• Kontakt
Monday, August 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kush janë këta “borgjezët gjakpirës” në Shqipëri?

17:18 : 11/08/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Një komentues pensionist lidhi situatën e News 24, ndërtuar në një pronë publike mbi dy dekada më parë, me pensionin e tij 200 eurosh, ndërsa nëpër rrugët e Tiranës dëgjon shpesh njerëz të kënaqur dhe të gëzuar me faktin që Rama “ua tregoi vendin” këtyre zaptuesve që zënë trotuaret për kafene. Ka gjasa që të dy kategorive duhet t’i bëhet e ditur se, ndërsa zaptuesit e trotuareve dhe (ndoshta) privatizimi i pronave publike, si në rastin e News 24 janë keq, këto dukshëm janë keqbërësit e vegjël.

Nga Gjergj Erebara

Gati 2 mijë vjet më parë, disa ushtarë donin të ngriheshin në kryengritje kundër perandorit të ri të Romës, të pakënaqur që i vjetri ishte vrarë. Një filozof stoik, me qëllim që t’i bindte të mos bënin kryengritje, u zhvesh lakuriq, hipi mbi një mur dhe nga aty u mbajti fjalimin që i bindi ushtarët të mos bënin kryengritje. Është e pamundur që të mësohet nëse ushtarët u bindën nga argumentet e filozofit apo nga fakti që argumentet u përçuan nga një njeri lakuriq.

Siç ndodh rëndom nëpër sistemet e demokracive të menaxhuara, kryeministri shqiptar Edi Rama duket se ia doli edhe një herë të krijojë narrativën “ne kundër atyre” dhe të heqë vëmendjen nga telashet e vërteta të vendit, – korrupsioni sistemik dhe mungesa e zgjedhjeve të lira e të ndershme, – përmes krijimit të figurës së armikut, tregtarit të vogël dhe jo aq të vogël që zapton hapësirat publike dhe “përfiton” në kurriz të qytetarëve “të ndershëm”, apo atij të Irfan Hysenbelliut, pronarit të medias dhe të kompanive të tjera, i cili, pasi ka qenë përfitues i sistemit klientelist të Ramës (dhe të Berishës e Metës), ka rënë prej disa vitesh në konflikt me Ramën.

“Ajo prone nuk eshte e tv 24, ne vend te thote f.m qe ma late 25 vjete me qera minimale dhe 3 vjete pa qera, don ta pervetesoje. Po ne tjeret qe punuam nga 50 vjete cfare jemi? apo pensionin 200 euro mjaft e kemi? Jeni te pa drejte si gazetar, jeni te shitur per nje rroge,” [SIC, gërmat e trasha janë të mijat], ishte komenti i një qytetari në Facebook, në lidhje me protestat e shkaktuara nga ndërhyrja policore e Ramës për të bllokuar atë që, në instancë finale, është një nga të paktat televizione jo 120% në shërbim të kryeministrit.

Lexo edhe:

Ediola Braha, ish-deputetja e LSI-së që pritet të bëhet kryebashkiake e Tepelenës me bekimin e PS-së

Shqipëria digjet nga veriu në jug, shteti mban sehir! Në pritje të të huajve për të na shuar zjarret

“Ata paguajnë për katër tavolina dhe vendosin dyzet dhe vjedhin bashkinë”, ishte komenti i një gruaje në rrugë në lidhje me operacionin kundër zaptimeve të trotuareve të ndërmarrë nga Rama.

Pra mbërritëm në pikën kur borgjezi gjakpirës, ai në formën e pronarit të lokalit që zapton trotuare, dhe e pronarit të News 24 që nuk liron godinën te ish-kombinati i autotraktorëve, është problemi i vendit ndërsa kritikët, nuk ka se si të jenë tjetër gjë veçse “të shitur”. (Në kohët e vjetra quheshin “reaksionarë”!)

Është e kotë që të mund t’i përgjigjemi këtyre supozimeve me borgjezë që “përfitojnë” përkundrejt popullit që “vuan”. Të thuash, fjala vjen, që Rama ishte kryetari i Bashkisë që nënshkroi kontratën e qirasë për News 24 dhe se, sipas gjasave, “përfitimi” nga pronari i këtij televizioni nuk është shkaku i vetëm se pse pensionet janë 200 euro, këto janë detaje të parëndësishme në kushtet kur Rama kontrollon ekosistemin informativ të vendit dhe ku, për rrjedhojë, argumentimi i mbështetur në fakte, nuk funksionon. As argumenti që autori i këtyre radhëve, ai që, sipas komentuesit “është shitur për një rrogë”, nuk ka punuar ndonjëherë për kompanitë e kontrolluara nga Irfan Hysenbelliu dhe nuk ka pasur kurrë ndonjë “përfitim” nga mediat e tij, nuk vlen. As argumenti që, në kushte normale do të ishte shpartallues, ai që, të qenit gazetar në kundërshti me qeverinë e një vendi jodemokratik nuk paguhet ndërsa, të shërbyerit ndaj propagandës së qeverisë paguhet e ku e ku më shumë se sa “një rrogë”. Sipas modelit të propagandës të regjimit totalitar komunist, është interesi ekonomik ai që shtyn reaksionarët të kundërshtojnë partinë që ka gjithmonë të drejtë.

Ndërsa argumenti që, policët, inspektorët bashkiakë, kryetarët e bashkive dhe, në instancë finale, vetë kryeministri, janë përgjegjës për zaptimin e hapësirave publike, pa ligj apo me ligje të posaçme të bëra, jo për të qeverisur vendin por për të ligjëruar atë që është e paligjshme, jo vetëm që nuk hyn në punë, por ka gjasa bëhet bumerang sepse mund të akuzohesh që, jo vetëm që je “i shitur për një rrogë” por edhe që “po mbron paligjshmërinë”.

Është e kotë të thuash se, në një vend normal, policët nuk shkojnë me duar në xhepa për të parë se cila hapësirë, sipas hamendësimit të tyre, është pronë publike dhe cila jo. Normalisht duhet të jenë të pajisur me harta e me tituj pronësie, të cilat janë me mungesa si për pronën private, ashtu edhe për pronën publike. Dhe gjithashtu ngjan si një delikatesë njeriu që nuk jeton në këtë vend që të thuash që, hapësirat përreth pallateve të ndërtuara gjatë dekadave të fundit janë pronë e përbashkët e pronarëve të apartamenteve dhe të dyqaneve dhe jo pronë e bashkisë, apo e qeverisë. Se qeveria nuk duhet të “çlirojë” pronën që nuk është e vetja, pavarësisht se normalisht nëse qoftë edhe një prej bashkëpronarëve ankohet për zaptim të pronës së përbashkët, duhet të veprojë. Se një polic që shkon të lirojë një pronë që nuk është me certifikatë pronësie e një institucioni publik, fjala vjen, bashkisë apo ndonjë institucioni tjetër, është njësoj i paligjshëm si ai “sipërmarrësi” që zapton hapësirën që nuk i takon. Sepse helbete, prona nuk krijohet as sepse është ngjitur ne pronën e dikujt që e zapton dhe as sepse policit ia ha mendja se duhet të jetë pronë publike. Prona ose blihet, ose trashëgohet, ose dhurohet. Secili prej këtyre tre akteve prodhon dokumentacion. Krijimi i kushteve ku çdo gjë është e ligjshme dhe çdo gjë e paligjshme, nuk ndihmon për vendosjen e shtetit ligjor.

Me syzet ngjyrë rozë, të konceptuara për të tërhequr vëmendjen dhe, me gjasa, me shpresë se do të hajë ca të shara të karakterit moral, Rama prodhon çdo ditë nga  një video e cila transmetohet copy-paste nga shumica dërrmuese e medias, mirëqënia e pronarëve të së cilës është tashmë e lidhur me shërbimin ndaj tij, jo përmes anësisë së lajmeve, por përmes nënshtrimit 120 për qind. Në një nga deklaratat e fundit, Rama deklaroi se fushata e tij kundër zaptimit të hapësirave publike “do të zgjasë katër vjet” ndërsa hodhi poshtë aludimet se kjo ishte një “nismë kundër sipërmarrjes.” (Imagjino ngatërrimin e termave. “Sipërmarrja”, një term që nënkupton novacion dhe risi, përdoret për të përshkruar situatën banale të një pronari lokali që zapton trotuarin, a thua se zaptimi është novacioni më i madh ekonomik që mund të bëhet në Shqipëri.)

Syzet e tij rozë duket se ngjajnë me vendimin e filozofit stoik të lashtësisë për të bindur ushtarët përmes një fjalimi të mbajtur lakuriq, ndërsa shpallja e “operacionit që do të zgjasë katër vjet” ngjan shumë me shpalljen e “revolucionit të përhershëm” të Marksit, por në versionin e tij qesharak. Në vend të “operacionit katërvjeçar të çlirimit” vendi ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, shtet të së drejtës, mbështetur në dokumente pronësie dhe media të lirë e të pavarur nga mbështetja e qeverisë, (apo e opozitës) për mirëqenien e vet. Është mjedisi informativ i shëndoshë ai që krijon opinionin publik që lufton korrupsionin, gjë që, nga ana e vet, sjell përmirësim ekonomik dhe, në instancë finale, krijon mirëqenien e nevojshme që pensioni të mos jetë “200 euro” pas pesëdhjetë vjet pune./BIRN

Etiketa: borgjezëtEdi Ramagjakpirëskorrupsionine kunder atyrenews 24trotuaret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ediola Braha, ish-deputetja e LSI-së që pritet të bëhet kryebashkiake e Tepelenës me bekimin e PS-së

19:34 : 11/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria digjet nga veriu në jug, shteti mban sehir! Në pritje të të huajve për të na shuar zjarret

18:32 : 11/08/2025
AKTUALITET

Ç’na tregon memecëria e frikshme për mbylljen e një televizioni

16:34 : 11/08/2025
AKTUALITET

Gazetarët në protestë, IKMT shemb ndërtesën ku ndodhen pajisjet e transmetimit të News24

14:26 : 11/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Do krijojmë komisionin hetimor parlamentar për veprimtarinë kriminale Rama-McGonigal

13:30 : 11/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Nuk ka asnjë bazë ligjore për ndërprerjen e sinjalit të News24

13:10 : 11/08/2025
Para

Arrihet marrëveshja, sulmuesi i Bayern-it bëhet shok skuadre me Ronaldon

TË GJITHA

Situata e zjarreve në vend: 30 vatra aktive në 24 orët e fundit

20:21 : 11/08/2025

Tirana ndërhyn në merkato, prezanton dy sulmues për sezonin e ri

20:16 : 11/08/2025

Skema e mashtrimit/ Si Familja e Blendi Gonxhes përfiton nga investimet dhe pasuritë e shtetit

20:05 : 11/08/2025

Aksident në aksin Fier–Tepelenë, dy persona të plagosur

20:02 : 11/08/2025

Superkupa e Europës/ PSG-Tottenham, “blindohet” Udine me forca të shumta policie

20:01 : 11/08/2025

Trump: Do të tentojmë t’i rikthejmë Ukrainës territorin e pushtuar nga Rusia

19:57 : 11/08/2025

Aksident në Levan-Mifol/ Makina përmbyset në kanalin me ujë, tre të plagosur

19:51 : 11/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com