• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përgjimet, Eltar Deda toleroi “Bankers”: Mbarojmë punë me të tjerat, Albpetroli do paguhet më vonë

15:43 : 07/08/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Përrgjimet e Prokurorisë së Fierit për aferën e kompanisë “Bankers Petroleum Albania”, që shfrytëzon burimet e naftës nën tokë në Patos, Marinzë, Fier, nxjerr në pah edhe korrupsionin në të cilën ishin “zhytur” dhe një sërë kompanish të tjera private si dhe institucionet publike. Më konkretisht, nxjerr në pah mënyrën se si ndaheshin fondet me pagesa mujore për kompanitë dhe institucionet.

Pjesë e dosjes është një përgjim i datës 9 Prill 2025, midis shtetases Majlinda Thanës, drejtoreshë e Thesarit pranë “Bankers Petroleum” dhe një zyrtareje të huaj të Financave, të quajtur Sheri. Ato diskutojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë për planin e pagesave dhe prioritetet që do të ndiqen.

Sipas përgjimit në fjalë, kompanitë që përfitojnë pagesa nga “Bankers Petroleum” janë Antea, PetroSolution, Sherwood dhe SIA Kalandra, ndërsa Albpetrol e drejtuar nga Eltar Deda vendoset në fund të listës.

“Pse ke përfshirë Albetrol? Është në fund të muajit, presim të ardhurat e ardhshme. Mund të presë me 1.5 milionë”, deklaron drejtoresha Majlinda Thana.

Nga kjo bisedë lihet të kuptohet se Eltar Deda i kishte rregulluar “punët” me Bankers Petroleum, pasi zyrtarët e kompanisë e lenë të fundit për t’i kryer pagesën.  Po ashtu, duket se është edhe më i paguar, ku nga përgjimi flitet për “1.5 milionë”, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për euro apo jo.

Lexo edhe:

Skandali “Bankers”/ Hetimet përfundojnë në SPAK, ka zyrtarë të lartë të përfshirë në aferë

Më pak se 30% e punonjësve shqiptarë përdorin internet në punë

Nga përmbajtja e përgjimeve del se përparësi kishin kompanitë private që, në disa raste, paguhen edhe me fatura të vjetra, pa dokumentacion të plotë.

Në një situatë tjetër, e njëjta zyrtare i sugjeron koleges që të mos dërgohet dokumentacioni për aprovim, duke pranuar se lista e pagesave nuk pasqyron realisht detyrimet emergjente të kompanisë.

Ndërkohë, të nesërmen, më 10 prill 2025, në dy biseda të tjera të regjistruara, zbulohet ekzistenca e një llogarie bankare në Vjenë, përmes së cilës janë transferuar 2 milionë euro drejt Shqipërisë, pjesë e të cilave janë përdorur për pagesa të dyshimta dhe jo të dokumentuara qartë.

“Shko te Vienna, është një transfer prej 2 milionësh… edhe një tjetër prej 60 mijë. Këto janë nga Viena”, thotë Thana.

“PetroSolution do paguhet vetëm një faturë, pjesa tjetër më vonë”, vijon ajo.

Kujtojmë se në fillim të muajit Korrik, drejtuesi i Bankers Hongping Xiao dhe ish-drejtori i përgjithshëm, Leonidha Çobo, u arrestuan nën akuzat e mashtrimit, pastrimit të parave dhe abuzimit me detyrën.

Sipas prokurorisë, drejtuesit e Bankers akuzohen se kanë fryrë shpenzimet e kompanisë përmes transferimit të parave në palë të lidhura apo me kontrata të dyshimta, gjë që ka sjellë nxjerrjen e kompanisë më humbje dhe mospagesën e tatimit mbi fitimin në buxhetin e shtetit. Sipas ligjit aktual, kompanitë e naftës mundet të arrijnë marrëveshje me autoritetet shqiptare me qëllim që të nxjerrin naftë në operacione private, por në këtë rast, tatimi mbi fitimin është në masën 50%.

Që nga themelimi në vitin 2004, kompania ka shitur naftë me vlerë 532 miliardë lekë ndërsa ka deklaruar shpenzime në masën 684 miliardë lekë, duke i shtyrë prokurorët të pyesin se cili është motivimi që pronarët e kompanisë vijojnë operacionet kur kompania del në vijimësi me humbje si dhe të ngrenë dyshime nëse pronarët, të cilët mbeten të panjohur, kanë gjetur mënyra alternative për të transferuar fitimet nga kompania.

Bisedat e regjistruara në 9 prill 2025, mes Majlinda Thana drejtoreshë e Thesarit pranë Bankers Petrolium me një shtetase të huaj të quajtur Sheri (punonjëse e lartë brenda Bankers në fushën e Financave)

Personi  – A – Është shtetasja Majlinda Thana me numër telefoni 06970…

Personi – B – Është shtetasja Sheri me numër telefoni 06940…

Personi B: Përshëndetje Majlinda

Personi A: Përshëndetje Sheri, si je?

Personi A: Pra, fillimisht dua të të informoj që jam me pushime deri më 28 Prill. Pushimet nga viti 2024.

Personi A: Viti i kaluar, viti i kaluar.

Personi A: Kjo do të thotë që nuk do të kontrolloj email-in shumë shpesh, por nëse ka ndonjë urgjencë, mund të më ndihmoj, sigurisht. Së dyti, pashë planin tënd të pagesave (cash plan), ku më ke kërkuar të jap mendimin tim, etj.

Personi A: E pashë që nuk ka shumë hapësirë për pagesa të tjera, ndërkohë që ka shumë pagesa urgjente. Për shembull, së pari është Antea. Me Antea kemi garanci bankare, siç e di, dhe duhet të paguajmë, sepse kanë kaluar disa muaj pa bërë pagesë ndaj tyre, dhe borxhi i grumbulluar është rreth 500,000 USD, dhe kjo duhet patjetër të paguhet…Së dyti, kemi qiratë e tokës. Vlera e tyre është më pak se 1 milionë USD, por u kam kërkuar të dërgojnë kërkesat më urgjente sdhe vlera e tyre shkon deri në 400,000 USD. Gjithsesi, unë do të përgatis pagesat urgjente sipas atyre që shoh si më të rëndësishmet që nuk mund të shtyhen z.Xiao dhe të tjerët mund të japin sugjerime apo të konfirmojnë.

Personi B: Po, po…(flet dhe nuk kuptohet)

Personi A: Por kam parë që ke përfshirë këtu edhe Albetrol. Pse? Eshtë në fund të muajit, atëherë të presim të ardhurat e ardhshme për ta paguar Albetrol.

Personi B: Po mund të diskutojmë për këtë. Ndoshta duhet ta shtyjmë. Duhet të diskutojmë cilat.

Personi A: Po, sipas meje, albpetrol mund të presë me 1.5 milionë. Duhet të presë padiskutim. Përndryshe na mbeten shumë pak para në dispozicion dhe ka shumë furnitorë të rinj që nuk janë përfshirë si psh Seriani, SIA Kalandra etj…kështu që…

Personi B: Duhet të përditësosh…(flet por nuk kuptohet)

Personi A: Nuk e di nëse ke përfshirë këtu…lërme të kontrolloj…Petro Solution 800 mijë duket paksa shumë. Mund ta shtyjmë një pjesë të shumës për në fund të muajit. Këshilla ime është që të shtyjmë një pjesë të shumës për Petro Solution dhe Albetrol deri në të ardhurat e ardhshme.

Personi B: Flet po nuk kuptohet

Personi A: Por sidoqoftë duhet të përgatitemi edhe për përballjen tjetër financiare – të përcaktojmë pagesat urgjente që të dimë sa para kemi, sa mund të shpenzojmë. Sigurisht, edhe një lojale tjetër doganore për tu hequr, dhe pastaj mund të shohësh se cfarë mbetet për tu shpërndarë te furnitorët e tjerë. Sepse në këtë formë nuk është shumë e saktë për tu derguar për aprovim te menaxhmenti – ata duhet të jenë të informuar për të gjitha shpenzimet e detyrueshme të muajit. Ok? Ndoshta do ta përditësoj më vonë. Nuk e di nëse do ta dërgoj gjatë orarit të punës apo pasdite, por më mirë të mos aprovohet ky version. Më mirë të mos aprovohet. Sepse…

Personi B: (flet por nuk kuptohet)

Personi A: Po, sepse ka disa furnitorë të vegjël që po kërkojnë pagesë çdo ditë. Më mirë të bëjmë pagesat. Po. Po, e di.

Personi A: Më fal, një shqetësim nga departamenti financiar është në lidhje me kartën e kreditit të Sugar-it. E dimë që ai është larguar nga kompania dhe nuk është më pjesë e pagave tona që prej janarit, por karta e tij e kreditit vazhdon të përdoret. Kjo i takon menaxhmentit të vendosë çfarë të bëhet me atë kartë. Nëse duan ta mbajnë apo jo – ata duhet t’i japin një udhëzim, sepse ai nuk është më punonjës. Por shpenzimet që janë bërë që kur është larguar, nuk e dimë për sa kohë – kompania duhet të vendosë nëse do t’i mbulojë apo do t’i paguajë vetë. Nëse ai nuk është më punonjës, nuk ka arsye që kompania të mbulojë shpenzimet e kartës së tij të kreditit.

Por është prioritet që dikush të flasë me z. Wang ose z. Xiao. Nuk e di. ndoshta z. Xiao ka qenë shefi i tij. Por edhe z. Wang. Sepse, nga ana financiare, karta e kreditit është në departamentin e financës dhe duhet ta zgjidhim këtë sa më shpejt. Besoj se ti i ke dërguar shpenzimet e tij edhe te qendra, sepse merr deklaratat e kartës së kreditit.

Personi B: (flet por nuk kuptohet)

Personi A: Okej, pra karta e tij e kreditit është pjesë e kontrollit të auditimit. Sipas politikave të brendshme, nëse dikush nuk është punonjës, dhe ka kartë krediti, atëherë duhet të justifikohen shpenzimet – ose të paguhet nga z. Xiao, ose të vendosë kompania çfarë do bëjë… Pra, është një vendim që duhet ta marrin. Okej? Por të lutem, vendose si prioritet për diskutim me Z. Xiao.

Z. Wang apo qendra. sepse duhet ta zgjidhim këtë çështje.

Personi A: Faleminderit. Mirupafshim.

Etiketa: AlbpetrolBankersBankers PetroleumBankers Petroleum AlbaniaMajlinda Thanapagesapergjimepunonjessheri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandali “Bankers”/ Hetimet përfundojnë në SPAK, ka zyrtarë të lartë të përfshirë në aferë

12:23 : 04/10/2025
AKTUALITET

Më pak se 30% e punonjësve shqiptarë përdorin internet në punë

08:41 : 02/10/2025
AKTUALITET

Takimi i njerëzve të Ramës me bosët e krimit në Aruba/ Gazetari: Ka përgjime, përmendet kryeministri

18:58 : 25/09/2025
AKTUALITET

Endri Puka i dyshuar për aferën e “Bankers”, gruaja blen për 500 euro menaxhimin e kompleksit luksoz në Vlorë

09:49 : 17/09/2025
AKTUALITET

Perplasja/ Celibashi vë në dyshim shërbimin e DHL-së për votat e diasporës

13:20 : 08/09/2025
AKTUALITET

Naftëtarët e Bankers në protestë: Nëse nuk arrihet marrëveshje e re, ndalim total i punës

13:44 : 06/09/2025
Para

Zyrtare/ Këta janë 30 lojtarët e nominuar për ‘Topin e Artë 2025’

TË GJITHA

Avokatja e pranishme në vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Kishim frikë, qëndruam të fshehur

12:13 : 07/10/2025

Djali plagos me thikë të atin në Fier

12:12 : 07/10/2025

“Do të vrasim ty dhe familjen”/ Atentati me tritol në Sarandë, Isuf Jaçaj i kërkoi të birit të vetëdorëzohej në polici

12:07 : 07/10/2025

Ekonomia e Ballkanit Perëndimor ngadalësohet në 2026, mungesa e fuqisë punëtore mbetet sfidë

12:00 : 07/10/2025

Kreu i SPAK, Altin Dumani, vizitë ngushëllimi në familjen e gjyqtarit Astrit Kalaja

11:48 : 07/10/2025

Elvis Shkëmbi vrau gjykatësin, kërcënon xhaxhai: Ai që do dënojë nipin tim do përballet me plumba

11:40 : 07/10/2025

Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ prezanton kandidatin për zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Cërrikut

11:30 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com