• Kontakt
Sunday, August 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

14 urdhër-arreste/ SPAK jep detajet: Grupi i Franc Çopjas trafikoi 28 ton kokainë drejt Europës

17:13 : 08/08/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me aksionin e sotëm, ku u godit një organizatë kriminale e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, teksa paratë e përfituara nga aktiviteti i paligjshëm i investonte në prona dhe biznese në Shqipëri.

Hetimet janë kryer në bashkëpunim me EUROPOL dhe autoritete nga Belgjika, Franca, Holanda, Gjermania dhe Italia, teksa janë bazuan në analizën e të dhënave të komunikimit të enkriptuara të platformës SkyECC.

Masat e sigurisë

Raportohet se në total janë lëshuar 14 masa sigurie “arrest me burg” dhe dy të tjera “detyrim paraqitje”. Prej tyre janë ekzekutuar 7 masa sigurie “arrest me burg” në Shqipëri dhe dy masat “detyrim paraqitje”, ndërsa Franc Gergely alias Franc Çopja, kreu i një bande nga Elbasani ndodhet i arrestuar në Belgjikë.

Masat e sigurisë “arrest me burg të ekzekutuar në Shqipëri janë ndaj shtetasve: Ervis Çela, Ardian Çela, Petrit Sulejmani alias Lakatos, Renato Mullai, Gëzim Çela., Mariglen Kamami dhe Elidon Çela. Ndërsa me masë “detyrim paraqitje” janë shtetasit Dition Pepa dhe Kujtim Gjyla.

Mbi ta rëndojnë akuzat për veprat penale te “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Lexo edhe:

Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet duke shitur kokainë

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

Sekuestrimet e sasive të kokainës

Prokuroria e Posaçme raporton se gjatë hetimeve ndërkombëtare, janë identifikuar dhe goditur dy ngarkesa të mëdha kokaine, të transportuara nga Amerika e Jugut drejt Evropës.  Më konkretisht bëhet fjalë për një ngarkesë prej 11.6 ton dhe një ngarkes prej 16.4 ton gjatë viteve 2020 dhe 2021.

“Gjatë hetimeve ndërkombëtare, janë identifikuar dhe goditur dy ngarkesa të mëdha kokaine, të transportuara nga Amerika e Jugut drejt Evropës dhe më konkretisht:

  • Shtator 2020 – Paraguaj → Belgjikë (Anvers)
    Grupi i drejtuar nga Ervis Çela dhe Franc Gergely (Çopja), në bashkëpunim me një shtetas brazilian, organizoi trafikimin e 11.6 ton kokainë, fshehur në kuti sapuni dhe kuti boje metalike me logon “Fox”. Ngarkesa u nis nga porti i Villeta (Paraguaj) dhe mbërriti në Anvers më 04.11.2020.
    Në vijim, gjatë operacioneve të policisë në Roterdam, u sekuestruan 600 kg kokainë dhe 2 milionë euro, si dhe u arrestuan shtetasit shqiptarë M.D. dhe N.B.
  • Dhjetor 2020 – Shkurt 2021 – Paraguaj → Gjermani (Hamburg)
    Ervis Çela dhe Franc Gergely (Çopja) organizuan dhe financuan trafikimin e 16.4 ton kokainë, fshehur në bombola metalike me bojë/kollë ndërtimi dhe të stampuara me logo (“sy me rrufe të kuqe”, “Puma”, “shenja infinit”), me vlerë tregu prej 1.5 miliard deri 3.5 miliard euro. Ngarkesa, e shpërndarë në disa kontejnerë, mbërriti në Hamburg më 12.02.2021 dhe u sekuestrua nga autoritetet doganore gjermane. (Cocaine ‘worth billions’ seized in record Germany and Belgium haul).” – thuhet në njoftimin e SPAK.

Tipologjia e organizatës kriminale

Hetimet janë bazuar në komunikimet në aplikacionin e enkriptuar “Sky Ecc”, ku ka rezultuar se në krye të organizatë kriminale qëndronin Ervis Çela dhe Franc Gergely (Çopja).

Sipas organit të akuzës, Ervis Çela së bashku me vëllain e tij Ardian ishin vendosur në Paraguai, ku merreshin me magazinimin dhe më pas dërgimin drejt vendeve të BE-së të lëndës narkotike. Droga fshihej në kuti sapuni, bombola boje dhe kollose ndërtimi.

“Hetimet e kryera në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese partnere dhe analiza e komunikimeve të përgjuara në aplikacionin SkyECC kanë zbuluar një strukturë kriminale të përmasave ndërkombëtare, e udhëhequr nga shtetasit Ervis Çela dhe Franc Gergely (Çopja), e cila kontrollonte në mënyrë të plotë zinxhirin e trafikut të kokainës – nga prodhimi, magazinimi dhe përpunimi në laboratorët e Paraguait, transporti ndërkombëtar dhe shpërndarja në tregjet europiane, deri te pastrimi dhe qarkullimi i të ardhurave të fituara.

Ngarkesat e mëdha të kokainës siguroheshin direkt nga prodhuesit nga drejtuesi i organizatës Ervis Çela (i cili së bashku me vëllanë e tij Ardian Çela ishin vendosur në Paraguai), magazinoheshin dhe bëheshin gati për transport në Paraguai. Lënda narkotike fshihej në mënyrë të sofistikuar në ngarkesa legale – kuti sapuni, bombola boje dhe kollose ndërtimi – të maskuara me marka tregtare si “Fox” apo me shenja të veçanta dalluese si “Puma” ose “sy me rrufe”. Këto ngarkesa transportoheshin me kontejnerë detarë nga portet e Amerikës së Jugut drejt porteve të mëdha evropiane, kryesisht Anvers (Belgjikë) dhe Hamburgu (Gjermani), ku më pas shpërndaheshin përmes rrjeteve të brendshme të tregut të drogës në BE.” – thuhet në njoftimin e SPAK.

“Kjo organizatë kriminale mund të konsiderohet si një nga organizatat shqiptare më të fuqishme në trafikun ndërkombëtar të kokainës. Ajo kishte kapacitetin për të ndikuar drejtpërdrejt në çmimin e kokainës në tregjet evropiane dhe për të menaxhuar sasi të mëdha të lëndës narkotike në periudha të shkurtra kohore. Fuqia financiare e lartë e kësaj organizate, strukturimi dhe organizimi i një niveli shumë të lartë si dhe aftësia për të rikuperuar humbjet që vinin nga sekuestrimet e dallojnë atë nga grupet e tjera kriminale të hetuara nga SPAK .” – theksojnë prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Vladimir Mara.

Qarkullimi dhe menaxhimi i parave

“Hetimi ka treguar se ky grup kishte ngritur një mekanizëm financiar jashtëzakonisht të sofistikuar për të qarkulluar dhe fshehur të ardhurat nga aktiviteti kriminal. Një prej metodave kryesore ka qenë transporti fizik i parave “cash” nga vendet e BE-së drejt Shqipërisë, duke përdorur shoferë autobusësh kryesisht shqiptar të transportit ndërkombëtar të pasagjerëve. Kjo mënyrë kishte disa përparësi për grupin:

  • Evitimi i gjurmimit bankar dhe i detyrimit ligjor për deklarimin e burimit të fondeve;
  • Shmangia e kontrolleve doganore zyrtare, duke përdorur rrugë të shkurtra dhe pikat kufitare më pak të monitoruara;
  • Siguria përmes rrjetit të besuar të shoferëve, numri i të cilëve ishte i kufizuar dhe i përzgjedhur në bazë të një marrëdhënieje të ndërtuar mbi besimin reciprok.

Shoferët, në këmbim të shërbimit dhe rrezikut të marrë përsipër, përfitonin rreth 2% tarifë mbi shumën e transportuar. Këto pagesa bëheshin drejtpërdrejt nga anëtarët e grupit dhe garantoheshin nga personat përgjegjës për menaxhimin e logjistikës financiare.” – raporton SPAK.

Koordinimi i pagesave

“Figura kyçe siFranc Gergely (Çopja) dhe Ervis Çela, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë, luanin rol aktiv në organizimin e këtyre transfertave. Pagesat dhe kompensimet e brendshme shpesh maskoheshin përmes transaksioneve të tjera të fshehta, të dizajnuara për të mos lënë gjurmë në sistemin financiar zyrtar.

Përveç transportit fizik, rrjeti përdorte edhe sistemin informal të transfertave të njohur si “haëala” ose “token”, ku shumat e mëdha qarkullonin përmes një zinxhiri ndërmjetësish pa asnjë evidencë bankare. Një pjesë e konsiderueshme e fondeve kanalizohej drejt Bolivisë, e cila, për shkak të nivelit të ulët të kontrollit financiar dhe pozicionit të saj strategjik, shërbente si nyje kyçe për përfundimin e transaksioneve ndërkombëtare të parave.

Kombinimi i këtyre metodave, transporti fizik me shoferë të besuar dhe sistemi i transfertave informale, i mundësonte kësaj organizate kriminale qarkullimin e qindra milionë Euro cash, duke reduktuar ndjeshëm riskun e sekuestrimit dhe duke siguruar vazhdimësinë e aktivitetit të tij në shkallë ndërkombëtare.” – raporton SPAK-u

Pronat e sekuestruara

Me vendimin nr. 543 date 07.08.2025, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestrimin preventiv për gjithsej 14 pasuri të llojeve të ndryshme me vlera disa miliona eurosh, duke përfshirë resorte, vila, apartamente, trualle, automjete dhe kuota në shoqëri, në emër të personave nën hetim  si më poshtë:

Resorte turistike:

    • “AJMAN PARK” Resort ku përfshihen hotele, godina shërbimi, restorant dhe ambiente tregtare,  Xhafzotaj, Durrës.

Vila dhe apartamente:

    • Vilë dy katëshe tip “ELYSIAN”, në bregdetin e Dhërmiut, bashkia Himarë (sipërfaqe totale rreth 378.2 m²), me vlerë tregu prej afërsisht 1.000.000 Euro.
    • Vilë e porositur datë 06.11.2024, në Tiranë.

Truall, toka dhe ndërtesa:

    • Pasuri truall dhe ndërtesa në Tiranë, Sharrë.
    • Pasuri (me status regjistrim të përkohshëm).
    • Pasuri nr. 349/45 në bashkëpronësi.
    • Tokë arë me sipërfaqe 5900 m², Sharrë, Tiranë.

Kuota dhe aksione në shoqëri tregtare:

    • Kuotat/aksionet në shoqëri tregtare,  Kavajë.
    • Shoqëri tregtare, Durrës.
    • Shoqëri tregtare, Rrogozhinë.
    • Shoqëri tregtare, Durrës.

Automjete:

    • Tre automjete.

Sekuestrime gjatë ekzekutimit të vendimeve të kontrollit:

  • Mbi 111 800 Euro Cash;
  • 4000 USD
  • 880.000 Lekë
Etiketa: europeFranc Çopjakokainespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet duke shitur kokainë

19:10 : 09/08/2025
AKTUALITET

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

17:30 : 09/08/2025
AKTUALITET

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025
AKTUALITET

SPAK kontrolle te “Klajdi Resort”, i sekuestrohet telefoni pronarit Orman Kokoshi

19:21 : 08/08/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Jetonte në vilë luksoze dhe me eskortë, kapet në Spanjë Juxhin Drazhi. Tentoi arratisjen

18:31 : 08/08/2025
AKTUALITET

SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge

18:08 : 08/08/2025
Para

Ish-skuadra e Brojës zhduket nga futbolli profesionist pas 133 vitesh histori

TË GJITHA

Rikthehet vala e të nxehtit! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:17 : 10/08/2025

ZYRTARE/ “Bomba” e merkatos së verës, Bernard Berisha rikthehet në Shqipëri

08:13 : 10/08/2025

“Misioni i pamundur” i kreditimit të bujqësisë

08:02 : 10/08/2025

Horoskopi, 10 gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/08/2025

Bllokimi i News24/ Ministria e Ekonomisë: Janë dy kontrata qiraje për dy prona të ndryshme

22:41 : 09/08/2025

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset tek vijat e bardha polici në Shkodër

22:16 : 09/08/2025
Murat Dani djali i pronarit të galerisë dhe minatori i ndjerë Fari Veliu

Minatori humbi jetën në galerinë “GERTI Sh.p.k.”, Gjykata fal stafin teknik, i liron nga qelia

22:02 : 09/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com