• Kontakt
Wednesday, August 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Përkthime dhe modifikime nga turku”/ Zbatuesit e Kodit të ri Penal janë kundër, për kë u bë Kodi?

17:37 : 06/08/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Sebi Alla

Prokurorët, avokatët dhe gjyqtarët, (tre palët në një proces penal), u vendosën para faktit të kryer me 950 nene të Kodit të ri Penal, të cilët ata i kundërshtojnë në një pjesë të madhe, por nëse mazhoranca me votat e saj e miraton, njerëzit e drejtësisë duhet ta zbatojnë.

Sapo drafti i Kodit Penal u publikua në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, njëkohësisht me konferencën e mbajtur për “arritjet” e këtij Kodi, pati reagime të shumta.

Pak zëra që dolën në mbrojtje ishin përfaqësues të qeverisë, konkretisht Ministri i Drejtësisë dhe kryeministri, gjithashtu edhe kreu i grupit të punës, Arben Rakipi.

Konstitucionalistë të njohur, avokatë dhe drejtues të prokurorive dhe të gjyqësorit, ngritën shqetësimin se në thelb, ky Kod nuk është gjithëpërfshirës, shton masat represive të dënimit me burg për çështje që mund të ishin kundravajtje penale dhe lë mundësi interpretimesh, por edhe keqinterpretimesh.

Lexo edhe:

Kodi i ri dënon më pak korrupsionin/ Juristët: Ndërhyrjet s’janë të plota, drafti është skandaloz

Kodi Penal dhe nacionalizmi banal

Qeveria e merr “lehtë”

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në ditën e prezantimit të Kodit të ri Penal tha se është produkt i një procesi gjithëpërfshirës dhe sipas tij për hartimin kanë kontribuuar ekspertët më të mirë.

“Kodi i Ri Penal është produkt i një procesi gjithëpërfshirës dhe profesional, ku janë angazhuar ekspertët më të mirë të së drejtës penale. Ai synon përafrimin me konventat, direktivat dhe standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare, rekomandimet e institucioneve kryesore të drejtësisë, si dhe kontributet e partnerëve ndërkombëtarë, akademikëve, shoqërisë civile dhe mediave”, tha Manja.

Por a është drafti deri tani produkt i një procesi gjithëpërfshirës, siç deklaroi ministri Manja?

I pari që reagoi ishte Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela.  “Prokuroria e Përgjithshme nuk ka qenë e përfaqësuar zyrtarisht në grupin e punës për hartimin e një Kodi të ri Penal“, tha ai.

Në të njëjtën ditë, përmes një takimi informal që kryetari i SPAK, Altin Dumani, zhvilloi me gazetarët, rezultoi se Prokuroria Speciale nuk ka qenë pjesë e grupit të punës për hartimin e Kodit të ri Penal. Dumani nuk komentoi draftin e ri, sa kohë që, sipas tij, paketa e propozimeve nuk kishte mbërritur ende në SPAK.

Edhe Bashkimi Evropian përmes një reagimi për Faktoje.al theksoi rëndësinë e një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent për paketën e projekt-amendamenteve të Kodit të ri Penal duke përfshirë institucionet e drejtësisë, aktorët e sundimit të ligjit dhe shoqërinë civile.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka theksuar gjithashtu rëndësinë e Kodit Penal si një ligj themelor, që meriton kohë të mjaftueshme dhe një proces konsultimi të plotë.

Edhe kryetari i Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë, Maksim Haxhia tha në një reagim zyrtar se drafti i Kodit Penal duhet të dilte me një komunikim për të gjithë aktorët. “Nuk kemi prezencën e nevojës pse duhet Kod i ri. Nuk është si rrjedhojë e nevojës së organeve të drejtësisë”, tha ai

Reagimet

Edhe pse në tryezën e prezantimit të draftit për Kodin e ri Penal ishin Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe kreu i grupit të punës, hartues të Kodit, ish-kryeprokurori Arben Rakipi, i pari që hodhi dyshime mbi këtë kod aty për aty ishte kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

“Të mos harrojmë se ligji penal nuk është thjesht për juristët. Ai është për shoqërinë dhe nëse nuk kuptohet, ka gjasa të mos respektohet, por nëse nuk zbatohet drejt, nuk bëhet as drejtësi”, tha Sadushi.

Më i drejtpërdrejtë në kritika të forta u shfaq Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela. “Fryma e përgjithshme në draft për të zgjeruar rrethin e veprimeve që kategorizohen si të rrezikshme në një masë të tillë sa të klasifikohen si vepra penale e të dënohen me burgim, tregon një tendencë represive që rrit potencialin e kriminalizimit të individit në shoqëri e që sjell pasoja të rëndësishme në jetën e qytetarëve”, tha Çela.

Konstitucionalisti, avokati njëherazi pedagogu, Jordan Daci, në një reagim për Faktoje.al shprehet se Kodi i ri ka zgjeruar gamën e veprave penale, e ka mbingarkuar me interpretime dhe sipas tij është thellësisht me probleme nëse kalon për miratim. “Vepra të cilat mund të përfshihen si kundravajtje penale me Kodin e Ri cilësohen vepra penale. Me këtë Kod kushdo mund të shkojë në burg”, tha ai, ndërsa shton se është një draft- kod represiv dhe “nuk duhet të arnohet, por të zhbëhet i gjithi”.

Avokati Daci shkon më tej teksa shprehet se nëse miratohet ky Kod, ashtu siç është apo me disa arnime, shumë nene do të shkojnë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese

Hartuesit e Kodit

Nisma për një Kod të ri Penal ishte politike, ku mazhoranca që në fundin e vitit 2019 bëri publike nevojën sipas saj të një Kodi të ri i përafruar me vendet e BE-së dhe ngritjen e grupit të ekspertëve.

Faktoje.al iu drejtua Ministrisë së Drejtësisë me një kërkesë për informacion mbi përbërjen e grupit të punës, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk pati qëndrim zyrtar.

Nga analizimi që i ka bërë Kodit të ri Penal, avokat Daci thotë se se më shumë se punë ekspertësh në këtë rast kemi kopjime të kodeve nga Turqia, Franca dhe Italia që janë modifikuar, ç’ka sipas tij, ka sjellë mbingarkesë dhe shpesh nene që flasin për të njëjtin fakt penal dhe bien në kundërshtim me nene të tjera, po në të njëtin Kod.

“Kodi i ri ka probleme të karakterit parimor dhe gjithashtu edhe të teknikës juridike”, thotë Daci.

Përfundimi

Kodi i ri Penal ka hasur në kundërshtimin e krerëve të sistemit të drejtësisë, Dhomës së Avokatëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile por edhe medias. Reagimet e menjëhershme nga organet kryesore të drejtësisë por edhe jashtë saj tregojnë se procesi (deri më tani) për hartimin e Kodit të ri Penal nuk ka qënë gjithëpërfshirës, duke e kategorizuar deklaratën e ministrit Ulsi Manja si të pavërtetë.

/Faktoje

Etiketa: kodi i ri penalkodi penalnenereagimeturqia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kodi i ri dënon më pak korrupsionin/ Juristët: Ndërhyrjet s’janë të plota, drafti është skandaloz

19:44 : 05/08/2025
AKTUALITET

Kodi Penal dhe nacionalizmi banal

16:48 : 05/08/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

15:20 : 05/08/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal vret akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje në tenderë

18:20 : 04/08/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal/ Më shumë dënohet qytetari që e shet votën, se politikani që e blen

18:24 : 03/08/2025
AKTUALITET

Përktheni një kod penal evropian, mos shpikni rrotën!

13:29 : 03/08/2025
Para

Merr fund pritja, Ardon Jashari është zyrtarisht lojtar i Milanit

TË GJITHA

Benjamin Sesko arrin marrëveshje personale me Manchester United

19:42 : 06/08/2025

Sistemi sekret me të cilin Hamasi paguan rrogat e administratës

19:35 : 06/08/2025

US Open 2025 thyen çdo rekord, ofron premiot më të larta në historinë e tenisit

19:31 : 06/08/2025

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit/ Babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

19:22 : 06/08/2025

SHBA/ Të shtëna me a*më në bazën ushtarake në Georgia, plagos*n pesë ushtarë

19:07 : 06/08/2025

Pas Ardon Jasharit, Tare synon një tjetër futbollist shqiptar për Milanin

18:59 : 06/08/2025

Një milionë thirrje në orë, si e monitoron Izraeli çdo pëshpëritje të palestinezëve

18:57 : 06/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com