• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ëndrra për një banesë po bëhet më e vështirë, çmimet e apartamenteve po rriten ndjeshëm edhe në rrethe

15:47 : 20/08/2025
në AKTUALITET, EKONOMI

Çmimet e reja referencë të banesave do të hyjnë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm, por apartamentet në rrethe po shiten e blihen tashmë më shtrenjtë. Nga Durrësi në Vlorë, bashkë Lezhën, Shkodrën e Shëngjinin… një metër katror po kushton më shumë për blerësit.

“Çmimet e referencës shërbejnë si bazë për tatime dhe për të bërë transaksionet më transparente. Por ato nuk janë faktor që përcakton tregun. Ajo që po shohim sot është rritja e kërkesës, sidomos në qytetet bregdetare dhe në ato afër Tiranës. Kjo kërkesë, e kombinuar me ofertën e kufizuar, është arsyeja pse çmimet reale të apartamenteve po ngjiten, pavarësisht nga referencat e reja që hyjnë në fuqi nga janari”, thotë për A2 CNN Ervin Demirxhiu, ekspert i pasurive të patundshme.

Qendra e Durrësi është shtrenjtuar në 1 mijë deri në 1 mijë e 400 euro nga 472 euro aktualisht. Rritja përllogaritet në 528 deri në 928 euro.

Çmimet janë rritur edhe në  Fier. Nga rreth 530 euro aktualisht, prej vitit të shkuar në m2 në këtë qytet kushton 620 euro… 16.76 për qind më tepër.

Lexo edhe:

Shqipëria po bëhet më e shtrenjtë, rriten qiratë dhe ngrihet çmimi i kafesë në korrik

Shtrenjtohen pushimet/ Shpenzimet ditore për ushqime dhe transport në rritje

Po çfarë pritet të ndodhë me çmimet e apartamenteve në rrethe në vijim? “Pritshmëritë janë që çmimet në rrethe të vijojnë të rriten edhe në vitin e ardhshëm. Zonat bregdetare, si Durrësi, Vlora apo Shëngjini, mbeten destinacione shumë të kërkuara jo vetëm nga blerësit vendas, por edhe nga investitorë të huaj, për shkak të turizmit dhe zhvillimeve të reja infrastrukturore. Në të njëjtën kohë, qytetet pranë Tiranës, si Fieri apo Lezha, po përjetojnë rritje të çmimeve sepse shumë familje po kërkojnë alternativa jashtë kryeqytetit. Derisa kërkesa të mbetet e lartë dhe oferta e kufizuar, çmimet reale të banesave nuk pritet të pësojnë ulje”, thotë Demirxhiu.

Ishulli i Sazanit në Vlorë dhe “Zona 13” në Durrës do të jenë më të shtrenjtat në rang vendi për të blerë një apartament, pas Tiranës. Një metër katrorë ndërtim në këto zona do të kushtojë plotë 2 mijë euro. Ndërtimi i resorteve turistike nga dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump dhe zhvillimi i Portit të Marinës së Jahteve nga biznesmeni arab Mohamed Alabbar janë arsyet. Zona e plazhit në Himarë renditet e treta me 1 mijë e 400 euro për metër katrorë, ndjekur nga zonat 6 dhe 1 në Durrës apo 1 dhe 3 në Sarandë. Çmimi i referencave rritet edhe në Kamëz, në 750 euro për metër katror dhe Tale të Lezhës në 700  euro m2.

“Projekte të mëdha turistike dhe infrastrukturore po i japin këtyre zonave një vlerë shtesë, që automatikisht reflektohet në çmim. Por duhet theksuar se ky ritëm rritjeje e bën gjithnjë e më të vështirë për qytetarët shqiptarë të përballojnë blerjen e një banese. Nëse trendi vijon kështu, ekziston rreziku që një pjesë e mirë e tregut të mbivlerësohet, duke e larguar edhe më shumë nga mundësitë reale të familjeve me të ardhura mesatare”, thotë Demirxhiu.

Ndërsa referencat e reja hyjnë në fuqi, realiteti i tregut tregon se ëndrra për një banesë të përballueshme bëhet gjithnjë e më e vështirë për shumë familje. Çmimet në rrethe e bregdet po ngjiten, duke treguar se prona në Shqipëri është sot jo vetëm një nevojë, por edhe një investim që nuk njeh ulje./ A2CNN

Etiketa: apartamentecmimerretherritje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria po bëhet më e shtrenjtë, rriten qiratë dhe ngrihet çmimi i kafesë në korrik

08:26 : 18/08/2025
AKTUALITET

Shtrenjtohen pushimet/ Shpenzimet ditore për ushqime dhe transport në rritje

11:38 : 03/08/2025
AKTUALITET

Shoqatat e Kosovës: Shqipëria po e “vret” vetë turizmin me çmime të çmendura, prisni rënie

10:07 : 03/08/2025
BOTA

Produktet e shportës në Europë/ Cilat qytete kanë çmimet më të larta?

21:35 : 01/08/2025
AKTUALITET

Çmimet e bulmetit në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në Europë

08:06 : 27/07/2025
AKTUALITET

Hartat e zonave kadastrale për çmimet e referencës, rritet taksa e ndërtesës për qytetarët në rrethe

08:20 : 25/07/2025
Para

I bënte shantazh ish-punëdhënësit për t’i marrë para, arrestohet shqiptari në Itali

TË GJITHA

Aksioni opozitar në shtator, Noka dhe Blushi takohen në selinë e PD! Ja çfarë u diskutua

17:07 : 20/08/2025

Lufta e fundit e Serbisë, ajo shqiptaro-kroate

16:55 : 20/08/2025

Trajnerët italianë kërkojnë që Izraeli të pezullohet nga UEFA e FIFA për shkak të luftës në Gazë

16:39 : 20/08/2025

Dhuna në familja/ Shifra alarmuese, 2672 raste në 7 muaj! Mbi 200 vetëm në Korrik

16:33 : 20/08/2025

Tabaku: Ndryshimet në Kodin Penal, të rrezikshme për integrimin europian të Shqipërisë

16:18 : 20/08/2025

I bënte shantazh ish-punëdhënësit për t’i marrë para, arrestohet shqiptari në Itali

16:06 : 20/08/2025

Ëndrra për një banesë po bëhet më e vështirë, çmimet e apartamenteve po rriten ndjeshëm edhe në rrethe

15:47 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com