qëlluar në lokal dhe autorin e nuk e njihte njeri. Nipi im bënte punë të ndryshme. Nusja është infermiere, iku në Gjermani me leje shteti, për dokumente. Erdhi nusja të martën me djalin, djali mbylli punën për të ikur   për gati 1 javë, 10 ditë do ikte në Gjermani, nuk di të kishte ndonjë sherr. Janë bërë njerëzit si bagëti o bir. Ishte djalë i mirë, i qetë, punëtor”, u shpreh ajo.

Lexo edhe:

FOTO/ Ky është 32-vjeçari që u vra me thikë në Divjakë

EMRI/ Vrasja e të riut në Divjakë, arrestohet autori, sherri nisi për një kanal vaditës

Trendi i dhunës për motive të vogla

Kjo nuk është hera e parë që në Shqipëri derdhet gjak për motive të vogla, si konflikte për kanale vaditëse, ngacmime personale apo grindje që përshkallëzohen në tragjedi. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, krenohet me shembjen e bizneseve të vogla dhe sekuestrimin e bidonave të qumështit, në vend vazhdon të derdhet gjak, pasi besimi i të rinjve tek institucionet nuk ekziston.

Ngjarje të ngjashme janë regjistruar edhe në pjesë të tjera të vendit. Në Shkodër, fshati Dragoç, në janar 2025, 33-vjeçari Ramazan Mataj u vra me armë zjarri. Policia arrestoi dy persona, vëllezërit Arjon Hasaj, 29 vjeç, dhe Klisman Hasaj, të dyshuar se Arjon kreu vrasjen ndërsa Klisman ndihmoi në sigurimin e kushteve dhe fshehjen e armës.

Hetimet treguan se Arjon kishte kontaktuar viktimën përmes llogarive të rreme në rrjete sociale për ta nxjerrë në pritë. Dyshohet se Ramazan Mataj kishte ndikuar në prishjen e marrëdhënieve familjare, që konsiderohet shkak për vrasjen, ndërsa arma e krimit u gjet e fshehur dhe më pas e groposën në oborrin e banesës.

Në Tiranë, zona e Astritit, gusht 2024, 34-vjeçari Amaralando Hoxhallari humbi jetën pasi u godit me thikë nga një person tjetër, për shkak të ngacmimit të partneres së autorit. Autori u arrestua dhe u vu nën hetim për “vrasje me paramendim”. Ndërsa në Tiranë, zona e Çekrezit, 2025, një 27-vjeçar u qëllua me thikë pas një grindjeje për arsye të dobëta. Policia arrestoi autorin dhe ngriti akuzat për “vrasje me paramendim” dhe “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Në Maliq, fshati Pirg, gusht 2024, 14-vjeçari Erald Xhejo u vra nga një bashkëmoshatar pas një konflikti që kishte nisur një vit më parë për motive banale. Pas ngjarjes, u arrestuan tetë persona, duke përfshirë të mitur dhe të rritur, që tentuan të fshihnin provat e krimit.

Etiketa: Besmir Kumriadivjakekanal vaditesvrasjeXhesion Toromeni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

FOTO/ Ky është 32-vjeçari që u vra me thikë në Divjakë

09:19 : 20/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Vrasja e të riut në Divjakë, arrestohet autori, sherri nisi për një kanal vaditës

08:50 : 20/08/2025
AKTUALITET

Vrasja në Divjakë/ Autori hyri me thikë në lokal dhe e ekzekutoi 32-vjeçarin para të gjithëve

08:40 : 20/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ E rëndë në Divjakë, 32-vjeçari vritet me thikë

08:29 : 20/08/2025
AKTUALITET

Vrasja e Artur Bashimit larje hesapesh? Vëllai i tij, bashkëpunëtor i vrasësve të Artan Cukut

16:44 : 19/08/2025
AKTUALITET

Ekzekutimi i shqiptarit në Athinë/ Vrasësi e priti dhe e qëlloi nga afër

10:44 : 19/08/2025
Para

EMRI/ Aksidenti në aksin Fier-Patos, ndërron jetë 30-vjeçari që mbeti i plagosur

TË GJITHA

Deshton sërish zgjedhja e kryeparlamentarit në Kosovë, as Donika Gërvalla nuk siguron shumicën

11:40 : 20/08/2025

Frederik Ndoci humb nënën: U fik flaka e shpirtit të Mamës

11:26 : 20/08/2025

Aksidenti i rëndë në Greqi ku humbën jetën 3 shqiptarë, dëshmitari: Ulërinin për ndihmë, po digjeshin

11:10 : 20/08/2025

Plagosi me gur një të ri, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

10:55 : 20/08/2025

Dhunoi dhe tentoi të djegë partneren, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

10:40 : 20/08/2025

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Ilir Beqajt, kthehet në paraburgim

10:34 : 20/08/2025

Beteja me zjarret ndër Emegjencat kritike të Rama-4!

10:23 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com