• Kontakt
Tuesday, August 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përgjimet/ “Bankers” pagoi Top Channel dhe Klan për të mos raportuar protestën e punëtorëve

15:56 : 05/08/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Pas skandalit të Bankers, dosja e Prokurorisë së Fierit tregon edhe një një tjetër skemë se si një korporatë gjigante pa konkurencë në tregun vendas përdor reklamat për të blerë heshjten e mediave.

Prokuroria ka zbardhur skemën e kompanisë “Bankers Petroleum Albania”, e cila tregon se kjo kompani përmes kontratave të fryra të reklamave ka paguar miliona lekë në mediat kombëtare si Top Channel dhe Tv Klan për të ndalur zërat kritikë dhe për të fshehur protestat e punëtorëve të saj.

Hetimet nxjerrin në dritë një mekanizëm që synon kontrollin e informacionit dhe manipulimin e realitetit publik në kurriz të punonjësve të kompanisë, të cilëve u vonohen pagat, keqpaguhen apo kanë problematika të tjerë të kësaj natyre.

Në dosjen që ka siguruar “Syri Tv”, tregohen disa episode, ku kompania “Bankers Petroleum Albania” kërkon të blejë heshtjen e mediave. Aty tregohen milionat që kanë marrë televizionet me licensë kombëtare për mostransmetimin e protestave të punëtorëve.

Një prej rasteve që përmendet në dosje është edhe “blerja e heshtjes” të mediave kombëtare, për të mos raportuar protestën e punëtorëve për pagat dhe kushtet e punës.

Lexo edhe:

“Bankers”/ Nis seanca në Apel, CEO kinez dhe ish-drejtori kërkojnë ndryshim mase sigurie 

Shkeljet e “Bankers” me naftën, si manipulohej sasia e vërtetë për të mos paguar taksat

“Nga këqyrja e kryer më datë 14.05.2025 në platformat kryesore të internetit, përfshirë Google, YouTube dhe faqet zyrtare të mediave shqiptare, rezulton se protesta e punonjësve të shoqërisë “Bankers Petroleum Albania Llt”, më datë 1 Maj 2025 ka qenë një ngjarje reale dhe e raportuar kryesisht në disa media online dhe kanale televizive si “Syri.net”, “News 24”, “RTSH” dhe “Almakos.com”, etj. Ndërsa mediat si “Top Channel”, “TV Klan” etj, nuk kanë raportuar këtë protestë të sindikatës së punonjësve.”, – thuhet në dosjen e përgjimeve të Prokurorisë së Fierit.

Pjesë nga dosja:

Me vendimet përkatëse për lejim përgjimi të këtij trupi gjykues në cilësinë e gjyqtarit të hetimeve paraprake, është lejuar përgjimi i bisedave dhe komunikimeve telefonike të numrit celular 0694014216 në përdorim të personit nën hetim Hongping Xiao, i cili gjatë kësaj periudhe, rezulton të ketë qenë mjaft aktiv në drejtim të përmbushjes së angazhimeve që ka marrë përsipër si dhe evidentohet përpjekja e tij për të mos publikuar protestën e punëtorëve të tij, më datë 01.05.2025.

Nga përmbajtja e bashkëbisedimit të tij më datë 29.04.2025 me shtetasen Laura Dashi (poseduese e numrit celular 0692030715) reflektohet ky shqetësim dhe, bën çdo përpjekje për të penguar publikimin e lajmit. Nga këqyrja rezulton se, më datë 01.05.2025 punëtorët e shoqërisë “Bankers Petroleum Albania Ltd” kanë protestuar për kushtet e vështira të punës së tyre, protestë e cila është adresuar kundër drejtuesve të shoqërisë. Nga ana tjetër, administratori i shoqërisë personi nën hetim Hongping Xiao ka bërë përpjekje që kjo protestë të mos pasqyrohet nga mediat kryesore në vendin tone, e biseda e zhvilluar më datë 29.04.2025, tregon pikërisht këtë qëllim dhe, është sa vijon:

Personi – A- Është shtetasi Hongping Xiao

Personi -B- Është bashkëbiseduesi i tij shtetasja L. Dashi

Personi B: Po, përshëndetje

Personi A: Përshëndetje

Personi B: Si jeni?

Personi B: Nuk jam mirë, që nga…po, një pyetje e shpejtë në lidhje me këto media për 1 majin, ke siguruar që Top Channel nuk do të vije?

Personi B: Jo, nuk do të vijë, sepse…qartë që nuk do të vije.

Personi A: Po, mund të më sigurosh këtë?

Personi B: Po. po. Për Top Channel, mund të të siguroj.

Personi A: Dhe kështu, ka tre media që janë përmendur në fillim, apo jo?

Personi B: Në cilin fillim?

Personi A: Sindikata na dha informacion që tre prej tyre do te vijnë. Top Channel nuk do të vijë, dhe dy të tjerat, mund të kujtosh?

Personi B: Nuk e di

Personi A: Pra, mund të sigurosh që Top Channel nuk do të vije, apo jo?

Personi B: Absolutisht, sepse kemi kontratë, është 100% e sigurt. Do të kontaktoj edhe të tjerët. por nuk dua t’i kontaktoj ata të parët. Kjo është ideja. Deri tani nuk kam asnjë informacion. kështu që në momentin që ata na kontaktojne, do t’jua them menjëherë.

Personi A: Ok

Personi B: Absolutisht! Po nga ana juaj, keni ndonjë informacion?

Personi A: Jo, mendoj që në fillim janë përmendur tre, do të gjej mesazhin që besoj se e kam ndarë me ty.

Personi B: Po, sipas mesazheve ata thonin Neës 24, që është Fokus. Po, është Syri, që është televizioni opozitar, dhe Klan, nëse nuk gaboj, por për Klan ende kemi kontratën, por kemi këtë situatë…

Personi A: Nëse mund të sigurosh që Top Channel dhe Klan nuk do të përfshihen, eshtë e gjitha.

Personi B: Po, e di. Por me Klan kemi një situatë delikate, kështu që do të kontaktoj absolutisht. Do të flas me ta, do t’u them se do të rregullojmë gjërat, por nuk e di. Ndoshta ata mund të informojnë edhe të tjerët, por do t’jua bëj me dije nëse kam ndonjë informacion. Ok, a ka diçka tjetër?

Personi A: Jo, jo, për momentin jo.

Personi B: Ok, ok. Faleminderil.

Personi A: Ok

Nga këqyrja e kryer më datë 14.05.2025 në platformat kryesore të internetit, përfshirë Google, YouTube dhe faqet zyrtare të mediave shqiptare, rezulton se protesta e punonjësve të shoqërisë “Bankers Petroleum Albania Llt”, më datë 1 Maj 2025 ka qenë një ngjarje reale dhe e raportuar kryesisht në disa media online dhe kanale televizive si “Syri.net”, “Neës 24”, “RTSH” dhe “Almakos.com”, etj. Ndërsa mediat si “Top Channel”, “TV Klan” etj, nuk kanë raportuar këtë protestë të sindikatës së punonjësve.

Ndërsa nga këqyrja e kryer më datë 21.05.2025, rezulton se media të ndryshme si “Top Channel” apo “Tv Klan”, etj, kanë marrë përgjatë viteve 2020-2025 pagesa që varjojnë nga 26.346.090 e deri në 55,132,715 lekë, për reklama, hapësira publicitare, spote, kronika, etj, në një kohë që kjo kompani operon në treg pa rivalë, etj. Pra, reklamimi i aktivitetit të saj në një treg pa konkurent është vetëm shtim i pajustifikuar i shpenzimeve dhe ulje e fitimeve që deklaron si kompani. Ne këtë mënyrë, dyshohet se mundohet me këto investime të pengojë publikimin e lajmeve negative rreth aktiviteti të saj, të pamundësojë përcjelljen e protestave të punëtorëve të saj, etj.

E njējta situatë nga komunikimet e shtetasit Hongping Xiao për raportet me mediat dhe përpjeket e tij për të fshehur veprimtarinë e paligishmëritë shoqërisë “Bankers Petroleum Albania Ltd” del edhe nga bisedat e zhvilluara prej tij disa ditë më parë se biseda e mësipërme. Konkretisht bisedat e datës 24.04.2025 ora 07:43:21 AM dhe 07:54:21 AM me përdoruesen e numrit celular 06970….

Biseda është sa vijon:

Personi -A- Eshtë shtetasi Hongping Xiao;

Personi – B- Është bashkëbiseduesi i tij;

Personi A: Mirëmëngjes.

Personi B: Mirëmëngjes.

Personi A: Je në zyrë?

Personi B: Po shkoj atje. Jam te sheshi Skënderbej.

Personi A: Ke më shumë se 10 minuta?

Personi B: Jo, jo 10 minuta. Por po.

Personi A: Si je? Duhet të të pyes fillimisht, si je?

Personi B: Po, kjo është traditë shqiptare në gjithë botën.

Personi A: Ok harrova çfarë doja të thoja. Ka dy gjëra për të cilat kam nevojë për ndihmën tënde, me prioritet. E para është kontrata me Top Channel. Ta kam përcjellë. Ata nuk pranojnë të ndryshojnë periudhën e kontratës. Janë shumë të fortë. Jemi përplasur me njëri-tjetrin për tre muaj, dhe në fund nuk kisha asnje rrugë tjetër veçse të ulem, dhe duket sikur në këtë moment do të dëmtojmë menjëherë Bankers-in. Nuk jam i sigurt nëse ke ndonjë ide, si mund të provojmë të zgjasim pak periudhën e kontratës, sepse kemi shpenzuar para. Tani jemi në fund të prillit, dhe kemi shpenzuar para për tetë muaj. E kupton çfarë dua të them?

Personi B: Po. Ç’të them? Nuk kam ndonjë ide. Nëse ata mund ta zgjatin periudhën, të zgjasim kontratën deri më 31 mars.

Personi A: Ata nuk pranojnë. Me kanë kthyer përgjigje me email dhe do ta të përcjell tani Gjithsesi, për Top Channel, nuk mendoj se mund të negociojmë më, sepse kemi tre muaj që negociojmě dhe ata duan ta publikojnë. Duan të bëjnë një program televiziv për Bankers në fundjave.

Personi B: Ok, por a do të mbulojnë ata këto tre muaj që nuk kanë dhënë asnjë shërbim? Dua të them…

Personi A: Në fakt, vitet e fundit, nuk e di çfarë ndodhi me Top Channel, por shumicën e rasteve e mbulojnë, e mbulojnë me heshtje, e mbulojnë me maska. E kupton çfarë dua të them?

Personi B: Por ata kanë bërë ndonjë raport, ndonjë lajm?

Personi A: Jo,jo. Për tre muajt e fundit, jo. Nuk kam përdorur asnjë TV. jo.

Personi B: Pra, ajo që përkufizon kontrata me Top Channel eshtë që ata duhet të japin shërbim gjatë gjithë periudhës sepse ne i paguajmë me një shumë të përgjithshme.

Personi A: Po, e di. Nuk jam i sigurt nëse ke ndonjë dokument mbështetës nga e kaluara, por unë muk kam asgjë. Mendoj se Laura ka, sepse…

Personi A: Mund të flasësh me të në mëngjes kur të shihemi. Sepse ata duan që kontrata të mbyllet perpara dates 30. Besoj se kanë përgatitur një program dhe po presin vetëm përgjigjen time. Me kanë dërguar një email që më kërcënon. “Jemi duke përgatitur një program për taksën ushtrimit, 120 milionë që Bankers është ngarkuar, dhe pse nuk është ekzekutuar?” Kjo është shumë e ashper.

Personi B: Kjo është mënyra si punojnë ata. Jo vetëm ata.

Personi A: E di, e di si punojnë, por desha të nxjerr ndonjë përfitim më shumë për kompaninë. por deshtova në momentin e fundit. Gjithsesi, kam arritur diçka ndërkohë – në fillim donin 400 euro, dhe në fund ra në 185.

/Syri Tv

Etiketa: BankersBankers PetroleumBankers Petroleum Albaniamediapagesaprotestapunetoretop-channeltv klan

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Bankers”/ Nis seanca në Apel, CEO kinez dhe ish-drejtori kërkojnë ndryshim mase sigurie 

12:04 : 05/08/2025
AKTUALITET

Shkeljet e “Bankers” me naftën, si manipulohej sasia e vërtetë për të mos paguar taksat

16:08 : 04/08/2025
AKTUALITET

Skema/ Endri Puka favorizoi Bankersin kur ishte drejtor i Albpetrol, përfitoi 1.4 mln euro

16:10 : 03/08/2025
AKTUALITET

Bankers lëshonte fatura fiktive/ Dosja: Faturonte 100% shërbim “Stand by”, pa kryer asnjë shërbim

15:48 : 03/08/2025
BOTA

Brazil, protesta kundër tarifave prej 50% të Donald Trump

21:11 : 01/08/2025
AKTUALITET

Afera “Bankers”/ Dumani: E ka në dorë Prokuroria e Fierit, nëse do ta sjellë në SPAK

15:36 : 31/07/2025
Para

Kaloi ilegalisht 5 të mitur në kufi, shpallet në kërkim 23-vjeçari

TË GJITHA

Interi kërkon ta shesë, Kristjan Asllani refuzon ofertën e klubit të Serisë A

17:55 : 05/08/2025

PAMJET/ Aksident masiv ne autostradën Fier-Lushnjë, autoboti përmbyset jashtë rruge

17:50 : 05/08/2025

Filmi ‘F1’ bëhet suksesi më i madh i karrierës së Brad Pitt, thyen çdo rekord

17:45 : 05/08/2025

Skena surreale/ Spanjollët i kapin vetë refugjatët që mbërritën me gomone në breg të detit (VIDEO)

17:25 : 05/08/2025

NASA planifikon të ndërtojë një reaktor bërthamor në Hënë brenda vitit 2030

17:22 : 05/08/2025

Rocchi njofton risinë e re: Arbitrat italianë do t’i shpjegojnë edhe për stadiumet vendimet e VAR-it

17:14 : 05/08/2025
Dy drejtuesit e koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani

Adriatik Lapaj kërkon mandatin e deputetit, ja kur do të vendosë Kolegji Zgjedhor

17:12 : 05/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com