Kreu i PD-së Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një skandali në Agjencinë Kombëtare të Ushqimit.
Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se ish-prokurori Alket Mersini, tashmë në rolin e drejtuesit të burimeve njerëzore në AKU, ka goditur një punonjëse shtatzënë të këtij institucioni.
Sipas denoncuesit, Mersini shkon çdo ditë i dehur në punë dhe ka një punonjëse gjatë mbledhjes në sy të gjithë pjesëmarrësve!
“Zonja të fjalë është shtatzënë dhe ka pësuar një tronditje te madhe! Kjo zonjë i ka shkruar edhe Kryeministrit, e ka denoncuar rastin te bashkëqeverisja. Ka dashur të bëjë edhe kallëzim por e kanë kërcënuar!”, thekson denoncuesi, ndërsa shton se prezentë gjatë këtij incidenti kanë qenë edhe disa pedagogë të UBT
Gjithashtu ai shton se Mersini në AKU është prurje nga ish-drejtori i përgjithshëm i këtij institucioni Olsi Komici, i cili tashmë do të jetë edhe
Denoncimi i plotë i Berishës:
Ish-prokurori bandit Alket Mersini godet punonjësen shtatzënë.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!
Mirëmbrëma Doktor!
Para se gjithash uroj të jeni mirë!
Sapo mora një denoncim!
Para një jave, në Dr. Përgjithshme te AKU, ka ndodhur një skandal!
Alket Mersini, ish prokuror i shkarkuar si i korruptuar, prej një viti është drejtor i Burimeve Njerëzore në AKU!
Para një jave, në një mbledhje me përfaqësues te Min. Bujqësisë ku ky palo drejtor i cili shkon çdo ditë i dehur ne institucion, ka gjuajtur një punonjëse gjate mbledhjes në sy të gjithë pjesëmarrësve!
Zonja në fjalë është shtatzënë dhe ka pësuar një tronditje te madhe! Kjo zonjë i ka shkruar edhe Kryeministrit, e ka denoncuar rastin te bashkëqeverisja. Ka dashur të bëjë edhe kallëzim por e kane kërcënuar!
Prezent gjatë këtij incidenti kanë qene edhe disa pedagog të UBT.
Ngjarja po mbahet sekret
Ja kush është ish prokurori Alket Mersini
Ky shkon çdo dite i dehur në punë dhe Ben gjithmonë veprime të turpshme e të dhunshme me punonjësit!
Është prurje e Olsi Komicit, kur ky ishte dr. I pergj. Ne AKU
Janë te dy nga Elbasani