Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer në startin e sezonit në futbollin rus. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka tundur dy herë sot rrjetën në fitoren 2-1 të Rubin Kazan ndaj PFC Sochi.
Daku u bë protagonist që në minutat e parë të duelit, teksa fitoi një penallti pas një prekje topi me dorë në zonë, që u dekretua nga VAR-i.
Sulmuesi nuk gaboi nga pika e bardhë, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij në minutën e 12.
Në minutën e 78 erdhi edhe goli i dytë personal i sulmuesit kur pas një goditje dënimi të ekzekutuar me shpejtësi, ai bëri një ndalim perfekt të topit, të cilin më pas e kaloi me mjeshtëri mbi portierin duke dyfishuar shifrat.
Clinical finish from Mirlind Daku!!!
On super form right now! pic.twitter.com/49aLmPq6cH
— Illyrian Footy (@IllyrianFooty) August 4, 2025
Kjo ishte ndeshja e tretë radhazi në të cilën Daku gjente rrjetën, pasi kishte shënuar edhe në javën e mëparshme ndaj Zenit Shën Petersburgut në kampionat, ashtu si edhe ndaj Orenburgut në mesjave në Kupën e Rusisë.