• Kontakt
Thursday, October 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Beteja me zjarret ndër Emegjencat kritike të Rama-4!

10:23 : 20/08/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Gjeneral Piro Ahmetaj

Mbas pasojave të zgjedhjeve të damkosura të 11 Majit, pra përdhosjes së Kuvendit, përdhunimit të 4-ërt të Opozitës dhe arrogancës bolshevike të mbi-Pushtetit, Shqipëria po përballet me riciklimin e përvitshëm të llavës së zjarreve, më së shumti jo si fatkeqësi e natyrës, por nga dora/dalldisja e njeriut.

Paraprakisht, shprehim mirënjohjen për përkushtimin shëmbullor të ushtarakëve, policisë, shëndetësisë, gazetareve të terrenit, si dhe ndaj vendeve të NATO-s, komunitetit të biznesit dhe mbarë-Shqiptarëve për traditën fisnike të solidaritetit me banorët e prekur nga fatkeqësitë natyrore, në rastin konkret nga flakët e zjarreve.

Besoj se jemi në kohën e duhur për të bërë një vlerësim përmbledhës të gjëndjes, adresuar problemet si dhe për të kontribuar me disa këshilla strategjike mbi nevojat ulëritëse që ka modernizimi i Sistemit të Emergjencave Civile (në vijim EC).

Sigurisht, cilësia e përmbushjes së përgjegjësive shtetërore vlerësohet nga efikasiteti i strukturave dhe aktiviteteve operacionale për mbrojtjen e jetës, pasurive dhe infrastrukturave jetike nga fatkeqësitë natyrore, si p.sh. zjarret që përsëriten çdo vit, apo dhe epidemitë, aksidentet industriale, etj.

Lexo edhe:

Ramës i dështon propaganda me teknologjinë, e shfaq “Diellën” me 6 gishta

QSUT do t’i jepet një oligarku me koncension? Lëvizje të dyshimta dhe skema korrupsioni në shëndetësi

Thënë këtë, do duhet të jemi të ndershëm me qytetarët: “Garancia 100% e mbrojtjes nga fatkeqësitë e naturës ose dora e njeriut, mbetet një mision i pamundur”. Asnjë vend, përfshi Franca, Japonia, Austria, Kanada, Zvicra, etj, nuk garanjojnë mbrojtje 100% nga p.sh zjarret.

Prandaj modernizimi i Sistemit të EC (përqasjes, pajisjeve, efiçencës operacionale dhe rregullave të angazhimit) për të parandaluar, përballur me efikasitet si dhe minimizuar në maksimumin e mundshëm pasojat e fatkeqësive natyrore, mbetet sfidë dhe përgjegjësi e përhershme shtetërore

Qeveria ka po ashtu legjitimitetin të përdorë mekanizmat shtetërore, përfshirë forcën e ligjit, për të ndëshkuar pa mëshirë këqbërësit, për zjarrvënien apo dëmtimin e qëllimshëm të infrastrukturave me rëndësi kritike për jetën e komunitetit.

Së dyti, Shqipëria ka (në letër) një kornizë ligjore bashkëkohore që mirë-përcakton, llojet dhe përgjegjësitë e institucioneve në përballjen me EC:

Kushtetuta e Shqipërisë, në nenet 170, 171, 172, 173, 174, 175 dhe 176, definohen: (a) gjendja e luftës (kërcënohet territori), (b) e jashtëzakonshme (rendi kushtetues), si dhe (c) fatkeqësit natyrore ose teknologjike, në një pjesë, ose në të gjithë territorin e vendit. Gjithashtu në këto Nene, përcaktohen lloji i emergjencës, kohëzgjatja, parimet, “masa e kufizimit të drejtave të njeriut” si dhe balancohen përgjegjësitë e institucioneve kushtetuese, Parlamenti, Presidenti dhe Ekzekutivi.

Në Ligjin Nr. 8756, dt. 26.3.2001: “EC = situatë kritike urgjente e një natyre të përkohshme, që kërcënom seriozisht jetën dhe sigurinë e shtetasve, gjënë e gjallë, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin, në një masë që kalon mbi mundësinë e organeve vendore”. Mbështetur po në këtë Ligj Qeveria, shpallë gjendjen e EC si dhe legjitimon përdorimin e strukturave, kapaciteteve dhe aseteve.

Ka disa VKM, si: “për ngritjen dhe funksionimin e strukturës kombëtare të planifikimit dhe përballimit të EC”; Organizimin dhe përgjegjësitë e shërbimit të EC”; “tarifat në situata emergjente”; si dhe udhëzimet për: “ngritjen e komisioneve vendore të EC, në bashki dhe në nivel qarku”, etj.

Së treti, Megjithë vullnetin, përpjekjet dhe përmirësimet në 15 vitet e fundit, kemi ende një sistem të brishtë të EC. Po si dhe sa adresohen mësimet e nxjerra nga 2 dekadat e fundit (?):

Në të 3 elementët e EC (Parashikimi, peshimi dhe ndërtimi skenarëve; modernizimi i kapaciteteve dhe masa të përshkallëzuara) demostrohet “protagonizëm dhe veprimtari tē ç’integruara”.

Kapacitetet duhet zhvillohen mbi bazën e mësimeve të nxjerra nga EC që kanë ndodhur apo kanë gjasa të përsëriten. Do uroja te jem gabim, por ashtu si ligjet, edhe 7 skenarët e EC (në RSM), nuk konsiderohen si reference për zhvillimin e kapaciteteve nga Institucionet përgjegjëse!

Zhvillimi i kapaciteteve të EC do duhet të bëhet bazuar ne peshimin e kërcënimeve. Prioriteti i I-rë mbeten shpëtimi i jetëve njerëzore, pastaj shërbimet sociale (ujë, drita, spitale, shkolla), pronave, infrastrukturave, ambientit?, etj. Shpesh, arritjet maten me sasinë e prezencës në zonën e operacionit, në vend të efikasitetit në shërbim të komunitetit. Edhe media i drejton më shumë kamerat te “cili politikan apo zyrtar shkoi, ku dhe çfarë tha”, në vend që të fokusohet te efikasiteti në përballjen me rreziqet nga fatëkeqësitë e natyrës.

Vendosja e EC në vartësi të MM, përveç perceptimit populist, nuk ka rezultuar si zgjidhje por barrë në Buxhetin e MM dhe misionin e FA si dhe në (de) efiçencën e strukturave e EC.

Po ashtu, “sindroma bollshevike për të gjetur armikun te Qeveria apo te Opozita e radhës” janë bërë të neveritura nga qytetarët. Thënë kjo, askujt nga Qeveria nuk duhet t’i shkojë në mendje se mbështetja u jepet qytetarëve për mëshirë, bamirësi, apo për votë elektorale për mbajtjen e pushtetit! Eshtë po aq neveritëse kur “Opozitarët e borderosë” krekosen në kolltuqet e Kuvendit mbas çdo humbje të radhës, ndërsa urdhërojnë Qeverinë: “ta ndalojë me patjetër dhe pa zero pasoja dalldisjen e natyrës apo të njerëzve të marrosur” !

Së fundmi, modernizini i kapaciteteve operacionale në përballjen me fatkeqësitë natyrore, përfshi zjarret nga dora e njeriut mbetet “ndër Emegjencat e qeverisë Rama 4”. Thënë këtë, nën papërgjegjësinë e Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, po e përmbyll edhe me “5 këshilla strategjike”:

Transformimi rrënjësor i sistemit të EC, me qëllim: “përmirësimin e qasjes zyrtare, modernizimin pajisjeve, strukturave dhe rregullave të angazhimit; pra i efikasitetit operacional si dhe i kulturës së bashkëpunimit mes institucioneve shtetërore, me vendet e rajonit, NATO-s dhe BE-se”.

Ngritjen e Inspektoriatit Kombëtar të EC, në vartësi të Kryeministrit (ose Zv) si dhe alokimin e fondeve përkatëse, duke përditësuar doktrinën, paketën ligjore, VKM-të, strukturën, etj.

Vullnet dhe konsensus i pakushtëzuar politik, vizion dhe ekspertizë e spikatur, për të përcaktuar objektivat, mënyrat dhe mjetet (ends, ways & means) për përballimin e EC. Pritritet Nr.1 mbetet jeta e njerëzve dhe infrastrukturat kritike, ndërsa në planet afatmesëm, evitimi në maksimum i butimeve të përsëritjes së tyre,

Qytetarët nuk duan fjalime, pasi në raste fatëkeqësish presin dhe meritojnë zgjidhje sa më të shpejta. Mësimi kryesor nga përballja me zjarret dhe përmbytjet është ngritja e një sistemi të qëndrueshëm që peshon rreziqet dhe ndërton skenarët, identifikon dhe adreson mangesitë (mësimet) si dhe mat në kohë reale cilësinë e ushtrimit të përgjegjësive zyrtare pra: “kush bën çfarë, kur dhe në bashkëpunim me kë”!

Një projekti pilot për ngritjen e Sistemit të Mbrojtjes Civile mes RSh dhe Kosovës, me koncept, paketë ligjore, kapacitete dhe strukturë të përbashkët të komandim-kontrollit (C2). Konkretisht, përtej delireve patriotike të pushtetit apo rapsodive të Gjekmarkaj, do të këshilloja; “ngritja e një Qëndre (mbarë) Kombëtare të EC (QKEC); 3 njësive logjistike (force provider) si dhe 9 bazave të mbrojtjes civile, të shpërndara në gjithë territorin e dy vendeve sovrane”.

Në shtesë, thirrjet për mbledhjen e Këshillit të (pa) Sigurisë Kombëtare, si: “për zjarret ashtu dhe krizën në lindjen e mesme”; kërcënimet e Presidentit të pa-emër ndaj Ajatallahut të Iranit, ashtu si shpallja e qeverisë së Pilinçit; përleshjet heroike të Mulve me Milet apo Gazëve me Zengjinetë në Kuvendin e mbas Shtatorit, mund të shërbejnë për të gajazur miletin, por kanë ZERO vlerë edhe në përballjen me fatëkeqësitë e natyrës.

Etiketa: Edi RamaGjeneral Piro AhmetajnatoSistemi i Emergjencave Civilezjarre

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ramës i dështon propaganda me teknologjinë, e shfaq “Diellën” me 6 gishta

18:06 : 01/10/2025
AKTUALITET

QSUT do t’i jepet një oligarku me koncension? Lëvizje të dyshimta dhe skema korrupsioni në shëndetësi

14:52 : 01/10/2025
AKTUALITET

Përse “Tigrat” punësojnë macet!?

14:04 : 01/10/2025
BOLD BLOG

“Rusia-Putiniste, Ariu i rraskapitur përball USA/NATO”!

13:51 : 01/10/2025
AKTUALITET

Rama e shkarkoi, Veliaj: Jam më i fortë se kurrë në betejën me të ligën

12:49 : 01/10/2025
AKTUALITET

Berisha në Strasburg: Qeveria shqiptare e lidhur me kartelet e drogës! Rama e ndjen veten sheik

12:44 : 01/10/2025
Para

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Ilir Beqajt, kthehet në paraburgim

TË GJITHA

Champions/ PSG mposht Barcelonën, fitojnë Arsenal dhe Dortmund

23:04 : 01/10/2025

Horoskopi, e enjte, 2 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 01/10/2025

Maliq/ 74-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë, dyshimet

22:59 : 01/10/2025

“Situatë e vështirë”/ Gara për Tiranën, Ermal Hasimja flet për kandidimin: Koha është e shkurtër

22:55 : 01/10/2025
xr:d:DAFrgVhuuxY:8,j:8509951175233567203,t:23081409

Dekreti për zgjedhjet në Tiranë/ Ylli Manjani tregon skenarët: Çfarë mund të bëjë Veliaj

22:38 : 01/10/2025

Sulm me dron në jug të Libanit, Izraeli vret një prej anëtarëve të grupit militant Hezbollah

22:31 : 01/10/2025

Si u zbardh vjedhja e fondeve IPARD, BE pezullon 112 mln euro për fermetë shqiptarë pas aferës

22:26 : 01/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com