• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Sistemi sekret me të cilin Hamasi paguan rrogat e administratës

19:35 : 06/08/2025
në BOTA

Pas gati dy vjetësh konflikti, kapaciteti ushtarak i Hamasit është dëmtuar rëndë, ndërsa udhëheqja politike është në presion të madh. Megjithatë, gjatë gjithë luftës, Hamasi ka vazhduar të përdorë një sistem sekret pagese me para në dorë për të paguar rrogat e 30 mijë punonjësve civilë, me vlerë totale prej rreth 7 milionë dollarë.

Disa civilë që kanë folur për BBC-në kanë konfirmuar se kanë marrë gati 300 dollarë secili në javën e fundit. Ata janë pjesë e dhjetëra mijëra të punësuarve që vazhdojnë të marrin vetëm një të pestën e pagës para-luftës, çdo 10 javë. Kjo shumë simbolike, në një situatë inflacioni të lartë dhe mungesash ushqimore, po shkakton mërzi dhe pakënaqësi në mesin e përkrahësve të partisë.

Me sistemin bankar jo-funksional në Gaza, marrja e rrogës bëhet e ndërlikuar dhe shpesh e rrezikshme. Izraeli identifikon dhe synon shpërndarësit e pagave të Hamas-it për të minuar kapacitetin e grupit për të qeverisur. Punonjësit shpesh marrin mesazh të koduar në telefonin e tyre ose të bashkëshortëve, duke u udhëzuar të shkojnë në vendin e caktuar me një pretekst të thjeshtë “takim për çaj”.

Në vendtakim, u afrohet një person (burrë ose femër) që në mënyrë diskrete ia dorëzon një zarf të mbyllur me para dhe largohet menjëherë. Një punonjës i Ministrisë së Çështjeve Fetare të Hamas-it përshkroi rreziqet: “Sa herë shkoj për pagën time, i them lamtumirë gruas dhe fëmijëve. E di që mund të mos kthehem.” Ai tregon se piketat e shpërndarjes janë shënjestra të sulmeve izraelite.

Një mësues shkolle, i cili jeton me gruan dhe katër fëmijët, tha se ka marrë 1 mijë shekelë në kartmonedha të vjetra që ishin pothuajse të papërdorshme. Vetëm 200 shekelë ishin të përdorshëm, ndërsa pjesa tjetër mbeti e pavlerë. Ai tha se pas dy muajsh e gjysmë urie, u jepet një shumë e kufizuar parash që nuk mjafton për të ushqyer fëmijët, dhe shpesh detyrohet të kërkojë ndihmë ushqimore për të sjellë edhe pak miell në shtëpi.

Lexo edhe:

Libani përgatitet për vendosjen e ushtrisë në jug, ndërsa Izraeli vijon sulmet

Izraeli kundër shitjes së avionëve F-35 në Turqi, Hegseth anulon vizitën në Izrael

Në mars, ushtria izraelite deklaroi se kishte vrarë kreun e financave të Hamas-it, Ismail Barhoum, gjatë një sulmi në spitalin Naser në Khan Younis, duke e akuzuar për kanalizimin e fondeve drejt degës ushtarake të grupit. Vazhdon të mbetet e pashpjeguar sesi Hamasi ka vazhduar funksionimin financiar, pas shkatërrimit të infrastrukturës së tij administrative dhe financiare.

Burime të brendshme të grupit thonë se para sulmit të 7 tetorit 2023, Hamasi ka ruajtur stok parash rreth 700 milionë dollarë dhe qindra milionë shekelë në tunelet nëntokësore. Këto fonde janë administruar nga kreu i Hamas-it, Yahya Sinwar, dhe vëllai i tij Mohammed, të cilët më pas u vranë nga forcat izraelite.

Zemërim për shpërblimet ndaj përkrahësve të Hamasit

Hamasi tradicionalisht është mbështetur financiarisht nga taksat dhe detyrimet e larta doganore të vendosura mbi popullsinë e Gazës, si dhe nga miliona dollarë ndihmë që merr nga Katari.

Brigada e al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit që operon me një sistem të veçantë financiar, financohet kryesisht nga Irani. Një zyrtar i lartë i Vëllazërisë Myslimane me bazë në Egjipt (një organizatë islamiste e ndaluar) ka thënë se rreth 10% e buxhetit të tyre është ndarë për Hamasin.

Për të gjeneruar të ardhurat gjatë luftës, Hamasi ka vazhduar të vendosë taksa mbi tregtarët dhe ka shitur sasi të mëdha cigaresh me çmime të fryra deri në 100 herë më të larta se çmimi fillestar. Para luftës, një paketë me 20 cigare kushtonte 5 dollarë, ndërsa tani është rritur në mbi 170 dollarë.

Përveç pagesave në para cash, Hamasi ka shpërndarë edhe ndihma ushqimore për anëtarët dhe familjet e tyre përmes komiteteve lokale të emergjencës, udhëheqja e të cilave ndryshohet shpesh për shkak të sulmeve të vazhdueshme izraelite.

Kjo ka nxitur zemërim të madh publik, me shumë banorë të Gazës që akuzojnë Hamasin për shpërndarje selektive të ndihmave vetëm për përkrahësit e vet, duke përjashtuar popullsinë e gjerë.

Izraeli ka akuzuar Hamasin për vjedhjen e ndihmave që hynë në Gaza gjatë armëpushimit më herët këtë vit, diçka që Hamasi e mohon. Megjithatë, burime të BBC-së në Gaza kanë konfirmuar se sasi të konsiderueshme ndihmash janë marrë nga Hamasi gjatë asaj kohe.

Nisreen Khaled, një e ve që kujdeset për tre fëmijët e saj pasi burri i saj vdiq nga kanceri pesë vjet më parë, i tha BBC-së:
“Kur uria u bë e padurueshme, fëmijët e mi qanin jo vetëm nga dhimbja, por edhe duke parë fqinjët tanë pro-Hamasit që merrnin pako ushqimore dhe thasë me miell.
A nuk janë ata shkaktarët e vuajtjes sonë? Pse nuk siguroi Hamasi ushqim, ujë dhe ilaçe para se të niste aventurën e 7 tetorit?”

Etiketa: administrataGazaHamasiIzraelipagatpaguan

Lajme të lidhura

BOTA

Libani përgatitet për vendosjen e ushtrisë në jug, ndërsa Izraeli vijon sulmet

21:50 : 10/07/2026
BOTA

Izraeli kundër shitjes së avionëve F-35 në Turqi, Hegseth anulon vizitën në Izrael

14:24 : 08/07/2026
BOTA

Argjentina përmbys Egjiptin, zhgënjim dhe lot për tifozët në Gaza

14:08 : 08/07/2026
Palestinians inspect the damage following an Israeli airstrike on the El-Remal aera in Gaza City on October 9, 2023. Israel continued to battle Hamas fighters on October 10 and massed tens of thousands of troops and heavy armour around the Gaza Strip after vowing a massive blow over the Palestinian militants' surprise attack. Photo by Naaman Omar apaimages
BOTA

Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?

16:45 : 28/06/2026
AKTUALITET

Ron Yafet, miku izraelit i Ramës që u përfshi në “projektin e korruptuar” të armëve me Kayo

12:48 : 28/06/2026
Palestinians inspect the damage following an Israeli airstrike on the El-Remal aera in Gaza City on October 9, 2023. Israel continued to battle Hamas fighters on October 10 and massed tens of thousands of troops and heavy armour around the Gaza Strip after vowing a massive blow over the Palestinian militants' surprise attack. Photo by Naaman Omar apaimages
BOTA

Pse Shqipëria nuk duhet të mbyllë sytë para asaj që po ndodh në Gaza?

10:05 : 28/06/2026
Para

Benjamin Sesko arrin marrëveshje personale me Manchester United

TË GJITHA

Shpërthen vullkani “Mayo” në Filipine, shpallet gjendja e rrezikut, 300 mijë persona të evakuuar dhe 29 tërmete

13:55 : 14/07/2026

Dyshimet për abuzim 3 milionë euro, shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit

13:47 : 14/07/2026

Gazetari iu afrua për ta intervistuar, Braçen e lëshojnë nervat dhe e shtyn: Ik, B***Q**ë! (Video)

13:47 : 14/07/2026

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026

Kokoneshi u mor i pandehur nga SPAK/ Maliqi paralajmëron Hajdarin: Po re nga fiku të gjithë të shesin

13:22 : 14/07/2026

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

12:58 : 14/07/2026

Si u kthye në makth dhe kaos fluturimi nga Londra drejt Tiranës në 3 qershor

12:39 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş