• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kosovë/ Hasani: Dispozitivi i Kushtetueses i qartë, por me dy defekte

15:09 : 08/08/2025
në RAJONI

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se dispozitivi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituim të Kuvendit është “jashtëzakonisht i qartë” dhe nëse ka vullnet politik, procesi mund të finalizohet.

Megjithatë, ai i ka identifikuar disa “defekte” që sipas tij e bëjnë problematik vendimin: urdhri që seancën ta vazhdojë Avni Dehari, edhe pse, sipas Hasanit, ai ka kryer shkelje kushtetuese, dhe pse deputetët janë urdhëruar të marrin pjesë në seancë dhe të votojnë, por pa i bërë publike masat ndëshkuese.

Ai është shprehur i bindur se mungesa e masave ndëshkuese është pasojë e, siç e quan ai, “ndërhyrjes” së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në drejtësi, përmes deklarimeve të saj publike.

Gjykata Kushtetuese më 8 gusht vendosi që kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet me votim të hapur, duke e urdhëruar Deharin që t’i kthehet rendit të ditës, siç ishte caktuar më 8 prill.

Lexo edhe:

Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

Kushtetuesja pritet të dalë sot me vendim për konstituimin e Kuvendit, Kurti përsërit ofertat për kompromis

Në vendim u tha se emri i një kandidati për kryeparlamentar, mund të hidhet në votim vetëm deri në tri herë, teksa deputetët do të kenë kohë të përmbyllin konstituimin e Kuvendit brenda 30-ditësh pasi aktgjykimit të publikohet në Gazetën Zyrtare.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Hasani, si e vlerësoni aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të 8 gushtit?

Enver Hasani: Arsyetimi ende nuk ka dalë dhe unë do ta komentoj vetëm diapozitivin. Nga dispozitivi shihet se ka një qartësi se çfarë duhet të bëjnë palët në këtë rast, pra deputetët lidhur me konstituimin.

Në aspektin profesional mendoj se është e çuditshme se si mund të konstatohet shkelja kushtetuese e zotit Avni Dehari dhe i njëjti të urdhërohet të vazhdojë aty ku e ka shkelur Kushtetutën. Kjo nuk mund të arsyetohet me standardet e gjyqësisë kushtetuese. Dhe e dyta, ju e dini, edhe në aktgjykimin e vitit 2014, edhe në atë të para një muaji të Gjykatës Kushtetuese është thënë se deputetët duhet të rrinë dhe të votojnë, por tani i urdhëron. Edhe kjo bie ndesh me postulatin e mandatit të lirë dhe besoj se kjo është vështirë e pajtueshme me standardet kushtetuese.

Mendoj se gjykata ka gabuar në këtë drejtim sepse është dashur t’i vë në dukje sanksionet, nëse deputetët nuk e konsitituojnë Kuvendin brenda 30 ditëve, siç është ndonjë decertifikim, humbje e mandatit, e kështu me radhë. Në këtë kuptim mendoj se janë dy defekte, që në aspektin e gjyqësisë dhe të drejtës kushtetuese janë pak të pajtueshme. Në pjesën e qartësisë, nëse ka vullnet të mirë, dispozitivi është jashtëzakonisht i qartë.

“Gjendja jokushtetuese nisi kur Dehari e ndryshoi rendin e ditës”

Radio Evropa e Lirë: Tani kush duhet ta caktojë seancën dhe kur mund të thirret ajo?

Enver Hasani: Diapozitivi thotë se duhet të thirret sipas datës kur zoti Dehari e ka bërë propozimin për votim të fshehur, atë që e bëri në mënyrë arbitrare, mënyrën e ndryshimit të rendit të ditës, gjykata ka urdhëruar ekzekutimin e rendit të ditës të datës 8 prill. Duhet të ekzistojë një pikë se kur ka nisur gjendja jokushtetuese. Gjendja jokushtetuese ka nisur në momentin kur zoti Dehari e ka ndryshuar rendin e ditës. Zoti Dehari duhet të vazhdojë seancën ashtu siç ka qenë caktuar më 8 prill, kur është caktuar skenari i konstituimit të Kuvendit. Pra, duhet të numërohen 30 ditë nga fillimi.

Radio Evropa e Lirë: Si do të duhej të zgjidhej ky aspekt, që i është dhënë mandati sërish zotit Dehari, nëse ka bërë shkelje kushtetuese?

Enver Hasani: Zoti Dehari tani ka detyrim kushtetues dhe nuk guxon të devijojë, sepse është e qartë, se ai tani ka urdhër që ta ekzekutojë skenarin e datës 8 prill 2025. Atë urdhër ai nuk guxon ta devijojë. Duhet të propozohet deri në tri herë kandidati i njëjtë, do të thotë çdo 24 orë mund të propozohet nga partia e njëjtë brenda 30 ditëve, por jo të jetë i njëjti kandidat, çdo tri herë duhet të ndryshohet. Në diapozitiv gjykata është e heshtur, sepse nuk mund t’i detyrosh deputetët të votojnë dhe gjykata nuk e ka treguar pasojën juridike, e ka bërë të njëjtën gjë sikurse në aktgjykimin paraprak. Por, për dallim nga herën e kaluar, dispozitivi ishte i qartë.

“Mospërmendja e pasojave, defekt i vendimit”

Radio Evropa e Lirë: Çfarë ndodh pas 30 ditëve, nëse nuk konstituohet Kuvendi?

Enver Hasani: Unë besoj që këtë radhë, meqenëse po lidhemi, siç po populli, “njeriu lidhet për fjalë”, zoti Kurti dje e tha qartë se do të zbatojë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese, dispozitivi është shumë i qartë dhe unë nuk kam asnjë arsye që ai nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë ndodhë nëse një deputet apo grup deputetësh nuk marrin pjesë në seancë ose nuk votojnë? A është shkelje kushtetuese?

Enver Hasani: Derisa gjykata e ka urdhëruar votimin, bëhet fjalë për urdhër gjykate dhe çdo veprim ndryshe përbën shkelje të Kushtetutës nga ana e deputetëve, por gjykata në dispozitiv nuk ka treguar çfarë ndodh tutje, cilat janë pasojat, dhe këtu është defekti i këtij aktgjykimi.

“Presidentja intimidoi Gjykatën Kushtetuese”

Radio Evropa e Lirë: Pse besoni se nuk i ka bërë të ditura masat?

Enver Hasani: Mund të spekuloj, mungesë guximi. Arsyeja pse aktgjykimi nuk i ka shkuar deri në fund është deklarimi i zonjës presidente [të Kosovës, Vjosa] Osmani. Shihet qartë se mund të ketë ndikuar në dispozitiv, në aspektin e moscaktimit të masave, kjo është ndërhyrje e saj në drejtësi dhe në një mënyrë ose tjetër e ka intimiduar gjykatën dhe gjykata nuk ka shkuar deri në fund të këtij aktgjykimi, sepse po shihet qartë që një gjyqtar është kundër.

Radio Evropa e Lirë: Çka nëse dikush nuk e njeh vendimin e gjykatës, me arsyetimin se për të mund të ketë votuar gjyqtari Radomir Llaban?

Enver Hasani: Ajo nuk mund të ndodhë, ajo do të ishte marrëzia më e madhe nëse një parti politike e bën atë. Ashtu ka qenë tërësisht e papranueshme dhe papjekuri e qartë edhe veprimi i presidentes, sepse nuk mund të dihet se kush është ai gjyqtar që ka votuar kundër apo nëse ka marrë pjesë në votim. Ajo gjë nuk bëhet publike, por ajo doli publikisht në konferencë për shtyp dhe sulmoi gjyqtarin, ajo është ndërhyrje në gjyqësi.

Radio Evropa e Lirë: Pra, ju besoni se gjykata është frikësuar nga presidentja dhe ajo ka ndërhyrë në drejtësi?

Enver Hasani: Jam i sigurt që kjo është arsyeja në bazë të dispozitivit. Mungesa e masave ndëshkuese sa i përket afatit pas 30 ditëve dhe zotit Dehari është pasojë e ndikimit nga ana e presidentes Osmani./REL

Etiketa: Gjykata Kushtetuesekosovekuvend

Lajme të lidhura

RAJONI

Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

13:06 : 08/08/2025
RAJONI

Kushtetuesja pritet të dalë sot me vendim për konstituimin e Kuvendit, Kurti përsërit ofertat për kompromis

12:57 : 08/08/2025
RAJONI

Kriza institucionale në Kosovë, Kushtetuesja vendos sot për konstituimin e Kuvendit

10:09 : 08/08/2025
RAJONI

FOTO/ 34-vjeçari serb arratiset nga paraburgimi në Mitrovicën e Veriut

20:31 : 07/08/2025
RAJONI

REL: A rrezikon Kosova ndërhyrje ndërkombëtare për shkak të krizës institucionale?

13:36 : 07/08/2025
BOTA

Nga i dënuar në Serbi, në gjyqtar në Kosovë e rrezik për sigurinë/ Kush është Radomir Llaban?

21:16 : 06/08/2025
Para

Vijojnë të mbeten aktive vatrat e zjarrit në Mallakastër

TË GJITHA

Izraeli, gati për pushtim/ Imazhet satelitore tregojnë grumbullim të trupave në kufi me Gazën

17:35 : 08/08/2025
WASHINGTON, DC - APRIL 07: U.S. President Donald Trump (R) speaks alongside Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu with a model of Air Force One on the table, during a meeting in the Oval Office of the White House on April 7, 2025 in Washington, DC. President Trump is meeting with Netanyahu to discuss ongoing efforts to release Israeli hostages from Gaza and newly imposed U.S. tariffs. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)

“Nuk ka uri në Gaza”/ Trump i bërtet Netanyahu gjatë telefonatës për raportet mbi krizën humanitare

17:22 : 08/08/2025

Ish-skuadra e Brojës zhduket nga futbolli profesionist pas 133 vitesh histori

17:22 : 08/08/2025

14 urdhër-arreste/ SPAK jep detajet: Grupi i Franc Çopjas trafikoi 28 ton kokainë drejt Europës

17:13 : 08/08/2025

Zjarri përfshin malin e Tragjasit, situata në Vlorë mbetet kritike

17:12 : 08/08/2025

SHBA ofron 50 milionë dollarë për arrestimin e Maduros

17:11 : 08/08/2025

Qytetari kap mashtrimin me makinat nga Koreja: E njëjta makinë, 100 mijë km më pak dhe çmim më i lartë

16:59 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com