• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Vrapi” i Sadushit për të kapur Kushtetuesen, si po “ua prish” pushimet anëtarëve të KED-it për Denar Bibën

10:48 : 09/08/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, është vendosur prej disa muajsh në një kurs përplasjeje të fuqishme me Gjykatën Kushtetuese, në tentativë për të rrëmbyer të paktën 3 mandate anëtarësh në institucionit më të lartë të drejtësisë.

Ai po shfrytëzon mandatin e tij një-vjeçar si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), struktura përgjegjëse për verifikimin e kandidaturave për në Gjykatën Kushtetuese, për të larguar sa më shpejt kryetaren aktuale, Holta Zaçaj, si edhe për të “rrëmbyer” mandatet e dy gjyqtarëve të tjera-Elsa Toska, e dorëhequr dhe Sonila Bejtja, e cila, sipas procedurave kushtetuese dhe ligjore të emërimit të saj, duhet të qëndrojë në detyrë deri në vjeshtën e vitit 2028.

Në foto: Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi

Por, duket se Sadushi e ka me shumë urgjencë atë që ai e konsideron si “rinovim 3-vjeçar të mandateve të Gjykatës Kushtetuese.

Këtë vrap nuk po e ndal as edhe në ditët e gushtit, kur sistemi i drejtësisë është në pushime zyrtare.

Lexo edhe:

BE thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses, s’ka më kohë për të humbur!

Kosovë/ Kushtetuesja: Kreu i Kuvendit zgjidhet me votim të hapur, kandidati të votohet deri në 3 herë

Lista e kandidatëve

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i drejtuar nga Sokol Sadushi, është në fazën thuajse përfundimtare të verifikimit të kandidaturave për plotësimin e vendit vakant, të krijuar nga përfundimi i mandatit të gjyqtares dhe njëkohësisht kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.

Gjyqtarja Zaçaj u emërua në vitin 2022 për një mandat 3-vjeçar, si emërtesë e Gjykatës së Lartë.

Mes saj dhe kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sadushit, pati një përplasje në dhjetor 2024, lidhur me afatin e përfundimit të mandatit. Ai konflikt, i cili nisi me një ndërhyrje tërësisht anti-kushtetuese të Sokol Sadushit, gjithësesi u zgjidh nga vetë Gjykata Kushtetuese, e cila, në janar 2025, vendosi se mandati i Zaçajt përfundonte në mars 2025.

Pas atij vendimi, Gjykata e Lartë, si organ emërtese, shpalli procedurat e kandidimit për zëvendësuesin e Holta Zaçaj.

Në përgjigje të asaj thirrjeje, aplikuan 13 juristë: Alban Toro, Alma Faskaj, Asim Vokshi, Denar Biba, Florjan Ballhysa, Genta Tafa (Bungo), Irena Nino, Klodian Rado, Lulzim Hamitaj, Naureda Llagami, Nurihan Meta (Seiti), Rezana Balla dhe Sinan Tafaj.

Në foto: Njoftimi i Gjykatës së Lartë për kandidatët për vakancën në Gjykatën Kushtetuese

Gjatë procesit të verifikimit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi skualifikoi nga gara kandidatët: Sinan Tafaj, Klodian Rado, Rezana Balla dhe Nurihan Seiti. Ndërkohë, kandidati Lulzim Hamitaj dha dorëheqjen nga kandidimi.

Në vijim, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), i drejtuar nga Sokol Sadushi, ka vendosur, në periudhën qershor-korrik 2025, kualifikimin e kandidatëve Alban Toro, Alma Faskaj, Asim Vokshi, Florjan Ballhysa, Genta Tafa (Bungo) dhe Irena Nino.

Si kurrë më parë në aktivitetin e KED-it, thuajse të gjithë kandidatët janë kualifikuar, megjithëse ky “rezultat perfekt” shoqërohet me dyshimet për një “manovër” të Sokol Sadushit që të “kap tre mandate kushtetuese vetëm me një procedurë”, siç ka raportuar më herët “Boldnews.al”.

Biba “plangprishës”

Gjithësesi, procedura për gjetjen e zëvendësuesit të Holta Zaçaj, pavarësisht nxitimit të tepruar të Sadushit, ende nuk ka përfunduar. Shkak për “ndaljen e vrapit” të Sadushit është bërë emri i Denar Bibës, kandidati i fundit, për të cilin ende nuk ka përfunduar verifikimi.

Denar Biba, ish-kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe aktualisht drejtues i Autoritetit të Konkurencës, i emëruar kudo nga Partia Socialiste në pushtet, duket se nuk ka bindur përfundimisht Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për ta kualifikuar për postin vakant për në Kushtetuese.

Në foto: Denar Biba, kandidat për në Gjykatën Kushtetuese

KED-i ka vendosur të shtyjë plot tre herë vendimmarrjen e tij për emrin e Bibës. Në mbledhjen e fundit në radhë, në 30 Korrik 2025, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi “të njoftojë kandidatin z. Denar Biba për gjetjet në lidhje me kriterin e pasurisë. T’i lihet afat kandidatit për të dërguar parashtrime me shkrim të shpjegimeve të tij dhe dokumentacion përkatës, deri në datën 8 gusht 2025”.

Rregullorja e funksionimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi parashikon një afat 5-ditor që kandidatët të japin sqarimet e tyre për gjetjet gjatë procedurës së verifikimit. Pra, caktimi i datës 8 gusht si detyrim i kandidatit Denar Biba për të dorëzuar dokumentat e tij, nuk është çudi.

Por, “çudia” qëndron në faktin se Sokol Sadushi po synon që të përfundojë shqyrtimin e kandidaturës së Denarit brenda muajit Gusht, kur të gjithë anëtarët e KED-it, si përfaqësues të gjykatave dhe prokurorive, janë në pushime zyrtare.

Sadushi hedh pushimet “në erë”

“Boldnews.al” ka mësuar se Sokol Sadushi, në cilësinë e kryetarit, ka planifikuar që të “thërrasë” një mbledhje të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi diku rreth datës 20 gusht 2025, duke kërkuar “mirëkuptimin” e anëtarëve të tjerë për të ndërprerë pushimet e tyre.

Gjithashtu, mësohet se Sadushi u ka lënë “porosi” edhe anëtarëve të Gjykatës së Lartë që të “qëndrojnë sa më afër Tiranës pas datës 20 gusht”, një veprim që sugjeron se ai ka planifikuar përfundimin e menjëhershëm të procedurave për verifikimin e Denar Bibës gjatë periudhës së pushimeve dhe, më pas, emërimin e gjyqtarit të ri kushtetues nga Gjykata e Lartë me urgjencë.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbëhet nga 9 anëtarë: një nga Gjykata e Lartë, që mban edhe postin e kryetarit, dy gjyqtarë kushtetues, një prokuror të Prokurorisë së Përgjithshme, dy gjyqtarë dhe dy prokurorë nga gjykatat e Apelit, si dhe një gjyqtar nga gjykatat Administrative.

Ligji parashikon që magjistratët duhet të marrin pushimet në muajin gusht, periudhë kur Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë “mbyllin” aktivitetin e tyre, ndërkohë që në gjykatat e tjera funksiojnë vetëm me “shërbim gatishmërie”.

Në foto: Shorti për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2025

Natyrisht, ligji nuk pengon sistemin gjyqësor që të kthehet në detyrë edhe në muajin gusht, por kjo do të duhet të justifikohet me një situatë me të vërtetë emergjente dhe në shërbim të interesit më të lartë publik.

Verifikimit të kandidaturës së Denar Bibës nuk përbën kurrësesi një “situatë emergjente”. Procedura për Bibën është tërësisht rutinore dhe, në pamje të parë, nuk ka asnjë lloj urgjence, sa të detyrojë anëtarët e KED-it, pra magjistratë nga të gjithë nivelet e gjyqësorit, që të mblidhen me shpejtësi.

Madje, kjo “urgjencë” është Akoma më e pajustifikuar, duke mbajtur në konsideratë faktin se, Gjykata Kushtetuese, e cila trajton rastet e shkeljeve të të drejtave të njeriut, ka vendosur që të rikthehet në detyrë me seanca gjyqësore në 10 Shtator 2025.

Pra, “të drejtat e njeriut” nuk kanë urgjencë. Por, nga ana tjetër, për Sadushin, përfundimi i procedurave verifikuese për Denar Bibën ka urgjencë dhe është angazhuar që t’u prishë pushimet më së paku dy gjyqtarëve kushtetues që janë pjesë e KED-it dhe të gjithë trupës së Gjykatës së Lartë, që pritet të marrë listën e kandidatëve dhe të votojë për pasuesin e Holta Zaçaj.

Pra, 20 burra e gra, gjyqtarë në Kushtetuese e në Gjykatën e Lartë, pritet të vihesh “në rresht”, për tekat e Sokol Sadushit, pasi ai ka “urgjencë” që të gjejë emrin zëvendësues të Holta Zaçaj në muajin Gusht, ndërkohë që një procedurë të tillë mund ta bëj lehtësisht edhe në fillim të Shtatorit.

Etiketa: denar bibaGjykata KushtetuesekapjaKEDKomisioni i Emërimeve në DrejtësikushtetuesjaNaureda Llagamisokol sadushi

Lajme të lidhura

RAJONI

BE thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses, s’ka më kohë për të humbur!

21:21 : 08/08/2025
AKTUALITET

Kosovë/ Kushtetuesja: Kreu i Kuvendit zgjidhet me votim të hapur, kandidati të votohet deri në 3 herë

18:49 : 08/08/2025
RAJONI

Kosovë/ Hasani: Dispozitivi i Kushtetueses i qartë, por me dy defekte

15:09 : 08/08/2025
Lajmet e Dites

Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

13:06 : 08/08/2025
BOTA

Nga i dënuar në Serbi, në gjyqtar në Kosovë e rrezik për sigurinë/ Kush është Radomir Llaban?

21:16 : 06/08/2025
AKTUALITET

Hetimi/ Pushtet për shoqet e Ajolës. Bushka te Ligjet, Llagami e KLGJ drejt Kushtetuteses, Deliu te Taksat

12:07 : 04/08/2025
Para

Cila mund të jetë një marrëveshje e mundshme mes Ukrainës dhe Rusisë (Pikat)

TË GJITHA

Devoll/ 24-vjeçari arrestohet për dhunë ndaj gruas, i sekuestrohet dhe një armë gjahu pa leje

14:40 : 09/08/2025

Zbardhet plagosja e 27-vjeçarit në Tiranë, identifikohen 3 autorët, në pranga dy prej tyre (EMRAT)

14:38 : 09/08/2025

Vora kryen transferimin e radhës në merkato

14:34 : 09/08/2025

BE: Paqja, vetëm me Kievin në tryezë dhe sovran në vendime

14:21 : 09/08/2025

“Sulm ndaj medias”/ Qeveria fik sinjalin e News24, godinën do e kthejë në fabrikë armësh

14:10 : 09/08/2025

U dëmtua në sfidën e Ligës së Konferencës, sulmuesi i Partizanit i nënshtrohet operacionit

14:04 : 09/08/2025

Irani arreston 20 të dyshuar për spiunazh për Izraelin

13:58 : 09/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com