• Kontakt
Sunday, August 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

3 mijë € ryshfet policit/ Ekstradohet në Shqipëri trafikanti i drogës që shkoi ilegalisht në Itali (EMRI)

11:32 : 10/08/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Policia e Shtetit ka njoftuar ekstradimin nga Italia drejt Shqipërisë të 32-vjeçarit Edison Cukaj alias Edison Gjoka, i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit të koduar “Ura”, ku nga komunikimet e “Sky Ecc” u godit banda e Elvis Doçit, i njohur si “Visi i Pojës.

Edison Cukaj alias Edison Gjoka akuzohet për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

“Shtetasi për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në prill 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në përfundim të procedurave në Komisariatin e Policisë Rinas, shtetasi Edison Cukaj alias Edison Gjoka, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.” – njofton Policia.

Edison Cukaj alias Edison Gjoka, i cili rezulton i dënuar si trafikant droge, akuzohet se kaloi në mënyrë të paligjshme drejt Italisë nëpërmjet portit të Durrësit, duke i dhënë 3 mijë euro ryshfet policit kufitar.

Lexo edhe:

Stefano Boeri nën akuza për korrupsion në Itali/ PD: Në Shqipëri miqtë e Ramës përjashtohen nga hetimet

I riu shqiptar i arratiset policisë në Itali, ndjekja prej 60 km përfundon me aksident

Nga komunikimet rezulton se skema është organizuar nga Bexhet Mema, me ndërmjet Ervis Detin, teksa i përfshirë rezulton efektivi i kufirit në portin e Durrësit, Naim Beluli.

Por, pas gjithë kësaj skeme të organizuar për kalimin e trafikanit drejt Italisë, plani u dështoi pasi më datë 16.06.2022, Edison Cukaj është ndaluar në Portin e Barit nga autoritetet ligjzbatuese Italiane, pasi nuk dispononte dokumentacion të rregullt dhe ishte deportuar përsëri në Shqipëri.

Pjesë nga përgjimet

Edisoni: alo…
Ervis -o villa ca bone?
Edisoni -hic ca bone ti?…
Ervis– un sa piva kafe me ate…
Edisoni po… Ervis tashi mrena ksaj jave me i llaf, mos neser, pasueser, domethon…
Edisoni – si the vlla?…
Ervis: mrena ksaj jave a kupton?…
Edisoni – aaa okei mir…
Ervis – do te lajmeroj un nje dit perpara…
Edisoni – a ja, a ja shpjegove vlla?…
Ervis – po s’ka nevoj car, ja shpjegova tashi un, ne rregull…
Edisoni –a okei…
Ervis: i thash me i llaf kshu kshu, tashi pres t’me thot ai e te lajmeroj direkt, po mrena ksaj jave me i llaf esht e marume…
Edisoni -okei vlla se kam dal keq q*ja ropt, mu mu ma shum se un se jam demtu un s’esht demtu njeri ktu…
Ervis: hajd hajd se flasim, t’na therrasi ky e takojm pastaj mir?…
Edisoni: ik vlla, ciao…
Ervis: hajd ciao.

Pas shumë bisedave në telefon, mes anëtarëve ku është dakordësuar edhe pagesa prej 3 mijë eurosh, të cilat janë të gjitha të përgjuara dhe dokumentuara në dosjen e SPAK, Ervis Deti vihet në lëvizje për të ndërmjetësuar kalimin e trafikantit nga Porti i Durrësit në Itali në mënyrë të paligjshme.

Pjesë nga përgjimet

Edisoni – o vlla, ma shpjego dot nje muhabet…
Serxho – po ca te keqe ka qe thot jo te piceria mer vlla?…
Edisoni -o vila nuk e di ky o shoku jot e vlla, s’ka besim ky ke ti nuk e di un ca eshte, ku o problemi. Ti pse nuk ma sqaron ne moment, pse ma sqaron….le per….te lutem vlla (dikush i flet aty ne afersi) pse ma le per moment te fundit vlla?…
Serxho -o vlla i thash mer vila, do flas me tha e do te them, leji e vlla aty ke piceria s’ka na i gjo te keqe…
Edisoni – po ca me nxjerr nga shpia tashi mu, me u tall me…..o villa nuk e kuptoj per ca me nxjerr nga shpia?..
Serxho: o vlla thuji ti lesh aty e te ikesh e te marosh pun e burr, mo na bo derrci verrci…
Edisoni – o shok na zgjidhe muhabetin me shokun tan e vlla, un s’kam ardh me te than, me ke than me duhen tot lek nuk kam pyt o vlla as ma ul as ma ngre, te kam than sa lek do m’ke than tot e vlla po ta mar e ke robin ktu, neqoftese un ty te kam ardh pa lek okei je ne rregull

Në dosje thuhet se më datë 15.06.2022, rreth orës 18:40, Ervis Deti hipën si pasagjer në mjetin tip Audi A8, ngjyrë e zezë dhe së bashku me drejtuesin e automjetit (i cili dyshohet se është shtetasi Edison Gjoka), kanë frekuentuar lokal “Xhoni”, i cili ndodhet në terminalin e autobuzëve, pranë stacionit të trenit, Durrës. Në këtë lokal janë vëzhguar së bashku Visi me Edisonin, si dhe Bexhed Mema bashkë me dy persona të tjerë të paidentifikuar. Rreth orës 19:00, Visi del nga lokal “Xhoni” me personat e mësipërm dhe një nga personat e paidentifikuar i jep në dorë një pasaportë Edison Gjokës. Ky i fundit futet në agjenci tragetesh, qëndron pak minuta dhe del nga agjencia në fjalë. Pak më vonë, Visi së bashku me Edisonin dhe dy persona të tjerë hipin në mjeti dhe lëvizin në drejtim të rrugës “Iljaz Reka”, ku ndalojnë para piceri “Piçolo”. Pasi zbresin nga mjeti, këtë të fundit e merr në përdorim një person i paidentifikuar dhe vijon rrugën jashtë qytetit të Durrësit.

Pas marrjes së pasaportës, Edison Gjoka i drejtohet terminalit të Portit të Durrësit për t’ju nënshtruar kontrollove, ku merr udhëzimet nga një person me anë të telefonit, i cili i shpjegon se në cilin sportel duhet të kalojë, si dhe te cili kontrollor duhet të shkojë, duke i permendur emrin e Naimit (polici Naim Behluli me detyrë kontrollor në sportelin e terminalit të Autoritetit Portual Durrës, Pika e Kalimit Kufitar, Porti i Durrësit).

Më poshtë biseda e përgjuar mes Edison Gjokës dhe një personi i cili e orienton gjatë momentit kur ai ka shkuar në port për të kaluar drejt Italisë në mënyrë të paligjshme.

Përgjimi

Edisoni – alo…
686-alo…
Edisoni -po…
686-bo cek-inin para e, e ke bo cek-inin?…
Edisoni po tashi po e boj…
686 – e okei…
Edisoni -pa merak…
686 – pastaj si te futesh drejt e din ti…
Edisoni -hajd…
686 djathtas…
Edisoni: po pra djathtas, djathtas, si e kishte ai Naim?…
686 Naim.

686– po po, gabina e parafundit, ke Naimi thuji atit…
Edisoni-okei…
686 – vec maje telefonin hap se s’ka problem hajd, ke Naimi thuji…
Edisoni -okei….
686-cun i ri bjond, hajd.

686-alo…
Edisoni– po vlla
686-he
Edisoni -tashi kalova, po sa kalova ktu…
686-mbarove?…
Edisoni-po ktu po…
686 – a marove komplet?…
Edisoni po po, tu prit jam ne madh
686-po pra, ishe ke ai shoku e?…
Edisoni – po po, po mer kalova un si jo…
686-rrug te mbare e plak….
Edisoni -hajde faleminderit..
686-hajd hajd.

Etiketa: Bexhet MemaEdison CukajEdison GjokaErvis DetiItalikalimiportitrafikant

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Stefano Boeri nën akuza për korrupsion në Itali/ PD: Në Shqipëri miqtë e Ramës përjashtohen nga hetimet

11:03 : 10/08/2025
AKTUALITET

I riu shqiptar i arratiset policisë në Itali, ndjekja prej 60 km përfundon me aksident

17:22 : 09/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Goditet trafiku i armëve Shqipëri-Itali, arrestohet kreu i bandës, në pranga dhe dy të tjerë

15:32 : 09/08/2025
AKTUALITET

Fluks në portin e Vlorës, regjistrohet dita me më shumë udhëtarë

08:57 : 09/08/2025
BOTA

Helmim nga brokoli në Itali, një viktimë dhe disa të shtruar në spital

15:57 : 08/08/2025
AKTUALITET

Në kërkim nga Shqipëria për trafik emigrantësh, 35-vjeçari shqiptar kapet në Itali, punonte në fermë

22:14 : 07/08/2025
Para

Efektivi përfundon te Trauma, shoferi që e përplasi tek vijat e bardha procedohet në gjendje të lirë

TË GJITHA

Ndodh edhe kjo në Tiranë/ 21-vjeçari i prezantohet si mjek familjarit të pacientit në spital

13:29 : 10/08/2025

Shiste kokainë në zonën turistike të Livadhit në Himarë, i riu nga Elbasani kapet me 185 doza

13:18 : 10/08/2025

Plazhet bosh/ Rama pranon dështimin me turizmin: Do të marrim masa radikale!

13:06 : 10/08/2025

EMRI/ Arrestohet 42-vjeçari që u vidhte sendet personale në shezllone pushuesve në Durrës

12:49 : 10/08/2025

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

12:37 : 10/08/2025

Bënin “namin” me vjedhje në Lezhë dhe Laç, arrestohet 25-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

12:25 : 10/08/2025

Rikthehet “përplasja”, Luana Vjollca i merr Festivalin e RTSH-së Arbana Osmanit

12:13 : 10/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com