• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ministrat e BE-së takohen mes përpjekjeve për përfshirjen e Zelenskyt në bisedimet Trump-Putin

13:50 : 11/08/2025
në BOTA

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian takohen më 11 gusht për të diskutuar lidhur me bisedimet që do të zhvillojnë më vonë gjatë javës presidenti amerikan, Donald Trump, me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për përfundimin e luftës në Ukrainë, teksa Brukseli po kërkon që të ketë një rol për Kievin në këtë samit.

Diplomatët e lartë të BE-së do të mbajnë një video-konferencë gjatë ditës, ku do të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha. Ata do të diskutojnë për takimin që do të mbahet më 15 gusht në Alaskë, mes paralajmërimeve nga zyrtarët amerikanë se një marrëveshje e paqes mund të përfshijë dorëzimin e territorit nga Ukraina.

“Rruga drejt paqes në Ukrainë nuk mund të vendoset pa Ukrainën”, thanë në një deklaratë të përbashkët udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Britanisë dhe Finlandës, së bashku me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke i bërë thirrje Trumpit të ushtrojë më shumë presion mbi Rusinë.

Uashingtoni duket se po përgatit Kievin dhe Moskën për kompromise të mëdha për t’i dhënë fund luftës, me nënpresidentin amerikan, JD Vance, që paralajmëroi më 10 gusht se çdo marrëveshje paqeje ka gjasa t’i lërë të dyja palët “të pakënaqura”.

“Nuk do t’i bëjë askënd shumë të lumtur. Si rusët, ashtu edhe ukrainasit, me gjasë, në fund të ditës do të jenë të pakënaqur me të”, tha Vance në një intervistë për Fox News të transmetuar më 10 gusht.

Lexo edhe:

Trump një vit në detyrë, analiza e BBC: A ka ulur realisht çmimet e ushqimeve, energjisë dhe makinave?

Hungaria përjashtohet për një vit nga sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

Bisedimet zhvillohen në një moment të rëndësishëm, me Trumpin që gjithnjë e më shumë po shprehet i zhgënjyer nga Putini, dhe me presidentin rus që nuk po jep sinjale se do të heqë dorë nga kërkesat maksimaliste të Kremlinit.

Trump, ditët e fundit, ka sugjeruar se çdo marrëveshje për ndaljen e luftës mund të përfshijë “shkëmbim të territoreve”. Ai nuk ka dhënë detaje për këtë dhe mbetet e paqartë se cilat territore mund të shkëmbehen, pasi Rusia ka nën kontroll pjesë të mëdha të Ukrainës, ndërsa Ukraina aktualisht nuk ka nën kontroll asnjë territor rus.

Këto deklarata të Trumpit nxitën kundërpërgjigje të ashpër nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe aleatët evropianë të Kievit, të cilët kanë shprehur mbështetje të fuqishme për sigurinë dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“Përfundimi i luftës duhet të jetë i drejtë dhe u jam mirënjohës të gjithëve që sot qëndrojnë me Ukrainën dhe popullin tonë për hir të paqes në Ukrainë, e cila po mbron interesat jetike të sigurisë së kombeve tona evropiane”, tha udhëheqësi ukrainas përmes një postimi në rrjetet sociale më 10 gusht.

Ndërkaq, në një video-adresim mbrëmjen e 10 gushtit, ai shtoi se “e kuptojmë synimin e Rusisë që përpiqet ta mashtrojë Amerikën, por nuk do ta lejojmë”.

Liderët evropianë kanë mirëpritur përpjekjet e Trumpit për të zgjidhur luftën që ka nisur më 2022, por kanë thënë se duhet ushtruar presion mbi Moskën dhe Kievit t’i jepen garanci të sigurisë./ REL

Etiketa: perpjekjePutinTrumpZelenskyt

Lajme të lidhura

BOTA

Trump një vit në detyrë, analiza e BBC: A ka ulur realisht çmimet e ushqimeve, energjisë dhe makinave?

10:10 : 08/11/2025
BOTA

Hungaria përjashtohet për një vit nga sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

08:46 : 08/11/2025
BOTA

SHBA/ Gjykata Supreme i jep të drejtë Trump: Ka vetëm dy gjini, mashkull dhe femër!

08:10 : 07/11/2025
BOTA

Gjykata Supreme e SHBA nis shqyrtimin për ligjshmërinë e tarifave të Trump

18:25 : 05/11/2025
BOTA

Testimet bërthamore, përse u ndalën dhe përse Trump kërkon t’i rikthejë?

10:34 : 01/11/2025
BOTA

Trump anulon takimin me Putinin, Financial Times: Shkak kërkesat e Kremlinit për Ukrainën

09:44 : 31/10/2025
Para

Shiste kanabis në doza në lagje të ndryshme të Elbasanit, arrestohet 31-vjeçari

TË GJITHA

Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në rrugën Kardhiq–Delvinë

18:57 : 09/11/2025

Dërgohen për numërim kutitë e votimit në Cërrik, sa ishte pjesëmarrja

18:47 : 09/11/2025

Incidenti në Cërrik/ Komisioneri: Rasti u dërgua pranë protokollit të KZAZ

18:42 : 09/11/2025

Mbyllet votimi në 5 bashkitë e vendit, pjesëmarrja tepër e ulët! Vlora ‘rekord’ negativ

18:19 : 09/11/2025

Pak minuta para mbylljes së votimit, ikin dritat në Vlorë

18:01 : 09/11/2025

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (EMRAT)

17:49 : 09/11/2025

Analiza/ Çfarë mund të blejë Elon Musk me 1 trilion dollarë?

17:38 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com