• Kontakt
Tuesday, September 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E ardhmja e papërcaktuar

11:27 : 11/08/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED

Nga Ilir Kalemaj

Bota tashmë ka përjetuar disa valë revolucionesh industriale, që ndonëse ne i prekim fare pak në tekstet shkollorë apo ligjërimin publik, janë shenjuesit kryesorë të epokave në këto tre-katër shekujt e fundit dhe përcaktuese për rritjen ekonomike dhe mirëqënien individuale. Janë ato që përcaktojnë rende politike, luftëra dhe përplasje gjeopolitike dhe kriza ciklike apo mundësi të reja që përfshijnë teknologjinë dhe tregun e punës.

U deshën mijëra vjet të kalohej nga revolucioni agrar në atë industrial. Revolucioni i parë industrial nisi me motorin me avull të James Watt-it në 1764 dhe kulminoi me prodhimin në masë të qymyrit dhe çelikut duke prodhuar dhe pasunarët e parë në botë si për shembull Andreë Carneggie-n, bosin e çelikut dhe milionerin e parë në SHBA. Revolucioni i dytë industrial pati si shkëndijë fillestase motorin me djegie të brendshme dhe u shoqërua me lindjen dhe zhvillimin e industrisë së naftës e cila tok me automobilin u bënë bashkë-shoqëruese të modernitetit të ri, por edhe elektricitetit me llambën elektrike të Edisonit. Ndërsa revolucioni i tretë industrial nisi po në SHBA në vitet 30-të të shekullit të kaluar por kulminoi në vitet 60-70 dhe pati si ikona të tij prodhimin e energjisë nukleare, industrinë e plastikës dhe elektronikën.

Prej vitesh tashmë po flitet përherë e më shumë për revolucionin e katërt industrial që ka si lokomotivë udhëheqëse internetin e ‘sendeve’ (ang. internet of things) i cili ndërlidh sistemet e sigurisë të shtëpive, vendeve të punës, elektroshtëpiakeve, makinave etj në një mënyrë smart dhe vencarisht inteligjencën artificiale që shpejt penetroi në të përditshmen tonë duke ndryshuar cdo gjë, përfshirë botëkuptimin në kohën më të shkurtër që i ishte dashur ndonjë revolucioni të mëparshëm industrial apo bujqësor. Teknologjia tashmë 5G dhe së shpejti edhe 6G e më tepër presupozohet ta çojë këtë në një nivel krejt tjetër, duke mundësuar njëkohësisht një revolucion në mënyrën e ndërlidhjes së shpejtë dhe komunikimit. Por edhe një sfidë po aq të jashtëzakonshme në drejtim të ruajtjes së të dhënave personale, luftës kundër sulmeve dhe spiunimit kibernetik, rreziqeve gjeo-politike etj. E njëjta gjë mund të thuhet me industrinë e nano-teknologjisë dhe bio-teknologjisë apo revolucionit gjenetik që nga njëra anë paraqesin mundësi të papara deri tani dhe një kapërcim epokal, por po kaq edhe rreziqe të forta për të cilat ende nuk ka strategji të mirëfillta për t’u përballur.

Jo më pak e rëndësishme si zhvillim që lidhet vençarisht me këtë valë të katërt revolucionare është robotika e cila duket se do tejkalojë skepticizmin që ka vonuar përshpejtimin e përdorimit të gjerë, dhe duket se në kombinim me inteligjencën artificiale do të ketë një valë aplikimi më të gjerë në të ardhmen e afërt, duke ndryshuar rrënjësisht dhe strukturën e punës dhe punësimit. Me sfidën aktuale, besoj se vala e revolucionit të katërt digjital dhe që bazohet fund e krye në shoqërinë e informacionit (ndaj disa e kanë quajtur pas-industrial) vetëm do përshpejtohet, gjë e cila nga njëra anë do sjellë sfida të panumërta dhe kriza të forta si ajo e humbjes me shpejtësi ose rikonceptimit të disa prej profesioneve më solide sot, por edhe mundësi të mëdha që do ta bëjnë jetën e njerëzimit më të lehtë falë inovacioneve. Këto të fundit do variojnë nga një aplikim gjithnjë e më i madh i tele-mjekësisë dhe përdorimit të robotikës në të gjitha fushat nga kirurgjia te bankingu, nga hoteleria te ndihma shtëpiake.

Lexo edhe:

Kalemaj: Veliaj është një “kufomë politike”, PS nuk po e mbron!

Debati i munguar, parlamenti kaps dhe demokracia në kolaps

Por edhe zhvillime të vrullshme në gjetjen e kurave të reja përmes qelizave staminale, përdorimi në masë i makinave elektrike dhe hibride, ndërgjegjësim më i madh për ndryshimet klimaterike dhe përmisimin e teknologjisë për të mbrojtur mjedisin, më tepër investime në bioteknologji dhe përshpejtim të teknologjisë 5G dhe asaj që po vjen 6G por duke pasur gjithnjë e më tepër në vëmendje parametrat e sigurisë dhe privacisë, zhvillim të vrullshëm të mësimit në distancë dhe punës në distancë falë përmisimit të parametrave teknologjikë.
Ndërkohë inteligjenca artificiale dhe sidomos ajo e përgjithshmja që shumë nga gurutë e hi-tech-ut dhe futurstët e parashikojnë si të mundshme deri në 2030-ën, do të vazhdojë të transformojë çdo aspekt të jetës sonë. Do të shohim ndër të tjera përdorim gjithnjë e më të shpeshtë të asistentëve personalë më të sofistikuar që do të menaxhojnë detyra komplekse; automatizim në fabrika, logjistikë dhe shërbime, duke ndryshuar tregun e punës apo mjekësi të personalizuar ku inteligjenca artificiale do të ndihmojë në diagnoza më të shpejta dhe trajtime më efektive.

Gjithashtu energjia e rinovueshme përkundër skepticizmit apo kostove, do të vijojë rritjen e pandërprerë, ku dielli, era dhe gjeotermia do të bëhen burimet kryesore të energjisë. Gjithashtu pritet të ketë zgjidhje teknologjike për mjedisin ku do të shohim inovacione për të luftuar ndotjen, riciklimin dhe për të pastruar oqeanet. Ndërkohë makinat elektrike do të rrisin pandërprerë prezencën por edhe ato akoma më miqësore me mjedisin si shpikjet e fundit të makinave me hidrogjen etj, të cilat nuk kanë as problemin e baterive që gjithsesi shkaktojnë ndotje në mjedis. Nuk do të ngelet pas as teknologjia mjekësore ku do të shtohen robotat kirurgë, dhe implante bioteknologjike që do të ndihmojnë njerëzit me aftësi të kufizuar. Gjithashtu e përhapur do të jetë shëndetësia dixhitale. Konsultat me mjekët online do të bëhen më të zakonshme, duke lehtësuar aksesin në kujdes shëndetësor.

Nga ana tjetër, puna hibride, e një kombinim të punës në zyrë dhe asaj nga shtëpia do të mbetet një model i popullarizuar. Ndërkohë do të shtohet rëndësia e të mësuarit gjatë gjithë jetës: Me ndryshimet e shpejta teknologjike, aftësimi i vazhdueshëm do të jetë thelbësor për të qëndruar konkurrues në tregun e punës. Një fokur në rritje do të ketë dhe edukimi online, cka sjellë nevojën e përshtatjes dhe të Shqipërisë në këtë drejtim që aktualisht e ka të ndaluar nga ligji i arsimit të lartë, duke na bërë aspak konkurrues në një treg global. Platformat e mësimit online do të jenë më të zakonshme, duke ofruar mundësi për të mësuar nga çdo vend i botës. Këto janë vetëm disa nga ndryshimet që mund të presim. E ardhmja e afërt premton të jetë një periudhë e shpejtë dhe transformuese, ku do të jemi dëshmitarë të një epoke të re të teknologjisë dhe inovacionit. Se sa të zotë do të tregohemi në përshtatjen me ndryshimet epokale dhe të paevitueshme do shenjojë dhe aftësitë tona të mbijetesës si shtet-komb dhe shoqëri por edhe si individë.

Etiketa: e ardhmjailir kalemajpapërcaktuar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kalemaj: Veliaj është një “kufomë politike”, PS nuk po e mbron!

19:28 : 22/09/2025
AKTUALITET

Debati i munguar, parlamenti kaps dhe demokracia në kolaps

16:03 : 22/09/2025
AKTUALITET

Çfarë pritet nga Rama 4?

16:16 : 14/09/2025
AKTUALITET

Lustracioni dhe dekomunistizimi ende i papërfunduar

15:15 : 07/09/2025
AKTUALITET

Modeli i republikës tonë

16:53 : 24/08/2025
AKTUALITET

Trump, Putin dhe një samit në mes

13:15 : 15/08/2025
Para

Kasaforta plot euro/ Gent Sula i “Intersig” gënjeu dy herë për Ajolën, SPAK e “mirëkuptoi”

TË GJITHA

Gjokutaj: Shkarkimi i Veliajt nuk ka bazë ligjore, Rama është arkitekti i gjithë kësaj parade

16:46 : 23/09/2025

Shkarkimi/ Zhulali: Veliaj është gjallë, e lumtur që sot ai ‘po shijon gjellën’ që ka gatuar vetë

16:40 : 23/09/2025

U kapën me 21 kg kokainë, Apeli i Selanikut dënon me burgim të përjetshëm 3 shqiptarët

16:30 : 23/09/2025

Nis mbledhja për shkarkimin e Veliajt, mungon Ristani, Gaz Paja dhe dy këshilltarë të tjerë të PS-së

16:22 : 23/09/2025

A do të kandidojë për bashkinë e Tiranës? Alimehmeti: E shoh më shumë veten në një projekt 4-vjeçar

16:10 : 23/09/2025

Shërbimi sekret amerikan zbulon një rrjet ilegal telekomunikacioni pranë selisë së OKB-së

16:03 : 23/09/2025

Shqiptarët kryen 250 mijë transferta kombëtare në Euro për tetë muajt e parë të vitit

15:58 : 23/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com